Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Përshtypje dhe ndjesi letrare

Dashuria gjendet në një lidhje që jep liri.
Në mbështetje pa dënuar
Dashuria jeton në besimin që mbetet i fortë.
Në nevojë që nuk bëhet varësi.
Dashuria është në praninë që respekton hapësirën, në mirëkuptimin e heshtur të një vështrimi.
Është në guximin për të pranuar tjetrin.
Në gjestet e natyrshme, jo të shtirura.
Dashuria është kur mirësia ndaj saj bëhet prioriteti yt, kur lumturia e saj ndërthuret me tënden.
Është në pritjen e duruar, pa ushtruar presion, në përkushtimin që bëhet kënaqësi për shpirtin.
Duhemi kur pasurojmë njëri-tjetrin pa e ekzagjeruar, duke e lënë të lirë të jetë vetvetja.
 
Të dua si të haja bukë duke e spërkatur me kripë, si të çohesha natën, i djegur nga ethet, dhe të pija ujë me buzët në rubinet.
Të dua si shikoj thesin e rëndë të postës:
nuk di çfarë përmban dhe nga kush,plot gëzim, plot dyshim, i tronditur.Të dua si të fluturoja për herë të parë mbi det me avion,të dua si diçka që lëviz brenda meje
kur perëndimi zbret mbi Stamboll, pak nga pak.Të dua si të thoja: "Falë Zotit që jam gjallë".
 
Një goditje e lehtë në xham, sikur diçka të ishte përplasur me të, e ndjekur nga një rënie e përhapur e lehtë si kokrriza rëre të lëshuara të binin nga një dritare më sipër, pastaj rënia shtrihej, bëhej e rregullt, përshtaste një ritëm, bëhej e rrjedhshme, tingëlluese, muzikore, e panumërt, e gjithësishme: ishte shiu.
 
Duke kërkuar botën .. ku njeriu nuk e ka zili njeriun. Ku ndihma e tjetrit është nga zemra, dhe jo për diçka apo vetëm për ta parë të tjerët.
Duke kërkuar një botë ku njerëzit përshëndesin njëri-tjetrin me një buzëqeshje. Aty ku njerëzit mbështesin njëri-tjetrin, në vend që të kritikojnë dhe dënojnë njëri-tjetrin. Kërkoj një botë ku miqësia është vërtet një miqësi pavarësisht gjithçkaje tjetër. Duke kërkuar një botë ku dashuria është e sinqertë dhe e pastër. Unë jam duke kërkuar për një botë ku një është për tjetrin... njeri.
 
Nëse do të mund ta ktheja kohën pas, do ta bëja! Unë do të ktheja orët dhe sekondat në të gjitha orët në Tokë. Do të ngrija kohën vetëm për të përqafuar njerëz të caktuar. Do ta bëja një herë, dy herë, dhjetëra herë derisa të ndjej se gjithçka ka kuptim përsëri. Fatkeqesisht nuk do te jem ne gjendje ta bej këtë, sepse jeta dhe koha kane vetem nje kuptim, gjithmone perpara, asnje sekond mbrapa. Gjithmonë do të ketë vetëm një të nesërme tjetër, e as një të djeshme..

Tolstoj
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

I tejkaluar

Jam i tejkaluar nga koha
Kam nevojë të marr ajër


Vështrim i errët në zbrazëti
Kundroj atë që ka mbetur nga e ardhmja ime
Kujtimet bëhen të lëngshme
Do të doja të hidhesha nga anija
E në fund, po humb kohën

Si mund ta humbas veten kaq shumë
Era po fillon, do të përpiqem të jem një i mbijetuar
Në buzë, fjalët më presin
Mbyten por asnjëherë nuk dalin
Thellë brenda meje jam gjithë katakombe

E kam kronometrin në kokë
Sa ëndrra do të më duhen që orët të ndalen

Jam i tejkaluar nga koha
Nuk mendoj më si më parë
Kam nevojë të marr ajër
Dua t’i bashkohem dritës
Ushqehem me largësi
Që të ndjej ekzistencën time
Më duhet të heq mendjen
Por jam në fund të ferrit
Jam i tejkaluar nga koha
Kam nevojë të marr ajër
Dua t’i bashkohem dritës

T’i vonoj e lotët është një zgjidhje
Shndërrohem në armikun e arsyes sime
Bëhem skllav i epsheve të mia
Do të fshihem mes hijeve
Jam i joshur nga varret
Joshur si Fausti
I afrohem veseve të mia

Nuk kam më gjumë
Nuk kam më zgjim
E megjithatë nata nuk më jep më këshilla
Nuk kam më gjumë
Unë kam më zgjim
Është e ndërlikuar të ekzistosh, por të paktën provoj

E kam kronometrin në kokë
Sa ëndrra do të më duhen që orët të ndalen

Jam i tejkaluar nga koha
Nuk mendoj më si më parë
Kam nevojë të marr ajër
Dua t’i bashkohem dritës
Ushqehem me largësi
Që të ndjej ekzistencën time
Më duhet të heq mendjen
Por jam në fund të ferrit
Jam i tejkaluar nga koha
Kam nevojë të marr ajër
Dua t’i bashkohem dritës

Që kur mora vallë rrugën e gabuar
Sepse ndihem krejtësisht jashtë vetes
Nuk jam më i njëjti
Nuk jam më njësoj
Nuk di më për temë
Unë ndjek diellin

Jam i tejkaluar nga koha
Nuk mendoj më si më parë
Kam nevojë të marr ajër
Dua t’i bashkohem dritës
Ushqehem me largësi
Që të ndjej ekzistencën time
Më duhet të heq mendjen
Por jam në fund të ferrit
Jam i tejkaluar nga koha
Kam nevojë të marr ajër
Dua t’i bashkohem dritës
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Do të të mësoj dashurinë

Ëndërrova këtë natë për dashurinë
Ëndërrova këtë natë që isha pranë teje
Ëndërrova këtë natë që më mësoje dashurinë
Që isha pranë teje e ti fare pranë meje


Do të të mësoj të jesh e dashuruar
Me gjeste të dhembshura
Do të të them fjalët
Që ti ëndërron për të dëgjuar
Do të të zbuloj
Për të parën herë
Kur të përgjumesh
Të flesh pranë meje

Do të të mësoj terrin e natës
Në kohëzgjatjen e saj të thellë
Tek i njëjti oqean
Ne do të lëmë terën
Dhe dielli me rrezen e parë
Mbi lëkurë do të rrëshqasë
I paduruar për të të dhënë
Mëngjese të tjera të reja

Më mëso dashurinë
Do të të mësoj dashurinë
Ku vallë do të më çosh?
Atje, këtu, kudo
Do të zgjasë me ditë?
Do të zgjasë çdo ditë

Do të të mësoj jetën
Gëzimet e saj dhe pasiguritë
Do të bëhem butësi
Për të të shuar ligështitë
E pranvera jote aq e kulluar
Do të dëshmojë lindjen e verës
Kur ti të jesh bërë grua
Për jetën time të përjetshme

Do të të mësoj të jesh e dashuruar
Me gjeste të dhembshura
Do të të them fjalët
Që ti ëndërron për të dëgjuar
Do të të njoh përmendësh
Në majë të gishtave
Kur grua të jesh bërë
Për të parën herë jo rishtas

Më mëso dashurinë
Do të të mësoj dashurinë
Ku vallë do të më çosh?
Atje, këtu, kudo
Do të zgjasë me ditë?
Do të zgjasë çdo ditë

Më mëso dashurinë
Do të të mësoj dashurinë
Ku vallë do të më çosh?
Atje, këtu, kudo
Do të zgjasë me ditë?
Jo jo, do të zgjasë çdo ditë

Do të më mësosh, premton?
Betohem
 
Me kalimin e kohës, mëson se lumturia përbëhet nga gjëra të vogla por të çmuara….
...Mëson se aroma e kafesë në mëngjes është një ritual i thjesht por me ëndje, që mjaftojnë notat e një kënge, ndjesitë e një libri me ngjyrat që ngrohin zemrën, mjaftojnë aromat e një kuzhine, poezia e përshkrimeve të gëzimit, që mjafton fytyra e maces për të ndjerë një kënaqësi.
Mëson se lumturia përbëhet nga emocionet në majë të gishtave, nga shpërthime të vogla që zgjerojnë në heshtje zemrën.
 
Bie shi

Ëndërrimtarët dalin në shi, pak të zhgënjyer, por gjithmonë plot shpresë.
Njerëz të rritur, por që dobësitë nuk mund t'ia tregojnë botës.
Dalin me shi zemrat e vetmuara për të freskuar mendimet e tyre,
Dalin me shi zemrat të cilave u mohohet dashuria.
Shiu ua lag fytyrën duke u përzier me lotët e zemrës, kështu janë të detyruar të jetojnë në zymtësinë e ditëve që sytë e tu i mbushin me diell.
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Jacques Brel - Orly

Ata janë më shumë se dy mijë
Dhe unë shoh veç dy
Shiu i ka salduar ,
Mesa duket, njëri me tjetrin
Ata janë më shumë se dy mijë
E unë shoh veç dy
Dhe e di që flasin
Ai duhet të jetë duke i thënë « të dua »
Ajo duhet të jetë duke i thënë « Të dua ! »
Besoj se janë
Duke mos premtuar asgjë
Ata të dy janë shumë të dobët
Për të qenë të pandershëm

Ata janë më shumë se dy mijë
Dhe unë shoh veç dy
E papritur, ai qan
Ai qan me lot të mëdhenj
Ashtu të rrethuar siç janë
Nga të dhjamosur me djersë
Dhe nga kullufitës ëndrrash
Që i tregojnë me hundë
Por ata të dy të pikëlluar
Të zbukuruar nga hidhërimi
U braktisin qenëve
Aftësinë për t’i dënuar

Jeta nuk bën dhuratë
Dhe për atë Zot sa i trishtë është
Orli, të dielën
Me apo pa Beko-në (këngëtar)

E tani, ata qajnë
Dua të them që të dy
Pak më parë ishte vetëm ai
Atëherë kur thosha "ai"
Të dy të mbërthyer siç janë
Ata nuk dëgjojnë më asgjë
Përveç psherëtimave të tjetrit
E më pas
E më pas pafundësisht
Si dy trupa që luten
Pafundësisht, ngadalë,
Këta dy trupa ndahen
E duke u ndarë
Këta dy trupa shqyhen
Ju betohem që ulërasin
E më pas, rimarrin veten
Rikthehen një i vetëm
Rikthehen në zjarr
E më pas, rishqyhen
Mbahen prej sysh
Dhe më pas, duke u tërhequr mbrapa
Ashtu si tërhiqet deti,
Ata konsumojnë lamtumirën
Ai jargavit ca fjalë
Tund një dorë të largët
E befas, ai ikën
Ikën pa u rikthyer
Më pas, ai zhduket
I përpirë nga shkallët

Jeta nuk bën dhuratë
Për atë Zot sa i trishtë është
Orli, të dielën ,
Me apo pa Beko-në!

E më pas, ai zhduket
I përpirë nga shkallët
Dhe ajo, ajo qëndron aty
Zemra e kryqëzuar, me gojë hapur
Pa një ulërimë, pa një fjalë
Ajo e njeh vdekjen e saj
Sapo i kaloi pranë
Ja ku ajo kthehet
Dhe kthehet ende
Krahët e saj shkojnë deri në tokë
Ashtu! Ajo është një mijë vjeç
Porta është e rimbyllur
Ja ku është pa dritë
Ajo rrotullohet rreth vetes
Dhe tashmë ajo e di
Që do të rrotullohet gjithmonë
Ajo ka humbur meshkuj
Por aty, ajo humb dashurinë
Dashuria i tha asaj

Ja përsëri, e kotë
Ajo do jetojë me projekte
Që vetëm sa do të presin
Ja ku është përsëri e thyeshme
Perpara se të jetë per t'u shitur

Jam aty, e ndjek
Nuk guxoj asgjë për të
Që turma e bren
Si një frut çfarëdo


Orly është nje kenge e 1977, rrëfen ndarjen e vështirë të një çifti, ku burri largohet nga aeroporti i Orlit, në periferi të Parisit.

Në këtë këngë dashurie , tregimtari është spektator i ngjarjes . Ai vë në dukje unitetin e çiftit , duke privilegjuar herë individualitetin e tyre ( « që të dy ») , e herë ate që i bashkon (« ata »), duke përdorur njëkohesisht fjalë të forta (« të salduar », « të mbërthyer »)
Ai izolon çiftin nga pjesa e turmës , (« ata janë më shumë se dy mijë dhe unë shoh veç dy »).

Fundi i këngës lë të kuptohet se burri është në ikje dhe gruaja ( që ka qëndruar në vend ) do të bashkohet shpejt a vone me këtë turmë nga e cila dallohet sot .

Refreni kur përmendet Beko, bën fjalë për këngën e hareshme: E diela në Orly , e këngëtarit Gilbert Bécaud
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Pierre Bachelet - Është e sigurtë , ajo është nga tjetër skaj

Ajo ka nga ato shkëlqime thellë ne sytë shkruar
Që të bëjnë të verbër apo të dashuruar
Ajo ka sjellje me aromë parfumi
Që të bëjnë të marrë apo të bëjnë qen
Por aq e largët në zemrën e saj
Per mua është e sigurtë, ajo është nga tjetër skaj

Ajo ka nga ato mënyra për të mos thënë asgjë
Që flasin derisa kujtime nuk ka më
Atë mënyrë për të hedhur hapin
Kur ajo shkon për tek kasapi
Kur e ndjej praninë e saj
Per mua është e sigurtë, ajo është nga tjetër skaj

Dhe unë kam rënë në skllavëri
Nga ajo buzeqeshje, nga ajo fizionomi
E unë i them të më marrë me vete
Unë jam gati për çdo rrugëtim
Drejt viseve te tjera, te tjera brigje
Por ajo kalon dhe s'ka përgjigje
Fjalët pa vlerë janë në sytë e saj
Për mua është e sigurtë, ajo është nga tjetër skaj

Ajo ka duar të gjata për dantellë
Për ta mallkuar shpirtin e një Verner
Atë siluetë veneciane
Kur ajo përkulet nga grilat e saj persiane
Atë gjest une e di pa e parë
Per mua është e sigurtë, ajo është nga tjetër skaj

Dhe unë kam rënë në skllavëri
Nga ajo buzeqeshje, nga ajo fizionomi
E unë i them të më marrë me vete
Unë jam gati për çdo rrugëtim
Drejt viseve te tjera, te tjera brigje
Por ajo kalon dhe s'ka përgjigje
Fjalët pa vlerë janë në sytë e saj
Për mua është e sigurtë, ajo është nga tjetër skaj
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back