- Regjistruar më
- Dhjetor 13, 2004
- Mesazhe
- 42,446
- Pëlqime
- 39,703
Në aspektin sportiv, Barcelona me fitoren 4-2 ndaj Deportivo la Coruna fitoi titullin e saj të 25 kampion të Spanjës.
Një titull, ky që erdhi 7 ditë pas fitores së Kupës së Mbretit.
Ndërsa aspekti emotiv lidhet me Andres Iniestën që vetëm 2 ditë para ndeshjes në Riazor zyrtarizoi largimin nga katalanasit. Prandaj edhe entuziazmi në radhët e skuadrës katalanase e ka një peng të madh, eliminimin nga Roma në Champions League.
Festa në Katalonjë për dopietën e 8-zë të trofeve të Barcelonës ishte e madhe dhe kulmoi me paradën tradicionale të katalanasve në rrugët e qytetit. Në autobusin e përgatitur me këtë rast, Iniesta dhe pjesa tjetër e skuadrës nuk i kursyen përqafimet mes tyre.
Parada nisi në World Trade Center dhe përfundoi në Plaça Doctor Ignasi Barraquer, një shesh që është shumë pranë Camp Nout. Me mijëra tifozë kishin zbritur në rrugë për për të përshëndetur idhujt e e tyre./Top Channel/