Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Poezi nga Lizz Berisha ....

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,910

IMG_1639932690009.png

shoqeria nuk qaj…​



Shpesh kaloj rrugëve që bashkë kaluam
Zemra fillon dridhet, njëlloj si dikur
Me rrahjet e saj shumë syve pikuan
Pse si nuk u bëmë më kurrë.
Asgjë në ato vende jo nuk ka
pamjet, si rrugët, si njerzit që na panë
Madje si çifti që sa herë ziheshin
Ishin akoma, ato nuk u ndanë.
Veç nesh, çdo gjë aty është si përpara
Dhe ajri që atje më ngjan si dikur
Vetëm ne të dy morëm rrugë të ndara
Rruga që nuk lejuam të ndeshen më kurrë.
Shpesh kaloj rrugëve që bashkë kaluam
Zemra fillon dridhet, këmbët mezi mbaj
Imazhin tënd ndër sy vitet se ndryshuan
Shpesh kaloj andej, ndonjeherë nuk qaj.

Lizz Berisha​

 
Përse nuk të fala?!

Ta them sot e bindur "ti s'më meritove"
E kuptoj tani çfarë nuk kam kuptuar
Ish' ego i dashur, kurrë s'më dashurove
Egoja s'të lejonte të jetosh i vetmuar...

Sot i kuptoj gabimet e tua, një nga një
Por nga ne më tepër kam gabuar unë
Pas çdo gabimi tënd, heshta, s' bëra zë
Heshta dhe kur kisha për të thënë aq shumë!

Desha të besoja se ti mund të ndryshoje
U përpoqa shumë, dhe ti mirë e di
Më thuaj tani ti, çfarë më dëshmoje?
Kur netëve rrija zgjuar, e me lotë në sy...

Ta them sot e bindur "ti nuk di të duash"
Shpirtin tim të t'dojë unë kurrë nuk e ndala
Do vijë një ditë, që shumë do të vuash
Do pyesësh veten përse nuk të fala...

LizzBerisha
 
Do të vish?!

Do vish? Kur të them se nuk mundem më të pres ulur në stolin e ndryshkur nga shirat e vjeshtës.
Do vish? Kur të them se fjalët nuk më ngrohin më shpirtin ku brenda tij ka nisur dimër i ftohte, e rrugët e tij janë të acarta kur ti nuk më thua "Më prit se po vij".
Do vish? Kur të them se sytë kanë filluar të humbasin shkëlqimin e lulet nuk çelin më.
Do vish? Kur të them se netët më duken më të gjata se kurrë.
Do vish? Kur të them se e kam të vështirë ti mbaj lotët, e sonte kam nevojë për një përqafim, jo vetëm fjalë... Kur të them se është vështirë të mos dua çdo natë të arratisem në një vend ku do jemi vetëm unë dhe ti.
Do vish? Para se unë të them jam lodhur e nuk mundem më.
Do vish para se unë të ik?!

LizzBerisha
 
-Përse nuk më thua çfarë ke?
-Jam shumë e mërzitur...
-E shoh! Por nuk duhet. Mos harro se njerëzit luftojnë për jetën, mos lejo asnjë lloj gjëje të të trishtoje . Çdo gjë kalon, ti je e re, e bukur...
-E bukur?!
-Sigurisht që po, shumë femra do donin të ishin sa gjysma jote por fatkeqësisht nuk kanë as bukuri dhe as mend!
-Çfarë të duhet bukuria dhe mendja nëse zemra është idiote?!
-Epo zemrat gjithmonë janë pak budallaqe, nuk e dije ti?!
-Jo kaq shumë... Unë nuk pashe të bukur nga jeta, jam munduar me shpirt që të marr sado pak grimca lumturie!
-Kush ta ka përkufizuar lumturinë ty? Kush e pa? Kush e arriti?! E di ku e shoh unë lumturinë?
-Ku?
-Aty tek ajo fotografia jote... Në atë buzëqeshje gjej lumturinë e shprehur në formën më të bukur!
-Jam lodhur duke u shtirur si e lumtur!
-Të gjithë shtiremi nga pak!
-Pse mua më duhet të shtirem shumë? Unë humba gjithçka qe desha, kam afër çfarë nuk dua, dhe dua çfarë nuk mund ta kem kurrë... Kush është lumturia këtu?
-Që ti jeton... Por më thuaj pse je e mërzitur kaq shumë, çfarë të ka bërë?
-Ta dua me gjithë forcën e zemrës...
-Ehh bijë... Lëri të të dashurojnë dhe dashuroji, por mos u jep me shpirt e zemër.

©️LizzBerisha
 
Dilemë...

Gjithçka e errët dhe e tërbuar sonte
Ç'muzikë të përzishme më bën kjo suferinë!
Veç klithje , pëshpërima ai dru lëshonte
Që degët e tërbuara në një vend s'i rrinë...

Njësoj dhe shpirti im sonte është "tërbuar"
Ecën në dorë të fatit që s'di as ku e çon
Zvarritur përtokë ky shpirt i dashuruar
Teksa në errësirë një rreze drite kërkon...

Buzët plasaritur nga era e ftohtë
Një lëmsh që mblidhet e shtrëngon në fyt
Sytë drejtuar qiellit, dhëmbët shtrëngoj fort
Të ftohtin e kësaj nate ndjej sikur më mbyt .

Ndjej lotin ngadalë faqes tek rrëshqet
Shijen e tij të kripur kam kohë pa e ndjerë
Nuk e di nëse sonte u ndjeva prapë në jetë
A vdekur për së gjalli, si dhjetëra të tjera herë .

©️Lizz Berisha
 
Vallë a më gjete?!!!

Kujt ia puthe buzët, sonte fshehur meje
Buzëkuqin kujt ia fshive, sonte a më thua?!
Drithërima shpirtit a ndjeve brenda teje
Kur pranë veshit i pëshpërite lehtë "të dua"...

Kujt ia preke duart, kë e ledhatove?
Në cilin krahëror kokën sot mbështete?
Për një çast të vetëm mua a më mendove
Për një çast a ndjeve trishtim thellë në vete?!

Largohu ti sonte, shko, mos u kthe
Jo nuk ke më vend brenda zemrës sime.
Nuk dua të dëgjoj më as dhe një "përse"
Nuk dua të dëgjoj gënjeshtra e mashtrime.

Fryej erë e lehtë, më jep pak ngrohtësi
Largo dhimbjen time, largo këtë trishtim.
Shkrije akullin që sonte mbaj në gji
Është i lodhur, i vetmuar sonte shpirti im...

Kujt ia puthe buzët sonte fshehur meje
Buzëkuqin kujt ia fshive, sonte a më thua?!
Puthe buzë të tjera, dhimbje shpirtit ndjeje?
Në sy të tjerë vallë më gjete mua?!

©️LizzBerisha
 
Pa jetë

Sirtaret e tua në dollap tashmë janë bosh
As aroma jote si duket nuk ka mbetur
Jam vetëm unë e strukur në një qosh
Së bashku me natën ngadalë duke u tretur.

Sonte dhe akrepat e orës nuk punojnë
Bashkë me zemrën time ndaluan dhe ata
Lotë, veç lotë nga sytë si lumi vërshojnë
Kjo dhimbje e shpirtit më thuaj fund a ka?

Kur ndjehesh i vdekur zemra pse punon?
A s'ndalon dhimbja e shpirtit kur i vdekur je?
Paska trup të vdekur që dhimbja si kalon
...kur ndjehet pa jetë, shtrirë në dysheme.

LizzBerisha
 
Kam qare...

Shumë kam qarë netëve t'vona
Në një qosh e strukur, n'vetmi
E vetmja që dëgjohej jehona
...e zërit, e lotëve të mi.

Shpesh dhe frymë s'merrja dot
Në at' dhomë të ftohtë, errësirë
Ku dhimbja shpirtin kafshonte
Njëlloj si te ish' egërsirë.

Ndër lotë kam mallkuar fatin
Veten shumë herë kam mallkuar
Gjithçka në djall dërgoja
Por ty... jo kurrë s'kam guxuar.

Shumë herë lotë pata n'sy
Kur shpesh se doja as jetën
Kam qarë shumë netë për ty
Por sonte, po qaj për veten...

©️Lizz Berisha
 
Kur festat e fundvitit trokisnin në derë
Pyesja nënën time "çfarë dhurate do"?
Qeshte, më ledhatonte kokën si përherë
E të njejtën përgjigje me jepte prap ajo...

"Shëndet, e mos t'mungoj askush vitin tjetër"
Ëmbëlsisht më thoshte ulur në një qoshe
Sot kuptoj shumë mirë fjalën e saj të vjetër
Ç'rëndsi kanë dhuratat, po qenë vendet boshe?

#LizzBerisha
 
Erdha sot...

Erdha me hapa të përshpejtuar
Të shihja dy sytë e tu të bukur.
Të puthja sy, të puthja ball, e duar
Duke nxituar, erdha sikur flutur!

Erdha të të thoja se jam pranë teje
Të mos kishe frikë nga asgjë.
Të mos largoheshe kurrë prej meje
Erdha pranë teje e heshtur, pa zë.

Në heshtje thashë “ Më prit, ...po vij,
një rrahje zemre ruaje për mua".
Me hapa të shpejtë do vija, përsëri
Veç të jem pranë teje një çast dua!!!

Erdha tek ti, ...por ...ishte shumë vonë!
Frymën e fundit pa mua e dhe.
"Lamtumirat e pa thëna vrasin" thonë
Me gjysem shpirti, të vrarë më le.

Erdha dhe sot në botën tënde
Aty ku prehesh një kohë të gjatë
Me dhëmb shtrënguar, goditje zemre
Dhimbja në shpirt e pamatë.

Erdha edhe sot njësoj si dikur
Veç... si atëherë jo nuk po nxitoja.
Aty qëndron, nuk ikën më ai gur
I them sot atij, çfarë ty dot s'ti thoja.

©️LizzBerisha
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back