Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Pena NeTeDy per muajin Shkurt

1. Zemër @No_Sens
Kur në breg të detit dole
Asnjë djali nuk i fole
Ca nga ty e ca nga deti
Në grykë fjala na mbeti

Plasën të gjithë nga inati
Me ty nuk u eci fati
Nga zilia, nga sikleti
Ty të puthi vetëm deti

Nga ato puthjet e tua
Dhe deti u ëmbëlsua
Që kur dole ti syndritur
Dhe deti s'është më i kripur

Në gjithë botën o moj zëmër
Ka vetëm një det të ëmbël
Ai që u puth me ty
Si njeriu me njeri



2. I Paepur @A2.
Kam një zjarr në zemër

Më ngacmon në vazhdimësi

E djeg shpirtin tim

Si cigarja vetminë

Kam tërheqje të fortë

S’e kuptoj fare

Shpirti më lëngon

Por mua s’më vjen marre

Kam pasion për të

E dua me gjithë zemër

Ajo është shpirti im

Dhe është e vetmja femër

S’dua asnjë tjetër

E dua vetëm një

Ajo më ushqen dashuri

E s’më lë në vetmi

Unë jam i paepur

Veç për dashuri të saj

Ndaj dhe e ndjej

Këtë dashuri si zjarr


3. Dashuria @djali
Data e dashuris sikur dashuria ndihet vetem sot.
Nji dit ler te shtiremi sic kemi ber ne mot.
Dashuria nuk eshte dicka qe sgjat 24 or .
Ajo zgjat cdo shekull cdo dit cdo or cdo sekond.
Vajzen qe do dua do perpiqem qe ti shmang kto drama.
Dashuria nuk eshte thiesht nji foto si neper reklama.
Nuk dua te hedh story as statuse ne facebook.
Por dua qe te kem nji dashuri private dhe jo nji trend ne kte bot.
Besoj se dashuria nuk eshte qe te thuash fjal nga filma dhe shprehje.
Por te nxjerresh fjal nga shpirti fjal qe dalin prej zemre.
Nuk besoj qe dashurija fitohet vetem me lek.
Por ne do jemi bashk ne cdo kriz dhe gritje ekonomike ne kte jet.
Po besove se dashuria duhet te festohet vetem sot ather ti do ndjesh dashurin nji her ne 365 dit.
Zgjidh partnere qe dashuria per ju te jet dicka natyrore kur te jeni bashk te ndihet kimia.
Dhe jo te ndjeni dashurin nji her ne vit sepse kshu e njeh historia



4. Ti do vish @Mignonne
Ti do vish i dashur,si s'do vish?
Ti e di qe gjithckaja ime te pret.
Une e di qe ti do vish,dhe si kaloresi i zi
Do kurosh boten time pa ngjyra,ti do vish!
Un do te kerkoj kudo dhe ne grumbullin e njerzve
Dhe kur te perplasem me zhgenjimin
Qe s'te gjej....ti do vish!
Dhe ateher kur te me mbysi trishtimi
Nje pas nje...ti do vish!
Ti do vish mbremjeve te heshtura
Aty ku denesa do rendoj mbi supet e mi
Leht do ma largosh dhimbjen
Me ledhatimin tend...ti do vish!
Une me ty kaperceva veten
Pas vetes jeten,dhe pas saj vdekjen
Ti duhet te vish!
Dhe ndoshta dhe si nje enderr e zbeht
Kembe zbathur ti do vish!
Aty ku terri im njeh vetem gjuhen
E drites se qirirît ne duart e tua
Ti do vish qoft dhe mbi pllaken
E ftoht trendafilin e zi ta vendosesh...
Ma ke premtuar un e di qe ti do vish.


5. Te gjithe ata qe humbisni, nuk jane humbje. @Liber8
Disa njerez afrohen tek ju vetem per t'larguar driten nga jeta juaj dhe per t'ju shtyre ne nje humnere te erresires se plote. Ju nuk mund te qani vazhdimisht per te njejten gje. Nese ekziston dikush qe mund te kujdeset vertet per zemren tuaj te brishte, jeni ju.

Te jesh i lidhur me dike qe nuk kujdeset vertet per ty dhe dashurine tende, eshte e tmnerrshme. Njerez te tille cdohere do te kete, te cilet lejne pas asgje tjeter pervec ca ndjenjave te mbetura dhe besimit qe keni investuar tek ata.

Ne menyre qe te ecni perpara ne jete, duhet te mesoni te hiqni dore nga gjerat qe ju lendojne. Bota shpesh here eshte nje vend egoist per te jetuar. T'i falesh dikujt dashuri, ndjenja te verteta dhe emocione te pastra, nuk eshte kurre e mjaftueshme. Perkundrazi, ne shumicen e rasteve, do te fajesojne ty qe i deshte aq shume.

Dashuria nuk eshte gjithmone e bukur metaforikisht sic e pershkruajne poetet. Ajo sjell nje bagazh dhimbjesh, vuajtjesh, nete pa gjume, dite te shqetesuara dhe arsye pse njeriu nuk duhet te dashurohet me kurre.

Nese ndiheni i vetmuar ne netet e erreta, merrni fryme thelle dhe ndjehuni krenare per veten qe keni arritur deri ketu.
Mbani mend, ju meritoni te jeni te lumtur, duke mos qare nga mendimi se nuk jeni mjaftueshem i mire per ta apo per dike tjeter.


6. Çfarë je @The_Joker
A je ti nje engjell a je djall?
A je ti hena apo diell?
Sot po ndriçon si kurre me pare.
Me veshtrimin akull pranveren me risjell.

Buzeqeshja jote me rremben lirine,
Pa meshire shpirtin ma pushtove.
Moj shtojzovalle ma vodhe dashurine,
Toka takoi qiellin puthjen kur ma dhurove.

Kaçurrele bukur po me dukesh si nje zane,
Me lejo te jem hija jote qe te ndjek pergjithmon.
Te shetisim ne gjithe boten ane e mbane,
Fluturojme pa u ndalur ne qiellin qe duket se nuk mbaron.

Dhe pse buza jote djeg furishem si zjarri,
Do i puthja pa as me te voglin hezitim.
Pasionin sdo mundet te na i ndali as janari,
Si llava vullkanin e pushtove shpirtin tim.

Eja me mua ta fal une ty detin e dashurise ,
Eja behu lulja ime ne cdo pranvere.
Eja me mua o rimesherimi i perendise se bukurise,
Sepse gjithe trishtimin ne lumturi ma riktheve.


7. Dashuria jon. @Klodii
Te them te dua por ti ende se beson
Te them je yll qe zemren ma ndricon
Te them qe je engjell po ti qellin po shikon
Te them se zemra ime vec per ty po enderon
Te them qe zemren time ty ta dhuroj qe ti kesh dy zemra kur te kesh nevoj
Te them se jeten time pa ty smund ta imagjinoj
Te them te dua dhe kurr sdo e mohoj
Te them se ti je per mua dhe une per ty do jetoj
Them se je gjithcka per mua dhe ti ende se beson
Te them te dua dhe gjith bota ta lexoj se te dua me gjith zemer dhe tjeter zemer sdashuroj .


8. Ndjej Mall @Happiness
Na njohu jeta, ndoshta dhe fati
Dhe Zoti te solli, pa më pyetur
U bë kaq kohë dhe akoma nuk e di
Si vij tek ty edhe pa më pritur

Por ti di mirë, të vjedhësh një zemër
Ashtu sikur bëre, me zemrën time
U bë kaq kohë dhe akoma pyes
Si munde, të bëhesh jeta ime...?

Sot ndjej mall dhe e di përse
Se është dita, që të pashë në sy
Natën vonë, më prit se do vij
Si një ëndërr, të qëndroj me ty!
 
Editimi i fundit:
Votova 6-shtën.
Ishte për një kaçurrelse?

E di që s'është për mua?

Sens kujt ja dedikove??

E mori votën për rregullsinë, rimën, figurat letrare, korektësinë.

Suksese të gjithëve?
 
Votova 6-shtën.
Ishte për një kaçurrelse?

E di që s'është për mua?

Sens kujt ja dedikove??

E mori votën për rregullsinë, rimën, figurat letrare, korektësinë.

Suksese të gjithëve?
Spo e shoh vepren time te artit
 
Shume te bukura te gjitha krijimet
Sukse te gjithve.
 
Them 1 meqense nuk votoj dot veten time ?..
Po do i lexoj e njehere me qetesi..
Ps..Hera ate titullin e paske nditur ??
 
Tani qe i lexova tamam e kjo drama e 4res eshte e bukur uroj mos ta kete shkruar ajo qe mendoj une se e kam inat ?
 
1- Ky duhet te jete i cmendur qe merr pjese ne nje konkurs poezie me teme dashurie, me nje shkrim te tille
Flet per nje femer qe sja var kujt, ja var vetem detit.
Ku eshte dashuria ketu? Ah e paskan marre dallget...
me duket dicka e thjeshte dhe modeste
Nuk ka lidhje me dashurine ne fakt
Ose behet fjale per ndonje sirene qe puthet me detin
Shpreh vlersim dhe pershkrim me shume

2- Mbizoterojne disa krahasime qe e shprehin bukur ndjenjen, ka fjale te zgjedhura por here pas here prishet rregulli, struktura dhe rima e vargut

3- me duket si ese argumentuese, disa plane per dashurine
Ka fraza te bukura te zgjedhura mire dhe qe shprehin vertetesi

4- E shkruar bukur, ka emocion brenda, ka ndjenje, ka dhe pritje
Me duket paksa dramatic lover
Nese do i kishte ardhur i dashuri do ja jepja me kenaqesi voten
Meqe ai te ka premtuar ardhjen ta premtoj e une voten kur te vij ??

5- Me pelqen, e shkruar bukur por nuk i permbahet temes
Sepse ka shume keshilla brenda
Flet per largime ndarje
Per momente te erreta
Me duket sikur e ka shkruar nje psikoterapiste e zonja
Ne nje muaj tjeter do e votoja pa hezituar

6- Ky se di akoma ca eshte ?? (shaka kjo)
Fjale shume te zgjedhura
Mbushur plot me figura letrare
Krahasime e metafora shume te bukura
Nuk po e votoj sepse sme pelqen struktura per disa arsye
Kur i dedikohesh dashurise smund pyesesh nese eshte djall
Ne nje varg thuhet se nga puthja u Toka takoi Qiellin ????
Ne vargjet e tjera kundershtohet ky veprim
Ne disa pjese duket sikur merret leje, dmth shprehet ne forme kerkese me shume se ndjesi shpirterore
Gjithesesi eshte nje perle fjalesh te zgjedhura me kujdes

7- Duket sikur po i shprehet dashuria nje te shurdheri, si nje situate biseduese ne kafe
Ti i thua te dua ai sbeson (shejtani)
Ti i thua te dua ai sheh qiellin, ca kohe sot, pa shiko paska ardhur dallendyshja e pare ndihet aroma pranverore

Se di pse po ta jap voten, ndoshta prej asaj zemres unike qe sheh endrra ??
Prej sakrifices qe ti dhurosh zemren tende e ai te mbaje dy e ti pa te fare
Njs po votoj 7 sepse ...
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back