Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Perandoria Osmane, serbët, grekët dhe një pjesë e vogël e së vertetës së madhe

Sbesoj qe shumica prej nesh t'i njoh nga afer keto histori etj etj...

Dhe pikerisht ky ishte problemi, xhonturqit. Shumica qellimisht nuk e bejn diferencen mes perandoris osmane dhe xhonturqit. Per marrdheniet jo te mira me shqiptaret dhe xhonturqit pajtohem me ty.
Ndersa per perandorin osmane, ha debat.
Xhontuqit ishin armiku i perandoris osmane dhe nga ata qe e luftuan me ashper.

Reforma e Tanzimatit, traktati shen stefanit dhe me pas kongresi i berlinit, ishin keto arsyet pse shqiptaret u shkatrruan. Jam shume i sigurt qe e di shume mire historin e ketyre 3 "ndodhive" dhe se si u trajtuan shqiptaret.
Per kongresin e berlinit pati organizime nga shqiptaret, qe popullata shqiptare te mos njihej si muslimane apo turke por si etni shqiptare, kerkes e cila ra ne vesh te shurdher te europes (si perher).
Edhe i delegumi i perandoris osmane ne kongresin e berlinit, u pranua thjesht si kukull, me pa te drejt fjale. As mund te mbronte e as mund te kundershtonte gje.

Me thuaj pra, kush e coptoj Shqiprin?

mos ti ngaterrojme gjanat nuk thashe qe turqit coptun shqipnine. une e di se kush e ka coptu dhe ktu ska lidhje turqia
 
Vaso Pasha e shpreh shume qarte qe duke pare rrethanat dhe konditat e asaj kohe, jo per dashuri ndjenja apo besime, por per interes te jeteses, shqiptaret e shihnin me shume te arsyeshme te ishin nen perandorin osmane sepse nuk kishte shtet tjeter te fuqishem qe i perkrahte dhe rreziku i fqinjeve, sic edhe ngjau me vone.
nuk jam ndakort, une jam gjalle a dek per mevetesi !!
 
Dakort jam me ty por realiteti eshte se shtetet e vogla nuk mund te ken kurr mevtesi dhe se jan dhe do jen perher te varura nga shtetet e medha. Shtetet e vogla perher kan qen satelite dhe vartes te superfuqive.
 
Të sunduar apo bashkësundimtarë?

BY OBSERVER.AL

OCTOBER 19, 2015

Në konceptin nacionalist shqiptar marrëdhëniet shqiptaro-osmane deri në periudhën e Tanzimatit kanë qenë të mira, shqiptarët dhe osmanët kanë qenë aleatë me njëri-tjetrin etj. Ky vlerësim bazohen në dy dimensione: së pari, në dimensionin etnik, në frenimin e presionit të fuqishëm asimilues etnik sllav e grek mbi shqiptarët dhe ortodoksizmin e dhunshëm të tyre; së dyti, në karakterin përgjithësisht më tolerant të Perandorisë Osmane.

Megjithatë, sistemi i mileteve, intensiteti më i dobët asimilues dhe përgjithësisht toleranca osmane, veçanërisht ndaj Kishës Ortodokse, kishin edhe një anë tjetër: mundësinë e rivalitetit ndërmjet popujve të nënshtruar, rrjedhimisht vazhdimin e presionit asimilues sllavizues e greqizues ndaj shqiptarëve edhe gjatë sundimit osman. Një pjesë e madhe e territoreve shqiptare (rrethinat e Nishit, territoret e Ulqinit, Tivarit, Plavës, Janinës, Artës etj.), janë sllavizuar e greqizuar pikërisht gjatë sundimit osman, ndërkohë që edhe pas gati pesë shekujsh të këtij sundimi nuk është osmanizuar apo turqizuar asnjë fshat shqiptar.

Edhe pas gati pesë shekujsh të këtij sundimi nuk është osmanizuar apo turqizuar asnjë fshat shqiptar.

Mirëpo, me gjithë karakterin tolerant të sistemit osman, për sllavët, grekët dhe bizantinët, dalja e saj në Ballkan, rrënimi i mbretërive sllave të Rashës dhe Bullgarisë, tërheqja nga territoret e pushtuara shqiptare, frenimi i presionit asimilues dhe ortodoksizues ndaj të tjerëve, tek këta popuj u përjetua si humbje e madhe. Po ashtu, rrënimi i Perandorisë Bizantine në të cilën grekët gëzonin privilegje të mëdha dhe paraardhës te së cilës e konsideronin vetën, u përjetua nga grekët si humbja më e madhe në historinë e tyre. Për këto arsye te sllavët dhe grekët u krijua një ndjenjë e fuqishme antiosmane, e cila më vonë do t’i bëjë ata ta konsiderojnë Perandorinë Osmane armikun e tyre më të rrezikshëm dhe po ashtu vetë të bëhen armiqtë e saj të vendosur. Ndërkaq, të njëjtat dukuri, dalja e Perandorisë Osmane në Ballkan, sistemi i saj me tolerant, rrënimi i mbretërive sllave dhe tërheqja e tyre nga territoret e pushtuara shqiptare, shkatërrimi i Perandorisë Bizantine dhe frenimi i presionit asimilues sllavo-greko-ortodokso-bizantin të filluar shekuj më parë dhe që kishte arritur kulmin në atë periudhë, nga shqiptarët u përjetua në dy mënyra të ndryshme që çuan në ndarjen e shqiptarëve politikisht në dy kampe të mëdha: njëri, që konsideronte Perandorinë Osmane si rrezikun dhe armikun e vet kryesor dhe që u bashkua me sllavët, grekët, princat e ndryshëm europianë (austriakë, hungarezë, francezë, rusë, Papatin etj.) në luftë kundër saj dhe prej të cilit më vonë u krijuan rrymat e ndryshme politike shqiptare grekomanë e sllavofile dhe, tjetri, i cili, duke konsideruar sundimtarin osman si më pak të rrezikshëm, më tolerant, më pak të mundshëm për asimilim etnik etj., u bashkua me të në luftë kundër rrezikut sllavizues dhe greqizues që vazhdonte (korsivet nga red.) dhe prej të cilit më vonë u krijua rryma politike shqiptare e nacionalizmit.

Një nga themeluesit e nacionalizmit dhe themeluesit kryesorë të ndërgjegjes kombëtare shqiptare, Pashko Vasa (i besimit katolik), në esenë e tij “E vërteta për Shqipërinë dhe shqiptarët”, për gjendjen e shqiptarëve nën Perandorinë Osmane deri në reformat (centralizuese) e Tanzimatit, përshkruan pikërisht elementët e saj tolerante si, sistemi i mileteve, tolerancën fetare, respektimin e të drejtës zakonore si bazë juridike e qeverisjes së popullsisë vendëse (shqiptare), të drejtën e trashëgimisë, përbërjen shqiptare të administratës etj.

Sipas Pashko Vasës, “deri më 1831 Shqipëria qeverisej nga krerët e saj të vendit” (fq. 118). Në kapitullin X, ai përshkruan me hollësi të drejtën zakonore shqiptare dhe faktin se Shqipëria qeverisej në bazë të saj. Po ashtu, megjithëse Perandoria Osmane nuk e njihte formalisht të drejtën e trashëgimisë së titujve të fisnikërisë, praktikisht Sulltani u kishte njohur fisnikëve shqiptarë trashëgiminë e titullit dhe sundimit.

Sipas Vasës, “çdo qytet, me një farë madhësisë, kishte pashanë dhe beun e vet, i cili e trashëgonte pushtetin nga prindërit e tij. Porta e Lartë e pranonte këtë zakon dhe e vërtetonte duke përsëritur emërimin në favor të trashëgimtarit” (fq. 118). Sipas tij, edhe nga pikëpamja ekonomike në periudhën e sundimit osman Shqipëria kishte ecur përpara: “deri në epokën e sipërshënuar (Tanzimatit – H.F), gjendja në Shqipëri ishte e shkëlqyer, vendi ishte i pasur, i lumtur e i fuqishëm” (fq. 119). Sipas Pashko Vasës, sunduesit osmanë nuk përbënin rrezik për asimilimin etnik e kombëtar të shqiptarëve: “përkundrazi, atyre u është mbushur mendja se bashkimi i tyre i ngushtë me Perandorinë Osmane përbën të vetmin shans për shpëtim…, sepse ai nuk u cenon as idenë kombëtare, as gjuhën, as traditat; ai nuk e ndryshon karakterin e popullit dhe nuk kërcënon ekzistencën e këtij nga pikëpamja e fisit dhe kombësisë” (fq. 124).

Pastaj, edhe më hapur dhe vendoshmërisht, Pashko Vasa shpjegon se në krahasim me rrezikun sllavo-grek, “pikërisht kjo ide (që osmanët nuk kërcënonin ekzistencën e kombit shqiptar ndërsa fqinjët po – H.R.), kjo frymë të menduari, po të flasim nga ana politike, janë ato gjera që e kanë lidhur në mënyrë të pazgjidhshme fisin shqiptar me fatin e Perandorisë” (fq. 124) dhe se shqiptarët “janë të bindur se, duke rënë në dorë të çfarëdo fuqie tjetër, nuk do të vononin të humbisnin të gjitha këto avantazhe dhe më në fund do të transformoheshin” (fq. 123).

“Shqiptarëtë kishin zënë të marrënë besën’e Tyrqet e të bëhenë myslimanë që pa rënë Shqipëria në duar të Tyrqet” – Sami Frashëri

Kështu, sipas tij, lidhjet e shqiptarëve me osmanët kishin filluar para daljes së Perandorisë Osmane në Ballkan dhe se, pas ardhjes së tyre “Tyrqitë gjetnë në Shqiptarëtë një shok të luftësë të fortë e të besësë, edhe Shqiptarëtë gjetnë në Tyrqit një zot, q’u hapte përpara një shesh të gjër’ e të çpenguarë për të gjith’ ato q’u donte zemra” (fq. 34).Edhe Sami Frashëri, i cili […] në një farë mënyrë përmblodhi përfundimet e të gjithë përvojës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare, rreth njëzet vite më vonë se Pashko Vasa, mbron të njëjtat ide dhe përshkruan të njëjtën situatë. Edhe ai thotë se pashallarë dhe njerëz të mëdhenj shqiptarë (fq. 33) dhe se, “Shqiptarëtë kishin zënë të marrënë besën’e Tyrqet e të bëhenë myslimanë që pa rënë Shqipëria në duar të Tyrqet” (fq. 34).

Sipas tij, edhe nga pikëpamja ekonomike “Shqipëria në kohët e Tyrqet u bë m’e pasurë e m’e begatë se kurdo”. Po ashtu, duke vlerësuar lart qenien e administratës shqiptare nën sistemin turk dhe respektimin e të drejtës zakonore shqiptare, Sami Frashëri thotë se “gjith’ ata që qeverisnin Shqipërinë, të vegjël’ e të mbëdhenjë, ishin të gjithë e gjithnjë Shqipëtarë” aq sa “mundim të themi se Shqipëria qeverisësh më vetëhe prej Shqipëtarësh e me zakonet e saj” etj. (fq. 34-34).

Ideja sipas të cilës në krahasim me fqinjët sllavo-grekë, Perandoria Osmane jo vetëm paraqet rrezik më të vogël për identitetin etnik e kombëtar të shqiptarëve dhe se madje është njëfarë aleati për ruajtjen e tij dhe se bashkimi i shqiptarëve me të është bërë pikërisht nga motivi etnik-kombëtar shqiptar, ka qenë ide e përgjithshme e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, vijë politike e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe përgjithësisht nacionalizmit shqiptar, provohet edhe nga një bazë e gjerë dokumentare e burimeve të ndryshme arkivore, publicistike etj. Në një Memorandum drejtuar kryeministrit anglez, Lordit Bikonsfild, në emër të popullit shqiptar, thuhet shprehimisht se frika nga rreziku sllav “i frenoi fiset shqiptare, që prisnin me padurim të shpëtonin nga zgjedha osmane, dhe nuk i la të lidhnin aleancë me Malin e Zi, të cilin e shikonin, dhe ende e shikojnë si pararojë e ushtrive ruse” dhe se “qe kjo ndjenjë, qe frika se mos humbisnim kombësinë tonë që na ka shtyrë të qëndrojmë pa lëvizur, por jo indiferentë kundrejt shkatërrimit të Perandorisë Osmane, sepse përndryshe ne do të kishim shpejtuar këtë shkatërrim duke bashkuar armët tona me ato të popujve të tjerë kryengritës. Dhe është mirë që Europa ta dijë se pikërisht ky është flijimi më i dhembshur që mund të kenë bërë ndonjëherë për atdheun e vet fiset tona luftarake”, se shqiptarët nuk donin që “pushtimi rus t’i zënë vendin pushtimit osman” (fq. 23).

Po ashtu, në memorandume të tjera shprehet edhe për rrezikun grek, i cili konsiderohet “komb armik”, i cili “që prej ditës së shpalljes së pavarësisë së tij, ia ka kushtuar të gjitha përpjekjet e tij përgatitjes së mjeteve për të pushtuar Epirin dhe për të greqizuar popullin shqiptar” (fq. 83).

Fakti se Lidhja Shqiptare e Prizrenit nga fundi i veprimtarisë së vet, me gjasë nën shtytjen e krahut serbofil e grekoman të infiltruar në të, u fut në luftë të armatosur kundër Perandorisë Osmane pati si rrjedhojë vetëm shkatërrimin e Lidhjes, por jo edhe të bindjes së përgjithshme të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare e të Rilindjes Kombëtare, se rreziku dhe armiku kryesor nuk ishte sunduesi osman-turk, por rreziku i fqinjëve sllavo-grekë. Kjo vërtetohet nga dokumentet e shumta që tregojnë programet dhe idetë e mëvonshme politike, ngjarje si Lidhja e Pejës dhe, në fund nga udhëheqësi i përgjithshëm i Kryengritjes së Përgjithshme Shqiptare antiosmane të vitit 1912, Hasan Prishtina, i cili ishte i autorizuar të flasë dhe të veprojë në emër të të gjitha trojeve etnike shqiptare dhe i cili edhe në vitin 1912 mbronte idenë se rreziku kryesor nuk janë osmanët, por fqinjët. Edhe Ismail Qemali, njeriu që shpalli pavaresinë e Shqipërisë nga Turqia, nuk e konsideronte atë rrezikun kryesor për Shqipërinë dhe, përballë rrezikut të fqinjëve nuk ishte për luftë të armatosur kundër Turqisë.

Ideja se Turqia është aleat i shqiptarëve ruhet dhe, edhe sot është pjesë përbërëse e mendimit nacionalist shqiptar, është e pasqyruar në programe të partive politike të orientimit nacionalist si dhe në shumë dokumente e forma të tjera.

Fragment i shkëputur nga libri “Skicë e mendimit politik shqiptar”, i autorit Hysamedin Feraj. (Fq. 158-165).

Përgatiti për publikim E.N.

Observer.al
 
kjo asht tipike dum baben, asht e papranueshme qe te shkelen me kembae mijra shqiptar qe jane vra ne kryengritje kunder osmaneve, jo sepse ishin me grekun apo me serbin, ato/ ne donim liri pavarsi...
 
Dakort jam me ty por realiteti eshte se shtetet e vogla nuk mund te ken kurr mevtesi dhe se jan dhe do jen perher te varura nga shtetet e medha. Shtetet e vogla perher kan qen satelite dhe vartes te superfuqive.

kush e tha kte? ok meqe e thua dhe une respektoj menimin tand, njerzimi asht zhvillu naparmjet perandorive te madha por qe kta jane kriju naparmjet kombeve te vogla, ama cdo perandori heret a vone shembet, dhe ay rrace qe ka qene kompakte jeton edhe pas shembjse se perandorise, ne kemi qene nen shume perandori dhe kemi mbijetuar, jo te gjitha rracat apo shtet e vogla qe thua ti ja kane dal, ne ja kemi dale, dhe pae mos te vazhdojme t’ia dalim edhe tani, fakti i fundit asht kosova ....
 
BETEJA E FUSHE KOSOVES 1389

ÇLIRIMI APO PUSHTIM PER SHQIPTARET?

“Arsyeja pse Serbët e qajnë humbjen e Betejës së Kosovës ne 1389?!

Kjo ishte Perandoria Serbe,1360 para ardhjes se Perandorise Osmane.

Shikoni principatat e kohës, asnjë gjurmë Arbërore,edhe principatat e Arbërit nën Pernadorin Serbe jo bizantit, siq kemi mësuar nëpër shkolla.

Kjo është arsyeja që Serbët e qajnë Betejën e humbur të Kosovës.(Zhbërjen e Perandorise).

Mbeten përralla thënjet se neve na u nda rruga nga Evropa.Neve do të na zhdukte dhe asimilonte Perandoria Serbe. Siç bëri me shumë fise arbërore.”

Ja nje Harte e mesjetes e sjellur nga profesor i Oxfordit Proff Sir Noel Malcom ne librin e tij "Kosova nje histori e Shkurter " botuar ne Londer ne 1998 , faqe 11...Sir Malcolm qe eshte dekoruar nga presidenti republikes Bujar Nishani per kontribut ne historine Shqiptare dhe qe eshte nje nga Akademiket Balkanolog me te njohur....

Shikoni territoret serbe/sllave para ardhjes se Perandorise Osmane.

Dhe na tregojne perralla dimri..se gjoja kishim Universitete para ardhjes se Perandorise Osmane.???...

Ne ishim specie ne zhdukje..Pra ardhja e perandorise osmane ishte shpetim per ne.

Huazuar
FB_IMG_1624270599157.jpg
 
Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back