Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Poezi nga Lizz Berisha ....

E di...
Ka netë që të mungon më shumë se zakonisht...
E kur mungesa shpon si thikë të vetmen gjë që do doje është krahërori i tij!
Të mbështillesh nga ato krahë të fortë duke mbështetur kokën tek ai.
Ti dëgjosh rrahjet e zemrës, ti ndjesh frymëmarrjen.
Nuk kërkon asgjë më shumë, vetëm një përqafim!
Vetëm një...

©️ElizzBerisha

FB_IMG_1643388932595.jpg
 
Sot sërish ndjeva mall!
Teksa kaloja nëpër turma njerzish, me mendje isha shumë larg...
Ti ndoshta nuk më mendon fare.
Ndoshta buzëqesh për dikë tjetër sot teksa shëtit i lumtur nëpër rrugë, ndërsa unë hedh hapa të shkujdesur në rrugicat me kalldrëm...
Sot të kërkova në mijëra fytyra nëpër rrugë por asnjë nuk të ngjante.
Papritur një shenjë nga ti më shfaqet!
Qenkan shpirtrat ato që komunikojnë dhe kur trupat mund të kenë mijëra kilometra në mes...
Dhe sot fuqia shpirtërore më dëshmoi lirin e saj duke më bërë të kuptoja se diku tjetër janë shpirtërat, diku tjetër jemi ne...

#LizzBerisha
France 2020
 
Ç'faj të kish ajo që ti nuk di të duash
Zemrën pse i'a thyen, ndjenjat pse i'a vret
Fjalë, veç fjalë, sa shumë di të thuash
Vall ndonjë nga ato, është e vërtetë?!

A i ke thënë "të dua" ndonjëherë me zemër
Je munduar ta kuptosh çfarë vërtet ndjen?
E ke bërë të ndjehet më e lumtura femër
Kuptove ndonjëherë prehjen ku e gjen?!

E sheh sot me urrejtje pse tjetrin dashuron
E shan, e poshtron në njerëz kudo...
Kur s'dite t'a duash, më shumë ç'kërkon?
Ti s'dite kurrë t'a mbaje, një si ajo...

Thonë se në jetë çdo gjë rrotullohet
Ç'i ke bërë dikujt, do t'a bëj dikush
Kur të thyejn zemrën ty, do të kujtohet
Si ajo s'të deshi, as s'do të dojë askush...

©️ElizzBerisha
 
Zëri yt...

Ah..., sa gjëra s't'i thash dot
E që ngelën shpirtit gjurmë
Më dredhin zemrën, dje dhe sot
Sa herë vijnë kujtime turmë!

Një moment që lë gjurmë jetës
Zgjat aq sa frymë të kesh
S'e largon, jo, kurrë prej vetes
Ah..., ai zë që shpirtin zhvesh...

I mbyll sytë, kërkoj të të gjej
Dhe pse ti ke ikur larg
Ai zë që kaq pranë e ndjej
Sot më sjell kujtimet varg.

Sa herë përtokë jam rrëzuar
Shpirti i mbytur krejt në mall
Ai zë..., gjëja më e çmuar
Ai zë..., që më ringjall.

©️Liza Berisha
 
Ka diçka...

Ka diçka që të kujton
Kudo po, edhe gjithmonë
Kur shoh me ëndje qiellin blu
Më kujtohen sytë e tu'.

Dhe kur hëna lartë ndriçon
Fytyrën tënde më kujton.
Dhe kur qaj, edhe kur qesh
Shkaku vetem ti do jesh.

Në një shkrim, a një letër
Do të gjej veç ty patjetër
Dhe një këngë kur dëgjoj
Përsëri ty të kujtoj.

Ka diçka që të kujton
Kudo po, edhe gjithmonë...
Mos u lodh më kot me nyje
Gjithçka ndodh, ka një arsye!

©️Liza Berisha
 
Një përqafim

Shpesh para stuhive qëndroj si shkëmb
Kështu luftoj monotoninë
Por kam nevojë,shpirti më dhemb
për ngrohtësi, kur zemra ngrinë!

Athua mendon se pse buzëqesh
nuk kam nevojë për ngrohtësi?
Mësova dhimbjen shpirtit ti vesh
Ndaj më përshtatet, kët' mirë e di...

Nëse s'arrite kurrë që të shohësh
Përtej buzëqeshjes dhimbjen që mbaj
S'paske arritur kurrë të më njohësh
E ç'rëndsi ka në qesh a qaj?!

Nuk mund të shuaj një përqafim
Dhimbjen e shpirtit që e mban brenda
Por mes krahësh një shtrëngim
T'i lehtëson dhe plagët e rënda.

Liza Berisha
 
Pranë të ndjej

Dhe pse nuk je sonte pranë meje
Praninë tënde kudo e ndjej
Më rrjedh me gjakun ti në deje
Shpirtit strukur thellë të gjej.

Je në ajërin që hap mushkritë
Në pikat e shiut që fytyrën m'lag
Të ndjej dhe në të diellit dritë
Je përherë afër, edhe pse larg!

Ti je në anën tjetër të botës
Por ne bashkë e ndajmë një qiell
Era që m'ledhaton flokët
Aromën tënde pranë më sjell.

S'të krahasoj as me gjithë botën
Je "farë" dashurie shpirtit mbjell!

©️LizzBerisha
 
Pranë të ndjej

Dhe pse nuk je sonte pranë meje
Praninë tënde kudo e ndjej
Më rrjedh me gjakun ti në deje
Shpirtit strukur thellë të gjej.

Je në ajërin që hap mushkritë
Në pikat e shiut që fytyrën m'lag
Të ndjej dhe në të diellit dritë
Je përherë afër, edhe pse larg!

Ti je në anën tjetër të botës
Por ne bashkë e ndajmë një qiell
Era që m'ledhaton flokët
Aromën tënde pranë më sjell.

S'të krahasoj as me gjithë botën
Je "farë" dashurie shpirtit mbjell!

©️LizzBerisha
Shkruan bukur kjo @Hera e kam lexuar edhe ne aforisma?
 
Mos i thuaj...

I thuaj atij se nuk e dua më
I thuaj se tashmë e kam harruar
Edhe pse mbrëm qava për të
Ti thuaj se dhimbjen e kam kaluar.

Thuaj se ishte thjesht një gabim
Gabim që më la dhimbje të pamatë
Thuaj që sonte nuk ndjej trishtim
Edhe pse nata duket kaq gjatë...

I thuaj se sot jetoj lumturinë
Atë që kurrë ai s'ma dha mua
Gënjeje, se larg tij gjeta dashurinë
Por mos i thuaj kurrë se akoma e dua

Liza Berisha
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back