- Regjistruar më
- Dhjetor 6, 2024
- Mesazhe
- 179
- Pëlqime
- 136
Ke provuar ndonjëherë të shohësh forma në qiell ose të shohësh një fytyrë të djegur në bukë të thekur? Pareidolia është një fenomen psikologjik që i bën njerëzit të shohin modele në stimuj të rastësishëm. Nga kjo shpesh njerëzit i japin objekteve karakteristika njerëzore. Zakonisht njerëzit shohin fytyra në
objekte ku në të vërtetë nuk ka një të tillë. Psikologët argumentojnë se fenomeni i Pareidolias ka qenë i favorshëm për paraardhësit tanë. Psikologët kanë argumentuar se Pareidolia i ka ndihmuar ata të mbijetojnë për këto arsye :
Shpesh hipotezohet se njerëzit që janë fetar ose besojnë në gjëra të mbinatyrshme janë më të prirur ndaj Pareidolias. Shikoni fotot për më tepër
Burimi : https://www.lenstore.co.uk/

- Foshnjat kanë më shumë gjasa të përfitojnë kujdesje nëse përjetojnë Pareidolia: astronomi Carl Sagan teorizon se; foshnjat një milion vite më parë që nuk ishin në gjendje të dallonin një fytyrë buzëqeshnin më pak dhe kishin më pak gjasa të fitonin zemrat e prindërve të tyre dhe më pak përparonin. Prandaj mund të argumentohet se pareidolia ka kaluar brez pas brezi për mbijetesë.
- Mbrojtja nga grabitqarët: ka qenë më e sigurt për paraardhësit (nga të cilët evoluam) që të supozonin se shikonin fytyra dhe kur nuk ekzistonte asnjë.
Shpesh hipotezohet se njerëzit që janë fetar ose besojnë në gjëra të mbinatyrshme janë më të prirur ndaj Pareidolias. Shikoni fotot për më tepër
Burimi : https://www.lenstore.co.uk/