Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Pengoni lëshimin e lëkurës pas dobësimit

Kresha

A pretty face can never trick me
STAFF
S-Mod
Regjistruar më
Mar 17, 2021
Mesazhe
33,166
1716460950173.png

Humbja e shpejtë e peshës trupore i ka edhe pasojat e veta të padëshiruara në formë të lëkurës së lëshuar dhe të tendosur

Ekzistojnë rekomandime se si t’i shmangni këto në masë të madhe, mirëpo duhet të jeni të disiplinuar dhe t’u përmbaheni rekomandimeve.


Pas humbjes së shpejtë të kilogramëve jo rrallë ndodh që lëkura të lëshohet apo të tendoset. Për të shmangur këtë në masën më të madhe të mundshme, është e domosdoshme që t’u përmbaheni këshillave dhe rekomandimeve të caktuara.

Proteinat

Mundësojnë ndërtimin e masës muskulore, prandaj trupi juaj do të jetë më i tendosur. Mishi pa yndyrë gjithashtu përmban kolagjen dhe nutrienë të tjerë të shumtë, të cilët lëkurës i japin elasticitet.

Pilingu mineral

Pilingu me kripëra minerale nxit qarkullimin dhe përtëritjen e lëkurës, e cila do të jetë më e shëndetshme dhe më elastike. Pilingu i mirë tri deri katër herë në javë mund “t’i bëjë çudira” lëkurës suaj, transmeton Telegrafi.


dfdfd-1.jpg


Vaji i bajameve

Është preparat për hidratimin dhe kurën e lëkurës i cili do t’i zbutë strijat. Vetëm një lugë e vogël vaj në ditë i qitur nëpër vendet kritike, do ta bëjë lëkurën tuaj më të butë dhe më të tendosur.

Hidratimi i rregullt

Lëkurë e shëndetshme është lëkura e hidratuar, sepse uji nxjerr toksina nga organizmi, gjë që shumë shpejt do t’i vëreni në tenin tuaj.

Ushqimi me zarzavate

Për t’i siguruar trupit të gjithë nutrienët e domosdoshëm, përpiquni që në ushqim të fusni artikuj të presuar dhe të hani sa më shumë perime të gjelbra. Lëkura juaj shpejt do të shkëlqejë. /Telegrafi/
 
Interesante keto keshilla,te gjithe e hasim kete problem kur trupi jon kalon ne ndryshime,shendoshje/dobesimi.
Ky pilingu ca ishte se nuk e kuptova?
 
Interesante keto keshilla,te gjithe e hasim kete problem kur trupi jon kalon ne ndryshime,shendoshje/dobesimi.
Ky pilingu ca ishte se nuk e kuptova?
Eshte Peeling, por si jem na shqiptaret, pilingu, e huazojme menjehere (Shume barbarizma).

Peeling ne anglisht- lekure, cipe, levozhge shqip
 
Eshte Peeling, por si jem na shqiptaret, pilingu, e huazojme menjehere (Shume barbarizma).

Peeling ne anglisht- lekure, cipe, levozhge shqip
Mire qe e vjedhim po as perkthim normal nuk dim te bejm
Flm
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.