Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Parashqevi Simaku !!1

Niko

Kontributor
Regjistruar më
Shkurt 23, 2020
Mesazhe
27,472
Pëlqime
18,749
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Kam disa dite qe lexoj e shof neper portale te ndryshme qe shof shume foto postime opinione ne lidhje me Diven shqiptare kengetaren e adhuruar nga shqiptaret ne vitet 80 e cila kishte emigruar ne USA dhe endrra e saj u permbys qekur u divorcua nga bashkeshorti dhe humbi dhe kujdestarine e djalit te vetem qe kishte .THuhet se Diva kaloi ne gjendje mendore te keqe duke u braktisur nga jeta dhe duke u katandisur te kerkoje lemoshe per rruget e new york deri sa nje dite u zbulua nganje kanal amerikan dhe me pas ky lajm mori permasa te medha , me pas nje bisnesmen shqiptaro amerikan ELTON ILIRJANI e gjeti e mori e strehoi ne nje shpi te mire brenda ne manhatan .Mua me beri pershtypje gjesti i ktij personi qe u gjunjezua para ish kengetares duke treguar nivelin e tij humanitar kulturor fisnik dhe njerezor
Un do te pysja si e komentoni ju veprimin e ktij njeriu? dhe me cfare syri e shikoni?
 
Urime per temen.
Pavarsisht se perflitet se qellimi i Elton Iliriani eshte thjesht per pak me teper fame,une do ta perkufizoja si nje xhest njerzor dhe shume human te gjithe ndihmesen e tij kundrejt Parashqevis dhe mbi te gjitha perulja e tij kundrejt nje ikone te shquar si ajo tregon vetem karakter dhe perulsi per faktin e vetem se ajo ka qen nje dive dhe divat edhe gjunjezohen.
 
Editimi i fundit:
Sot ç'do gjë bëhet për protagonizëm dhe për rrjete sociale.

Më vjen keq për Parashqevinë dhe për rrjedhën që mori jeta e saj dhe jam falenderues ndaj njerëzve që e ndihmojnë, ashtu siç do të gëzohesha për çdo grua të pastrehë nëse do të ndihmohej, aq më shumë kur është në moshë të thyer dhe që është pa ndihmë.

Parashqevija ka nevojë për përkujdesje të specializuar sepse nuk është në gjendje të jetë autonome, nga fjalët që thotë duket sikur nuk është e ndërgjegjshme për gjërat që flet dhe mendimet janë të shkëputura, pa logjikë.

Ajo është një divë nga e cila të gjithë shqiptarët e atij brezi kanë kujtime të paharrueshme dhe zëri e imazhi i saj na shfaqen e na kumbojnë në kokë menjëherë sa ia përmendim emrin.

Është ndër këngëtaret që kanë shkruajtur historinë, është e rrallë dhe unike. Ka qenë gjeniale që të arrinte të këndonte në perfeksion edhe muzikë të lehtë edhe popullore. Ja prandaj ndihma për të më gëzon dhe më ngroh shpirtin ta shoh të lumtur. Le t'i kthejë Shqipëria diçka për sa kohë jeton, sepse ajo ka dhënë shumë.
 
Elton Ilirjani u tregua me njerzor se cdo kush tjeter qe nisen te bejn Bla Bla neper portale. Nje BRAVO te madhe per Eltonin.
Parashqevi Simaku nje zonje edhe nje ARSTISTE shum e embel!
STOP paragjykimeve!!
 
Desha të shtoja vetëm që para se ta nxirrte rastësisht televizioni amerikan, nuk e kujtonte njeri Parashqevinë dhe as pyeste njeri se si ishte.

E kishin braktisur kushedi sa vite nëpër rrugë.

Por pasi u transmetua rubrika për një grua të pastrehë, atëherë u turrën të gjithë të marrin pak famë prej Parashqevisë sepse atë e njeh dhe e do shumë populli.

Apo nuk po flas realitetin ?
 
Desha të shtoja vetëm që para se ta nxirrte rastësisht televizioni amerikan, nuk e kujtonte njeri Parashqevinë dhe as pyeste njeri se si ishte.

E kishin braktisur kushedi sa vite nëpër rrugë.

Por pasi u transmetua rubrika për një grua të pastrehë, atëherë u turrën të gjithë të marrin pak famë prej Parashqevisë sepse atë e njeh dhe e do shumë populli.

Apo nuk po flas realitetin ?

Ti po flet një të vërtetë që shpesh përsëritet në shoqëri: njerëzit, mediat dhe institucionet priren të reagojnë vetëm kur diçka bëhet e dukshme apo "sensacionale".
Parashqevia, si shumë të tjerë që janë lënë në harresë dhe përbuzje, nuk ishte askush deri në momentin që u kthye në një temë për audiencë dhe spektakël. Askush nuk pyeti për të më parë, askush nuk i dha dorën kur ajo ishte e padukshme, por kur u bë "e famshme" nëpërmjet ekranit, atëherë të gjithë u kujtuan për të. Kjo është një ironi e hidhur e realitetit tonë: jo domosdoshmërisht të duan, por duan të përfitojnë nga historia jote. Fjalët tua flasin një realitet të trishtë: shumë herë, nuk është empatia që e lëviz shoqërinë, por interesat personale dhe efektet që një histori mund të ketë për ta. Trishtimi i vërtetë qëndron tek fakti se, kur reflektorët të largohen, Parashqevia mund të mbetet sërish aty ku ishte – e vetmuar dhe e harruar.
 
Ti po flet një të vërtetë që shpesh përsëritet në shoqëri: njerëzit, mediat dhe institucionet priren të reagojnë vetëm kur diçka bëhet e dukshme apo "sensacionale".
Parashqevia, si shumë të tjerë që janë lënë në harresë dhe përbuzje, nuk ishte askush deri në momentin që u kthye në një temë për audiencë dhe spektakël. Askush nuk pyeti për të më parë, askush nuk i dha dorën kur ajo ishte e padukshme, por kur u bë "e famshme" nëpërmjet ekranit, atëherë të gjithë u kujtuan për të. Kjo është një ironi e hidhur e realitetit tonë: jo domosdoshmërisht të duan, por duan të përfitojnë nga historia jote. Fjalët tua flasin një realitet të trishtë: shumë herë, nuk është empatia që e lëviz shoqërinë, por interesat personale dhe efektet që një histori mund të ketë për ta. Trishtimi i vërtetë qëndron tek fakti se, kur reflektorët të largohen, Parashqevia mund të mbetet sërish aty ku ishte – e vetmuar dhe e harruar.
Objektivizmi dhe ftohtësia e logjikës tënde është e jashtëzakonshme.
As unë nuk e kisha menduar kaq në detaje ngaqë mendoja i përfshirë nga emocionet e gëzimit që tani ajo u shpëtua nga situata e rrugës.
Por është e vërtetë, ajo është ende në rrezik nëse vëmendje largohet prej saj dhe siç thashë ajo ka nevojë për njerëz që ta shoqërojnë, nuk është e zonja e vetes, do ndihmë të përhershme.
Shpresoj shumë që të jetojë e sigurtë dhe e qetë deri sa të ketë jetë. Uroj që të ketë edhe djalin pranë se askush nuk të bëhet më i dashur se gjaku yt.
 
Objektivizmi dhe ftohtësia e logjikës tënde është e jashtëzakonshme.
As unë nuk e kisha menduar kaq në detaje ngaqë mendoja i përfshirë nga emocionet e gëzimit që tani ajo u shpëtua nga situata e rrugës.
Por është e vërtetë, ajo është ende në rrezik nëse vëmendje largohet prej saj dhe siç thashë ajo ka nevojë përr njerëz që ta ndihmojnë, nuk është e zonja e vetes, do ndihmë të përhershme me shoqërues.
Shpresoj shumë që të jetojë e sigurtë dhe e qetë deri sa të ketë jetë. Uroj që të ketë edhe djalin pranë se askush nuk të bëhet më i dashur se gjaku yt.

Shpresoj që Parashqevia dhe të gjithë ata që kalojnë sfida të ngjashme të kenë mundësinë të gjejnë siguri, dashuri dhe kujdesin që meritojnë dhe të jetojnë të qetë dhe të lumtur
 

Parashqevia na tregoi se ku ka përfunduar media dhe jo Parashqevia​


17 Dhjetor 2024, 10:55 BlogTEMA


Nga Mentor Kikia

Unë i përkas asaj gjenerate, kur në shkollë të mesme ndaheshim në adhurues të Parashqevi Simakut dhe Nertila Kokës. Unë bëja pjesë tek “grupi i Parashqevisë”. Pas ’90-ës, Parashqevia dhe Nertila ndoqën jetën e tyre, duke mos qenë më prezent në skenën e këngës, ndërsa ne mund të adhuronim edhe këngëtarë e grupe të huaja…

Por, së fundmi, Parashqevia na u rikthye “dhunshëm” në vëmendje, jo me artin e asaj por me jetën e saj dhe, jo me dëshirën e saj por me imponimin e të tjerëve.


U bënë të gjitha bashkë: Kurioziteti për këngëtaren që shumëkush e kishte në memorie me sharmin dhe talentin e saj, dëshira e pastër e shume shqiptareve për ta ndihmuar me zemër e shpirt, media online e etur për klikime me titujt “joshës”, mëshira publike për “yllin që kishte përfunduar rrugëve duke lypur”, ironia, bullizimi, adhurimi, humori i zi… Nuk mungonin në këtë parashqevimani as tituj lajmesh të tipit: “Shikoni se ku ka degraduar këngëtarja e famshme Parashqevi Simaku”, “Parashqevia lyp rrugëve”….

U nxorrën nga sepetet e arkivit intevista e shkrime, me rrëfime dhe aludime të kolegëve për dashnorët e Parashqevisë…

Në fakt, çfarë i ka ndodhur Parashqevisë?

I ka ndodhur ajo që mund ti ndoshë gjithkujt!

Ajo iku në Amerikë me një ëndërr, por ëndërrat jo gjithmonë realizohen. Jeta i mori jo për mirë dhe ajo vendosi, apo iu dorëzua jetës, dhe e jetoi atë siç mundi, ku mundi, me çfarë mundi dhe pa i rënë kujt më qafë, në asnjë lloj forme. Ne këtu dinim që Parashqevia është në SHBA dhe nuk po bën jetë arti. Kaq, të tjerat nuk kishin interes publik.

Nuk di të them nëse rikthimi i saj në vemendjen publike kaq vrullshëm ishte një “skenar konspirativ” PR-i, ishte një dëshirë për ta ndihmuar pastërtisht dhe vërtet(por që doli jashtë kontrollit), apo thjeshtë një mjet për të bërë “lajm” dhe marrë klikime, siç rëndom përdoret çdo gjë sot nga rrjeti… Por reagimi që prodhoi ishte vërtet i jashtëzakonshëm, në përmasat e një fenomeni social. Kishte nje solidaritet te jashtezakonshem, vertet, por mania për të rishpërndarë videon që tregonte se “ku kishte përfunduar Parashqevia” u shndërrua në një lloj dhune verbale. Edhë ata që e mëshironin, mëshirën e shprehnin publikisht shoqëruar me videon e pamëshirshme. Ishte si ti kërkosh falje dikujt pse i ke publikuar një foto të padëshiruar, dhe tekstin e faljes ta shoqërosh me të njëjtën foto.

Por në mesin e kësaj zallamahie online, kur shumëkush mund të ketë parë “imazhin e shëmtuar të një shoqërie”, unë pashë një shoqëri që qëndronte më lart se një pushtet, siç është media. Etja për audiencë(klikime) dëshmoi se nuk njeh as parime, as kod etike, as mëshirë.

Në mesin e turmave që garonin të merrnin pjesë në këtë kuvendim të llahtarshëm për jetën e një njeriu, pa pyetur fare për atë, pashë njerëz të ndershëm që evokuan kohët e arta të këngëtares. Rikthyen këngët e saj si një kundërpeshë ndaj “diskreditimit” publik që po i bëhej. Parë në këtë këndvështrim, ishte një fenomen për tu analizuar nga specialistët e komunikimit publik.

Jeta të vë para sprovave. Mund të detyrohesh të shesësh shtëpinë, nëse ta lyp nevoja. Mund te jesh “dikush” sot dhe detyrohesh nesër të punosh edhe “punë të rëndomta”, edhe pse unë mendoj se punë të rondomtë nuk ka. Nëse jeta të vë për poshtë, të tjetërson, ajo nuk ka mëshirë. Por ajo nuk ta merr as emrin e mirë, as faqen e as integritetin. Ai që është i varfër nuk është pa dinjitet.

Dhe këtu, më shumë se sa fati i keq, ai që ta vë shkelmin në fyt, është ai që gajaset me fatin tënd. Ai që thotë: Ja si ka përfunduar!

Ai që ta zë frymën, është ai që salçiçet e ndihmës që të jep, më parë ti var në qafë dhe të filmon, për tia hedhur videot turmës së uritur të mediave.

Kjo histeri tregoi se edhe fatkeqësinë duhet ta ruash për vete, pasi edhe vdekja e dikujt shërben si ushqim për dikë tjetër.

Ndërsa, sa për Parashqevinë, ajo e fitoi “debatin”, pasi këngët e saj u rikthyen sërish në vëmendje, për të na kujtuar madhështinë e saj si këngëtare dhe për të na treguar se ne nuk i detyrohemi mëshirë Parashqevisë, por i detyrohemi ta paguajmë për këngët që ka kënduar e kënaqësinë që na ka dhuruat(sipas të drejtës së autorit, meqë jemi në ekonomi tregu).
 
Gjithcka shkon pertej asaj qe dukshem media na qas.
Pyetja qe shume po bejne "Perse tani' . Rasti i saj ka vite qe bertitet , dhe askush nuk denjoi te reagonte qofte dhe me nje shkrim. Perse tani? Te shfrytzosh imazhin e nje ikone te humbur ne endrren e saj , me duket nje abuzim i dyte .
Gjithcka eshte MARKETING.
E frikshme.
Dhe kur te arrihet qellimi , AJO DO PERPLASET SERISH PERBALL NJE STACIONI DUKE PRITUR FEMIJEN E SAJ.
PARASHQEVINE e kujtuan serish ,per interesa personale , kur mbas 3 ditesh (cudia me e madhe 3 dite zgjat) do perplaset serish aty ku e gjeten....
 
Mbase nga te paktet qe e dinte se do paragjykohej por nuk ndaloi te tregoje miresi e njerezi.
 
Mbase nga te paktet qe e dinte se do paragjykohej por nuk ndaloi te tregoje miresi e njerezi.
Ajo ka shpirtin e bardhë por bekim për të është edhe që nuk e kupton shumë realitetin se çfarë ndodh.
Nuk i kupton qëllimet e njerëzve, është si fëmijë, ka probleme psikologjike.
 
Ajo ka shpirtin e bardhë por bekim për të është edhe që nuk e kupton shumë realitetin se çfarë ndodh.
Nuk i kupton qëllimet e njerëzve, është si fëmijë, ka probleme psikologjike.
E vertete e trishtueshme. Me shum ndjeja keqardhje per te se sa falenderim per ata qe e ekspozonin ne emer te bamiresise.
 
E vertete e trishtueshme. Me shum ndjeja keqardhje per te se sa falenderim per ata qe e ekspozonin ne emer te bamiresise.
Unë dua të ndihmohet por me dinjitet, në mënyrë institucionale madje shteti shqiptar mos t'ia linte fatin e saj në dorë personazheve të medias por t'i lidhte pension special.

Hapi ky që e takoi edhe një gofundme tani https://www.gofundme.com/f/parashqevi-simaku-nolfe
 
Sa paskeni shkruar per parashqevin mer sa spaskeni pertuar edhe te dashurve tuaj si shkruani kaq shum 😋
Parashqevia kshu deshi kshu beri ✌️
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back