Per mendimin tim me mire do ishte sikur te antaret te shkruajn arsye dhe argumente "pse njerezit NUK duhet te vrasin veten". Po e filloj une me disa te tilla. Shpresoj qe te vazhdoni edhe ju, qofte ketu qofte ne nje cope leter pa i'a treguar askujt!
- Sepse jeta nuk eshte loje ku pasi vdes ajo fillon nga fillimi. Vetevrasja nuk eshte vendim qe mund t'a korigjosh. Ndaj mos u bej idiot!
- Sepse dhimbja, sado traumatike, ne te shumten e rasteve zbutet vetevetiu me kalimin e kohes.
- Sepse jeta nuk eshte aspak e pashprese, dhe gjithmon mund te gjesh nje zgjidhje per problemet. Thjesht duhet te perpiqesh me shume. Ki besim te fakti qe zgjidhja ekziston, thjesht ti nuk e ke gjetur ende. Mos u dorezo por perpiqu me shume, me kokefortesi, me kembengulje. Vri mendjen deri sa ta gjesh. Behu shkencetar(e) ne menyren tende... (ne shkence koncepti 'problem' eshte thjesht nje sfide qe kerkon zgjidhje)
- Sepse gjendja mendore (nese depresioni i paarsyeshem eshte shkaku!) mund te permiresohet ndjeshem nese konsultoheni me nje psikolog te afte. Mos u frikeso nga paragjykimet, por kerko ndihme nga ekspertet e fushes nese vuani nga probleme te tilla. Mos u beni peng i paragjykimeve por jepini prioritet vetes dhe arsyes.
- Nese keni munges te theksuar energjie, keni provuar vrap/stervitje? Aktiviteti fizik eshte FENOMENAL per permiresimin e gjendjes mendore. Mos u beni dembel, patetik... levizni, stervituni, dhe energjia do vij! Keni provuar.
- Nese ju mungon optimizmi, keni provuar te analizoni opinionet ndaj vetes tuaj? Bejeni, dhe mund te zbuloni qe e nenvleresoni veten krejt pa te drejt!
- Nese ndiheni te deshtuar, e keni menduar mire cdo te thote deshtim? Apo e vleresoni veten sipas standarteve fallco te video-klipeve dhe filmave? Ka njerez qe vuajn per ushqim dhe perseri kane psikologji te fort dhe shpirt te qeshur... mesoni prej tyre!
- Sepse duhet te keni me shume seder! Si mund te vrisni veten nga merzitja, stresi, pesimizmi, etj. kur natyra e njeriut eshte ndertuar per gare, per perballje me sfida? Si mund te dorezoheni aq shpejt, kur i perkisni nje rrace qe sa e sa here ka shpartalluar armiq disa here me te medhenj se vetja?! Lexoni dhe frymezohuni nga koloset qe lindi kombi yne.
Eshte detyra juaj personale qe te beheni me te fort dhe me te zgjuar! Luftoni, gjeni zgjidhje - mos u dorezoni!
Nje perqafim per cdo lexues qe vuan shpirterisht/emocionalisht, dhe nje shpull per kedo qe e genjen mendja duke menduar se nuk mund te gjej forcen e nevojshme per te arritur suksesin dhe lumturine qe meriton!