Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Paulo Coelho

Hera

Έτερος εγώ
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
47,650
Është një ndër autorët më të lexuar në të gjithë botën. Ai është një ndër fituesit e çmimeve më të mëdha ku një ndër këto është "Kristal Awords" i dhënë nga forumi "World Economic".




* “Kur më pak e presim, jeta na vendos përballë sfidave të caktuara për të testuar kurajon dhe dëshirën tonëpër ndryshim. Në momente të tilla është e pamundur të mendosh se nuk ka ndodhur asgjë, apo të pranosh se nuk je i gatshëm t’ia dalësh mbanë. Sfidat nuk presin. Jeta nuk sheh pas. Një javë është një kohë më se e mjaftueshme për ne, për të vendosur nëse do e pranojmë apo jo fatin tonë”.

* “Mos e ndiej asnjëherë detyrim t’u japësh sqarime apo shpjegime të tjerëve. Miqtë e tu nuk kanë nevojët’i dëgjojnë, kurse armiqtë e tu nuk do të kuptojnë gjithsesi”.

* “Sigurisht që në jetë ka dhimbje dhe beteja. Askush nuk mund t’i shmangë ato. Por është më mirë tëhumbasësh në beteja teksa përpiqesh të realizosh ëndrrat e tua, se sa të mposhtesh pa e kuptuar se për çfarë po lufton”.

* “Kur dikush del nga jeta jonë, kjo ndodh sepse dikush tjetër është duke hyrë”.
“Mbylli disa dyer sot. Jo për krenari, mungesë kapaciteti, apo arrogancë, por thjesht sepse nuk të çojnë nëasnjë vend”.

* “Është e rëndësishme të kuptohet kur diçka ka arritur fundin. Rrathë dhe porta që mbyllen, kapituj tëmbyllur, apo si do që t’i quajmë. Ajo që ka rëndësi, është të lëmë në të shkuarën ato fasa të jetës që janëmbyllur tashmë”.
“Në botë ka persona që më kuptojnë dhe persona që nuk më kuptojnë. Për këta të fundit, zgjedh thjesht qëtë torturohen duke u munduar të fitojnë simpatinë time”.

* “Të gjithë mendojnë se qëllimi kryesor i jetës është ai i të ndjekurit të një plani. Por askush nuk pyet nëse ai plan është krijuar prej tyre, apo është ndërtuar nga dikush tjetër. Mbledhin eksperienca, kujtime, gjëra, ide të ndryshme dhe gjithçka bëhet e tepërt për t’u menaxhuar. Dhe kjo është arsyeja pse përfundojnëduke harruar endrrat e tyre”.

* “Kur nuk kisha më asgjë për të humbur, kam fituar gjithçka. Kur më kanë poshtëruar, ndërkohë që ecja përpara, kam kuptuar se isha i lirë të zgjidhja fatin tim”.

* “Një tragjedi mban me vete një ndryshim radikal në jetën tonë, një ndryshim të lidhur me të njëjtin shkak, humbjen. Kur përballemi me një humbje, është e kotë të kërkosh të rekuperosh çfarë ka ekzistuar. E mira është të shfrytëzojmë hapësirën që hapet para nesh dhe ta mbushim me diçka të re”.
 

“Loja e perëndive”,​


Ato hedhin zaret,
por nuk pyesin nëse duam të marrim pjesë në lojë.
Nuk duan t’ia dinë nëse ke lënë një burrë,
një shtëpi, një punë, një karrierë, një ëndërr.

Perënditë nuk duan t’ia dinë për faktin se ti do një jetë

ku çdo gjë të jetë në vendin e duhur,
ku çdo dëshirë mund të arrihet me punë dhe këmbëngulje.

Perënditë nuk i kushtojnë rëndësi planeve dhe shpresave tona.
Në një vend të universit, ato hedhin zaret,
dhe rastësisht të zgjedhin ty…

Nga ai moment e më vonë,
të humbasësh apo të humbësh është çështje mundësish.

Perënditë hedhin zaret dhe lirojnë dashurinë nga kafazi i saj.

Kjo forcë mund të krijojë ose shkatërrojë,
në varësi të drejtimit, nga i cili fryn era
në momentin kur lirohet nga burgu i saj.

Dashuria mund të na shpjerë në ferr ose në parajsë,
gjithsesi na çdo gjithmonë në një vend.

Është e rëndësishme ta pranosh gjithsesi,
sepse ajo ushqen ekzistencën tonë.

Nëse nuk e pranojmë,
do të vdesim urie duke parë degët e pemës së jetës plot me fruta:
nuk do të kemi guximin të zgjasim dorën dhe t’i mbledhim.

Është e rëndësishme ta kërkojmë dashurinë atje ku ndodhet,
edhe pse mund të duhen orë, ditë, javë zhgënjimi dhe trishtimi.

Sepse në momentin kur nisemi në kërkim të dashurisë,
edhe dashuria lëviz për të na ardhur pranë.

Dhe na shpëton.
Dhe në dashuri nuk ka rregulla.

Mund të përpiqmi të ndjekim manuale,
të kontrollojmë zemrën,
të krijojmë strategji për sjelljen tonë,
por të gjitha janë të parëndësishme.

Vendos zemra dhe ku ajo vendos, vetëm ai vendim ka rëndësi…
 
“Vlerësoje veten”

“Vlerësoje veten për atë që je, sepse ti je dashuri
Nga ato dashuri që i kërkon në çdo gjë e në çdo vend.

Mirëprite atë që je, sepse ti je ai që kërkon të jesh
ai që do të jesh, ti je jeta që krijon jetën tënde.

Pranoje veten, dashuri e dashurisë tënde,
sepse ti je ai që ke gjithmonë nevojë të jesh.

Buzëqeshi dashurisë që dhuron
sepse ti je ajo lloj dashurie që kërkon në çdo vend, paqe e shqisave të tua”.



“Ka kohë për gjithçka”

“Ka kohë për të lindur dhe kohë për të vdekur.
Ka kohë për të mbjellë dhe kohë për të korrur.
Ka kohë për të vrarë dhe kohë për të shëruar.
Ka kohë për të shkatërruar dhe kohë për të ndërtuar.
Ka kohë për të qarë dhe kohë për të qeshur.
Ka kohë për t’u ankuar dhe kohë për të vallëzuar.
Ka kohë për të përzierë gurët dhe kohë për t’i mbledhur ata.
Ka kohë për t’u përqafuar dhe kohë për t’u ndarë.
Ka kohë për të kërkuar dhe kohë për të humbur.
Ka kohë për të ruajtur dhe kohë për të flakur tutje.
Ka kohë për të heshtur dhe kohë për të folur.
Ka kohë për të dashur dhe kohë për të urryer.
Ka kohë për luftë dhe kohë për paqe…”.
 
paulo coelho


Nga Paulo Coelho

Djaloshi e shtyu atë natë pa pikë gjumi. Dy orë përpara se të gdhihej zgjoi njërin nga djemtë që flinin me të në çadër dhe iu lut që t’i rrëfente se ku banonte Fatima.
Si ranë në ujdi u nisën tok. Me të mbërritur, djaloshi i dha si shpërblim për nderin që i bëri disa të holla, sa për të blerë një dele.

Pastaj iu lut që të gjente se ku flinte Fatima, si edhe të shkonte e ta zgjonte duke i thënë se ai po e priste.

Arabi i kreu punët për bukuri, dhe si shpërblim mori prapë të holla për një tjetër dele.​

“Tani, na lër vetëm,” iu lut arabit, i cili u kthye në çadrën e tij tërë qejf që kishte pasur fatin të ndihmonte Këshilltarin e Oazit: veç kësaj ndjehej i lumtur se s’i doli keq, pasi me të hollat mund të blinte ndonje dele.

Fatima u dha tek hyrja e çadrës. Pastaj të dy morën për nga palmat. Djaloshi e dinte se kjo ishte në kundërshtim me Zakonin, por në një rast të tillë nuk kishte pse ta vriste mendjen.
“Unë po nisem,” i tha. “Por do të kthehem përsëri. Unë të dua sepse…
“Të lutem mos fol!” e ndërpreu Fatima. “Dashuria është dashuri. Kjo është e vetmja arsye që njerëzit duhen.”

Por djaloshi nuk e la me aq: “Unë të dua sepse kam parë një ëndërr, se pastaj takova një mbret, sepse ca më vonë shita qelqurina, dhe se kapërceva shkretëtirën në kohën kur fiset i shpallën luftë njëri-tjetrit, dhe se më pas shkova pranë një hauzi, për të pyetur se ku banonte Alkimisti. Unë të dua sepse gjithësia u përpoq deri sa të arrija tek ti.”
Dhe sakaq u përqafuan. Ishte e para herë që trupat e tyre preknin njëri-tjetrin.
“Mos u mërzit, unë do të kthehem,” përsëriti djaloshi.

“Më parë e shihja me dëshirë shkretëtirën,” iu përgjigj Fatima. “Ndërsa tani do ta shikoj duke mbajtur shpresë.
Mbaj në mend se edhe im atë u nis, por u kthye për nënën time. E sa herë që nisej, përsëri kthehej.”

Më pas nuk folën më. Zunë të shëtisnin për pak kohë nëpër pyllin e palmave, pastaj djaloshi e përcolli deri tek hyrja e çadrës.
“Do të shohësh kur të kthehem tamam si yt atë,” i tha.
Vuri re se sytë e Fatimës ishin lagur nga lotët.
“E ç’ke që qan?”
“Unë jam grua shkretëtire,” tha ajo dhe zuri fytyrën me duar. “Por fundja, grua jam.”

(Shkëputur nga romani “Alkimisti” i Paulo Coelho)
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.