Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Nga erdhi "lekura e bardhe"?

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Korrik 25, 2017
Mesazhe
32,444
Pëlqime
23,550
31856
Sot, njerëzit me lëkurë të bardhë janë kryesisht të përqendruar në Evropë dhe për këtë njerëzit mendojnë se lëkura e bardhë është karakteristikë evropiane. Por, studimet antropologjike kanë dëshmuar se kjo nuk është tërësisht e vërtetë. Në fakt, sipas një artikulli të paraqitur vitin e kaluar në Takimin Vjetor të 84-t të Shoqatës Amerikane të Antropologëve Fizikë, lëkura e bardhë është pasojë e ardhjes në Evropë të fiseve nga Lindja e Afërt dhe stepet në veri të Detit të Zi.

Rreth 8000 vite më parë, Evropa ishte e populluar me njerëzit e organizuar në shoqëri gjahtare-mbledhëse, të cilët kishin ardhur nga Afrika rreth 40 000 vite më parë. Sipas të dhënave të mbledhura nga analizat gjenetike të bëra në eshtrat e tyre, këta evropianë të parë nuk ishin të bardhë, por të zeshkët, njëlloj si kushërinjtë e tyre në Afrikë. Ata gjithashtu ishin të shkurtër dhe nuk mund të pinin qumësht (për shkak të laktozës). Dallim nga të tjerët kanë vetëm 7 skeletet 7700 vjeçare të zbuluara në Suedi, të cilët kishin gjenet SLC24A5 dhe SLC45A2, që shkaktojnë lëkurë të bardhë dhe gjenin HERC2/OCA2, i cili përveç se influencon ngjyrën e lëkurës, jep edhe ngjyrën blu të syve. Kjo kishte ndodhur për shkak se në veri evolucioni kishte përzgjedhur lëkurën e bardhë si më të përshtatshme me kushtet klimatike e mungesën e diellit.
31857
Degëzimi i gjuhëve Indo-Evropiane, të sjella nga blegtorët që migruan në Evropë rreth 4800 vite më parë. Foto nga: R. Bouckaert et al., Science.
Rreth 7800 vite më parë, në Evropë u vendosën bujqit nga Lindja e Afërt. Pastaj, rreth 4800 vite më parë, ndodhi migrimi i blegtorëve nga stepet Jamnaja në veri të Detit të Zi. Ky migrim është i dokumentuar mirë përmes të dhënave arkeologjike, gjenetike e gjuhësore. Gjuha që sollën këta ishte ajo proto-indo-evropiane, e cila tashmë e ndarë në 445 gjuhë të ndryshme, mes të cilave edhe shqipja, mbretëron ende në Evropë. Bujqit e blegtorët e ardhur kishin gjenet për lëkurë të bardhë e gjatësi, por as këta nuk ishin në gjendje të përpunonin qumështin (laktozën). Përzierjet e këtyre popujve me vendasit gjahtarë-mbledhës bënë që gjeni SLC24A5 të shpërndahej me shpejtësi, duke rezultuar në zbardhjen e evropianëve të Evropës së Mesme dhe asaj të Jugut. Gjeni tjetër për lëkurë të bardhë u shpërnda vetëm para 5800 vitesh. Duket se nevoja për sintetizimin e vitaminës D ka bërë që lëkura e bardhë të favorizohet shumë në Evropë, ku mungonte dielli i fortë i Afrikës. Mënyra tjetër për marrjen e vitaminës D, ajo përmes qumështit, u bë e mundur me paraqitjen e versionit të gjenit LCT, i cili lejonte përpunimin e qumështit (laktozës) dhe u shpërnda në Evropë rreth 4300 vite më parë.

Si lëkura e bardhë, ashtu edhe pirja e qumështit, janë pasoja të evolucionit që bëri të mundur jetën në zona me më pak rreze ultravjollcë. Si çdo hap në evolucion, ata nuk paraqesin diçka më të mirë apo më të keqe, thjesht përshtatje me mjedisin, me nevojat e reja që paraqiste jeta në një mjedis të ri. Përderisa Evropa Jugore merrte më shumë diell, stepet e Jamnajas merrnin shumë më pak dhe për pasojë proto-indo-evropianët evoluuan. Veçoritë e tyre u përzgjodhën gjatë evolucionit, pasi që mundësonin varësi më të vogël nga sasia e rrezeve ultravjollcë.
 
?????? se dijsha pash zotin.
??? interesante.
 
Unë e kam të zeshkët?
 
E un qe kur se mora vesh pse jam kaq e bardh ?
 
tgjitha lekurat njesoj jan , nuk kan ndryshim njerezit
ndryshon vec melanina lekures kaq
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back