- Pa Titull - ?
============
Të kisha thënë
që mbaj gjithmonë,
Një "As" nën setër
a nën mëngë,
Çdo poet,
me qindra kompozon,
Por - zemrës ruan
veç një këngë!
Dhe s'kish se si
të ndodhte ndryshe,
Mesnatash,
të ndiqja ty, me vrap,
Unë,
jam fole me dallëndyshe,
Që, në çdo stinë
një derë, rri hap!
Se unë,
kam motër, Dashurinë,
Nga mbrëmja
deri tek mëngjesi,
Ndaj them, që bashkë
nuk mund të rrijnë,
Virtyti edhe Vesi !
============
Të kisha thënë
që mbaj gjithmonë,
Një "As" nën setër
a nën mëngë,
Çdo poet,
me qindra kompozon,
Por - zemrës ruan
veç një këngë!
Dhe s'kish se si
të ndodhte ndryshe,
Mesnatash,
të ndiqja ty, me vrap,
Unë,
jam fole me dallëndyshe,
Që, në çdo stinë
një derë, rri hap!
Se unë,
kam motër, Dashurinë,
Nga mbrëmja
deri tek mëngjesi,
Ndaj them, që bashkë
nuk mund të rrijnë,
Virtyti edhe Vesi !