Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Poezi nga Bledi Ylli

Lule dëshire

Ti hyn në skutat e shpirtit tim
E del me frymën, rri larg një hap.
Pret aty gjithë ngazëllim
Që unë si ajër të të thith prap.

Dëshira ime gulçon thellë shpirtit
Më djeg ëmbël vënde-vënde
Do ta quaj pasqyrë e flirtit
Se aty shoh fytyrën tënde!

Pas një ëndrre, fshihen sytë
E pas syve shumë kujtime.
Ti gulçon në gjak e fyt
Ndaj të them " dëshira ime"!

Të mbaj fshehur mirë pas syve
Si një film që s' më mërzitet.
Me skenarin e të dyve
Që s'e vjetërsuan vitet!

Mund të them lule-dëshire
Që nuk vyshket vetëm rritet!

 
Vetëm lind, vetëm do ecësh

Jetë e bukur zemër madhe
Realitet edhe përrallë...
Miq..., sa shumë kur hedhim valle
E sa "hiç" kur je në hall...

Ti më pyet a u përpoqa?
Çfarë të them, nuk jam përpjekur?
Rrash përtokë, zvarrë u hoqa
Prap u ngrita, nuk kam vdekur!

Ti më pe të shtrirë përtokë
Dorën ule, por pe orën...
Unë të dija mik për kokë
Thash: Për mua e zgjati dorën!

Ka buzëqeshje që i lind inati
Buzëqesh kur shpirti dhëmb.
The me vete : Kaq e pati
Por..., ja ku më ke në këmbë!

Kur s'më pyete n' atë kohë
Tanimë nuk lahet goja
Asnjë fjalë zemrën s'ma ngroh
Aq më tepër, fjalët gjoja!

Kjo është njerëz e vërteta
Nga të tjerët mos të presësh.
Po re, ngrihu, kjo është jeta
Vetëm lind, vetëm do ecësh!
 
Lufto..., për të jetuar.

Ndjen që tokën humb nga këmbët
Mërzia, ankthi , vihen rresht
Kjo jetë përditë të tregon "dhëmbët"
..., dhe ti hesht!?

Kjo botë lumenjtë i nxjerr nga shtrati
Edhe filiza të njomë i mbyt'
Ti gjakos dhëmbët nga inati
..., por i mbyll sytë!

Të dhanë një jetë e ti e more
E di, jo ti, ajo të zgjodhi
Edhe tani të mbanë për dore
..., ja që ndodhi!

Mos u dorëzo dreqi e mori
Hidhu dhe vërja thonjtë në fyt
Ajo dallgë që këtu të nxorri
..., kur të dojë edhe të mbyt!

Mos vdis kështu t'a hajë e mira
Përse kështu, e ke fuqinë
Mos i varros ato dëshira (mij'ra)
..., që shpirtit rrinë!

Ti nuk e di sa pak është jeta
Sa shumë të jep nuk e kupton.
Se po na mori tatëpjeta
.., është shumë vonë!

Kur ndjen që tokën humb ndër këmbë
Ndoshta ke vdekur... E nëse jo
Duart grushtë e shtrëngo dhëmbë
..., edhe lufto!
 
Shpërthim


Çdo ditë i largohemi lumturisë,

ndaj na ndodh ta gjejmë më rrallë

Seç është një "tren" i utopisë

Nuk la pa marr më gjë të gjallë!


Ecën mbi udhën me hekur shtruar

Anembanë, botës i bie...

Edhe të gjithë si të tërbuar

Shkojnë e hipin me vetëdije!


Në botën tonë ndryshe s'bën dot

Sepse është turma, që të rrëmben.

Kundra t'i dalësh? E ke të kotë

Fati i deles kur lë kopenë!


Kjo është e keqja jonë e vjetër

Njëri-tjetrin do t' imitojmë

Gabojnë një, dy dhe një tjetër

Më pas me rradhë të gjithë gabojmë!


Dhe ja na dhanë botën në duar

Të bësh çdo gjë ulur, a shtrirë

Por lumturia duhet kërkuar

Dhe ti këtë e di shumë mirë...


Kur e di mirë e s'bën asgjë

At'herë dhe unë çfarë të them më!?

 
Ylli dhe unë

Dikur në qiell kam parë një yll
Pas shumë kohësh prap e shoh.
Thonë, njësoj janë të gjithë yjet
Thonë të tjerët unë them, jo!

E njoh mirë atë yll të bukur
Del gjithmonë mes yjesh shumë.
Herë qëndron edhe i strukur
Se shihni ju, e shoh veç unë!

Ndriçojnë të gjithë ç’është e vërteta
Si turmë xix’llonjash, ngatërruar…
Atë yll pas kohësh gjeta
E prap nuk ka për t’ mu afruar!

Nuk mund të vijë, krejt e pamundur
E as të zgjatem, ta marr në dorë.
Unë një njeri, mes njerëzish humbur
Ai mes dritash, meteorë!

Jetojmë dhe kështu në këtë botë
Duam gjithçka të jashtëlogjikshme.
Kërkojmë ato që s’prekim dot
Zakonisht të paarritshme!

Kjo është e bukura me ne njerëzit
Dashurojmë edhe nga larg!
 
Dashuri me Vulë…

Rrallë poetët shkruajnë për Nënën
Për të sajën madhështi.
Shkruajnë për detin, diellin, hënën
E të humburat dashuri!

Dine të shkruajnë çdo gjë që thuhet
Gjejnë dhe fjalë që kurrë s’janë thënë.
Ka diçka që poeti i druhet
Shenjtëris së fjalës Nënë!

Mos ma merr për keq Nënoke
Unë e di ç’ke bërë për mua…
Por gjithë fjalët e kësaj bote
Nuk thonë dot se sa të dua!

Ndaj poeti gjithmonë druhet
E do të druhet mot e jetë.
E pamundur ! … Si të shkruhet
E gjithë bota në një fletë !?

Në ka dashuri me vulë
Sigurisht është Nëna vetë!
 
Lule dëshire

Ti hyn në skutat e shpirtit tim
E del me frymën, rri larg një hap.
Pret aty gjithë ngazëllim
Që unë si ajër të të thith prap.

Dëshira ime gulçon thellë shpirtit
Më djeg ëmbël vënde-vënde
Do ta quaj pasqyrë e flirtit
Se aty shoh fytyrën tënde!

Pas një ëndrre, fshihen sytë
E pas syve shumë kujtime.
Ti gulçon në gjak e fyt
Ndaj të them " dëshira ime"!

Të mbaj fshehur mirë pas syve
Si një film që s' më mërzitet.
Me skenarin e të dyve
Që s'e vjetërsuan vitet!

Mund të them lule-dëshire
Që nuk vyshket vetëm rritet!

 

Pa zemër

Në sytë e mbyllur,ti bëhesh ëndërr
E në sytë e hapur,asgjë s'të ngjan.
Në ç'qiell u bëre aq e ëmbël
E cila tokë ty nuk të mban!

Kur vjen dita,ikën ti
Kur bëhet natë,ti vjen e etur.
Në ç'ëndrra ditësh bëhesh hi
E unë në ç'ëndrra terri mbetur!

Kam frikë të t'marr në krahët e mi
Ndjej frikë kur them,tëndin emër.
Që kur m'u bëre dashuri
Më le...,ah.Më le pa zemër!

 
Shpirti shkruan

Marr mundimin të t'them dy fjalë
Tek e treta zë e ngec.
Ç'janë ca ndjenja vijnë si valë
E më shtyjnë më shumë të ec' ...

Ecin gërmat letrës shtruar
E unë heshtur rri më kot.
Sa e thjeshtë, për të shkruar
Kur është shpirti që t'i thotë ...

Ti në mund'sh, eja rrëmbemë
..., ose lermë përgjithnji…
Nuk është shpirti im bohemë
Por je ti, grabitëse e ti' ...

Kur unë marr udhët e tua
Nis ai të më rrëfejë.
E më thotë që të të dua
Kur unë dua të t'urrej ...

Kur për ty unë nis të shkruaj
Ai dorën m'a rrëmben
Edhe shpirt më bëhet dora
Dhe gjithë qënia ime, penë!

Nga mëngjesi e gjer në mbrëmje
Shpirtin tim nuk e ndal' dot.
Shkruan shumë pas ikjes tënde
Po për ty, di mirë ç'të thotë.
 
Trokit në zemër...!

Eja çdo ditë e natë tek mua
Shpirtin tim merr, në udhëtime.
Nuk të kërkoj që të më duash
''Trokit sërish në zemrën time''!

Ndjej që të humb e ndaj të shkruaj
Ty ndjenjë e bukur, çuditërisht .
Eja në heshtje e fjalë mos thuaj.
''Në zemër veç, m'trokit sërish''..!

Zemra nën ritmin tënd kërcente
Thuajse çdo natë edhe çdo ditë.
Në nostalgji shpirtin rrëmbente
''Në dyert e saj, sërish trokit''!

Zhduku më pas siç je, “harruar”
E mes kujtimesh ti humb, më pas.
Se zemra ime ka kohë ndaluar.
''Pret të trokasësh, që të ''trokas''!
 
“Erdhe ti”

Jetohet vallë në kohë të shkuar?
N’ato mbresa mbushur lot' ?
Kur erdhe ti, ç ’kisha jetuar,
U bën fragmente shumë të kot’!

Më shpure ti në një “jetë” tjetër
Në një planet plotë Mrekulli.
Seç u bë hi gjithe bot’ e vjetër
Bashkë me kujtimet shplarë në shi!

Ishte rënduar gjithë qenia ime
Plakej shpirti dalëngadalë.
Në një jetë ku s’kish premtime
Vetëm fjalë, të kota, fjalë!

Erdhe ti, si fllad tek unë
Lehtë përkëdhele zemrën time
Edhe me pas si një furtunë
Më more larg nga bota ime!

Mij'ra vargje..., poetike
Një zinxhirë plot dashuri.
Bizhuteri e mbushur perla.
Medaljon në të, je ti...

Eshtë bota jote çfarë ëndërroja,
E ç’ndjej për ty, jam krejt i bindur.
Thuam të lutem! Më parë jetoja?
Nëse po, paskam rilindur!

Jetohet vallë në kohë të shkuar?
Unë nuk shkoj më kurrë aty.
E as nuk di në kam jetuar.
"Jeta ime fillojë me ty”!
 
Treguam veten !

Dëshirën tënde mund ta gënjesh
Hapat drejt meje ti mund t'i ndalësh
Të është më e lehtë të më urresh
..., se të më falësh!

Të është e lehtë t'më rrish larguar
Dhe të dëfresh në shumë mënyra.
Kur fsheh një shpirt të dashuruar
Të tradhëton gjithmonë fytyra!

Por ti ke zemrën të fortë si hekur
Dhe egoizmin në " Everest ".
Ti mund të ndjehesh netëve e vdekur
E prap se prap s'e bën një gjest!

Shpirtërat tanë i tregon koha
Na i varë portret në mur ...
Unë të dua siç të njoha
Kurse ti s'më njohe kurrë!

Nuk më vjen keq për çfarë të shkruaj
Që të kujtoj nuk më vjen keq ...
Nuk të shoh dot si një të huaj
E as nga zemra s'mund të heq!

Ndryshe nga ti, unë mund të vuaj
Këtë lloj zemre kam ( për dreq )!

Bledi Ylli
 
''I ftohti i një nate''

Koha kish' ngecur në shiun që binte
Vec trena që vinin e iknin me rradhë.
Mërzia me erën ngadalë fëshfërinte
I ftohti i hidhur shndërrohej në mall!

Mërzitjes i shtohej malli i heshtur
Minutat rëndonin mbi orët pafund
Shpirti duhanin kërkonte pa reshtur
Mbaruan cigaret...E ti asgjëkund!

Mbaruan cigaret, por shiu s'pushonte
Dhe unë numëroja i heshtur çdo hap
Nata me petkun e zi po afronte
Erdh' nata e errët...E ti s'erdhe prap!

Si yjet që ishin të fshehur pas reve
Dhe ti ndoshta strukur do t'ishe diku
Mes duarsh a ëndrrash që vetë i pëlqeve
Më the që do t'vije...E s'erdhe këtu!

Koha kish' ngecur e shiu vazhdonte
Dhe trenat po vinin gjithnjë e më rrallë
Me duart mes këmb've që era i ftohte
I vetëm, i heshtur, të prisja me mall!

Ble Y...
 
Mbaroi kjo botë më thanë disa
Po shkel në djall më thanë të tjerë.
Nuk them, më prekën sa më s' ka
Por nuk më mposhtën asnjëherë!

Nuk bëra ndonjë gjë të madhe
Veç shtriva buzët vesh më vesh.
Mund të më ndalin që të hedh valle
Po kurrsesi të buzëqesh.

Ble Y...
 
''I lumturi i errësirës''...

Nëpër shkronja rri e strukur
E shndërrohesh, në fjalë-art
Ty, poema më e bukur
Unë gjithmonë në zemër mbart.

Kur vjen dita ti largohesh
E unë mbetem si ''qyqar''
Prapë pas natës vjen e fshehur
Hyn në shpirtim tim të vrarë.

E në shkronja ashtu derdhur
Të lexoj një natë të tërë
Në të bardha ti e veshur
Përmbi shtratin, gjat' e gjerë...

Unë me pamjen e një piktori
S'mund të t'prekja, natyrisht
Sepse dita, dritën nxori.
E do t'merrte, sigurisht!

E kështu jetoja natën.
Ditën kurrë s'i hapa sytë
U mësova me mungesën
Ish' mjaftueshëm, imazhi yt !

Unë i lumturi i errësirës
Dhe i ëndrrave, udhëtar
Rob nën kthetrat e dëshirës
E pas shpresës një i marrë!

Ndaj në shkronja të mbaj strukur
Veç aty të ndjej të gjallë
Si poemë ti, rrjedh e bukur
Dhe pse fundin ke në ''mall''!

@ Bledi Ylli.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back