Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Paragrafe nga librat..

Me vone, kur Shvejku tregonte per kohen qe kishte kaluar ne cmendine, e levdonte shume jeten qe behej atje:
- Me te vertete cuditem se perse zemerohen te cmendurit kur i mbajne te mbyllur atje. Njeriu ne cmendine mund te zvarritet lakuriq mbi dysheme, mund te ulerije si cakall, **** edhe mund te kafshoj. Sikur t'i bente njeriu keto ne shetitjen e mbremjes, te gjithe do te habiteshin. Kurse atje nje gje e tille eshte krejt e zakonshme. Atje ka nje liri te atille qe socialistet s'e kane pare as ne enderr... Atje nganjehere tregonin perralla, pastaj ziheshin me grushte, kur perfundonte keq historia e ndonje princeshe. Me i eger ishte nje zoteri qe thoshte se ishte vellimi i gjashtembedhjete i fjalorit shkencor te Otos.
Ne cmendine mund te therrisni, te ulerini, te kendoni, te rrokulliseni, te ecni me te katra, te kerceni me nje kembe, te vraponi perreth, te vallezoni, te hidheni, te qendroni tere diten ne bisht dhe te hipni mbi mure. Askush s'do t'ju afrohet qe t'ju thote: "Kete gje s'duhet ta beni. Kjo zoteri, s'ju ka hije, te keni turp, ama qenkeni edhe njeri me kulture". Por, ne te vertet atje ka edhe te cmendur te urte. Bie fjala, ishte atje nje shpikes i njohur i cilir pareshtur kruante hundet dhe nje here ne dit thoshte: "Tani sapo zbulova elektricitetin.

JAROSLLAV HASHEK.
 
-…apo ke ngrënë?
-jo, jo akoma. Po të prisja ty.
-Por nuk duhet të më presësh. Kurrë. Është e tmerrshme të duhet të presësh.
Ajo tundi kokën
-Ti Robby, këto gjëra nuk i kupton. E tmerrshme është të mos kesh askënd për të pritur.

Remark – “Tre shokë”
 
"Frika lind frikë. Forca lind forcë. E urdhërova veten të lindte forcë. Dhe në fakt, nuk kaloi shumë kohë përpara se të mos ndieja më frikë.”
.
Cit. nga "Shpirt i egër"
 
Askush nuk e përkrah femrën,
as brenda të së njëjtës gjini.
Paragjykojnë dhe paragjykohen mizorisht nga ambienti,
turpërohen dhe nuk flasin.
Mbajnë në shpirt drama të parrëfyera, që i torturojnë, në trup dhembjen e dhunës mashkullore,
flokët u zbardhen nga marazi, zemra u nxihet nga vuajtja.
E pasur, apo e varfër,
femra mbetet kristal i shndritshëm në dukje,
i lehtë për t'u fituar e copëtuar, por vështirë për t'u kthyer në gjendjen e mëparshme...!

| Brunilda Zllami | "Dikur ishim bashke"
 
Liberatevi.

Liberatevi dai pregiudizi.

Liberatevi dai mostri interiori che si sono creati crescendo, da quando si è smesso di essere bambini.

Liberatevi dalle maschere che ogni giorno la gente ci mette addosso, dai falsi personaggi che vedono in noi, che non ci lasciano vivere realmente come siamo.

Liberatevi da chi non gode della vostra felicità, e non solo non la condivide, ma fa di tutto per ostacolare.

Liberatevi dai freni che la mente pone sempre in ma niera razionale sul cuore, rallentando o addirittura fa cendo cessare di vivere le emozioni più belle ed intense.

Liberatevi dalle paranoie, dai sensi di colpa, dalle pau re e fobie che non siete "mai abbastanza", che non siete unici, inimitabili.

Liberatevi dalla malsana ossessione di dover piacere per forza di cose a tutti. Se non piacere prima a voi stes si non piacerete mai anche agli altri

Liberatevi da tutto ciò che allontana dall'amore,

Insomma, liberatevi da tutto ciò che non vi rende liberi.

E la libertà, quella dell'anima!

Mirko Sbarra "Come i battiti del mare"
 
Asgjë s'duhet,mendova unë.Kisha akoma dhe njē orë dhe bota do të përmbysej.
Si nuk e kisha ndier më parë? po, e kisha ndier por pse nuk e kisha thyer murin prej qelqi midis meje dhe ndjenjës sime?!
Nëse kthimi im ishte marrëzi atëhërë kjo kishte qenë njē tjetēr marrëzi edhe më e madhe.
Duhej të merrja diçka me vete nga Helena
Po në atë zbrazëtirën e përhimtë ku do kthehesha po të më ndihet fati, të merrja diçka më teper sesa kujtimin e përhershëm e të bashkimit të fundit midis njē gjumi a njē tjetri. Duhej të kisha Helenën me të tëra shqisat, me trurin, me syt,me mendimet e saja,të tërën.
"Remark"
"NJË NATË NË LISBONË"
 
Ne ende dridhemi, ende kemi frikë të ndërmarrim hapin e parë, e megjithatë, rritemi. Na udhëheqin shkëndijat e frymëzimit. Natyra nuk hedh poshtë asnjë. Edhe nëse mjedisi apo shoqëria na kthen shpinën, ne përsëri mbetemi në shoqërinë e gjithçkaje të gjallë.
Ji veç i mirë dhe i ndjeshëm dhe do ta arrish të vërtetën e madhe; mbase ajo do të vijë tek ty, jo me anë formulash të ndërlikuara, por nëpërmjet ndjeshmërisë së gëzimit dhe të qetësisë, të cilat, në fund të fundit, përbëjnë vetë thelbin e njohjes. Në qetësinë shpirtërore, njeriu gjen mençurinë…”?

– Teodor Drajzer​
 
Njerzit qē dua kanë tē meta,ndoshta u mbajnë këmbët erë të rēndë ,por besojnë te jeta e përjetshne dhe ******* është çasti me të cilën mësojmë të dashurojmë.
Nuk ia mbathin dhe gjithmonë mundohen të tregojnë se gjëja më e lehtë është të thuash "nuk e di" dhe "nuk mundem, nuk ua kanë frikën qortimeve sa herë bëjnē atë që kanē qef të bëjnë.Dhe vazhdojnë kryelartē të gabojnë çmendurisht dhe përsëri çmendurisht dëshirojnë të ndreqen.
Njerzit që dua.
Njerzit që dua kanë rrulla në fëtyrë,edhe nëse janë fëmijë,një lëkurë qē mëson gjdo ditë të ecë përpara të mos mbetet pas,dhe një dëshirë të patundur për të ndryshuar botën në gjdo gjest që bëjnë.Nuk u ikn përgjisive si individ dhe aq më pak nuk e muhojnë plakjen si një konstante e të qenurit gjallë,vuajnë plot dëshpërim sepse në thelb kjo ështē prova e faktit qē kanë shpirt. Dhe ngulin këmbë me paturpësi për rrugen e humbjes së qendrushme që të çon drejtē lumturisë jo të barzpeshuar.
Njerzit që dua.
Janë të ngatrruar për t'u kuptuar flasin ndonjhrë gjëra tē çuditshme,kanë dëshita të paralizushme dhe ç'ështē më e keqja kërkojnë t'i plotësojnë.
Nuk humbasin kohë për të folur keq për atë që vepron,nuk i shpenzojnë enrëgjinë duke kërkuar mangësit e atij që ka provuar.

"Premtoj të gaboj"
 
E di, gratë ta kanë thënë ty shpesh këtë fjalë. Por të më besosh, askush s’të ka dashuruar me një besnikëri të tillë prej skllavi, prej qeni, më një vetmohim të tillë, si unë, duke mbetur përgjithmonë e jotja, sepse asgjë mbi dhe nuk i shëmbëllen dashurisë së fshehtë të një fëmije nga errësira, sepse ajo është kaq e dëshpëruar, kaq shërbyese, kaq e përulur, kaq pritëse dhe pasionante, siç nuk është kurrë dashuria e dëshiruar dhe pa vetëdije kërkuese e një gruaja të rritur.

Vetëm çupkat e vetmuara mund ta ndryshojnë tërësisht pasionin e tyre, të tjerët u’a thonë ndjenjat e tyre shoqeve. Ato lozin me të si me një lodër, mburren me të siç mburren djemtë kur pinë cigaren e parë.
Por unë, – unë skisha asnjë, që ti besoja, askush nuk më mësonte dhe nuk më ruante, isha pa përvojë dhe naive u krodha në fatin tim si në një abis.

Pjesë e shkëputur nga Novela “Letra e një të panjohure”, Stefan Zweig
 
Njerëzit e rritur e pëlqejnë shumë matematikën. Kur u flet për një mik të ri, nuk të bëjnë kurrë pyetje për thelbin. Nuk të thonë kurrë: ‘Si tingëllon zëri i tij? Cilat janë lojërat që i pëlqejnë? A mbledh flutura?’ Por të pyesin: ‘Sa vjeç është? Sa vlen familja e tij? Sa peshon? Sa fiton babai i tij?’ Dhe vetëm atëherë mendojnë se e kanë njohur. Nëse u thua të rriturve: ‘Kam parë një shtëpi të bukur prej tullash ngjyrë trëndafili, me geraniume në dritare dhe pëllumba mbi çati…’ Ata nuk dinë ta imagjinojnë këtë shtëpi. Duhet t’u thuash: ‘Kam parë një shtëpi që kushton njëqind mijë franga.’ Dhe menjëherë thonë: ‘Sa e bukur qenka!



Princi i vogel
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back