Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Nëntë arsyet dhe (përfitimet) pse duhet të lexoni çdo ditë

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,898

Nëntë arsyet dhe (përfitimet) pse duhet të lexoni çdo ditë​




Leximi ka një rëndësi shumë më të madhe nga sa mund ta imagjinojnë shumë njerëz. Leximi i një libri, nuk është vetëm një mënyrë për të kaluar kohën. Faqet e librave përmbajnë fjalë, histori, ndjenja të afta për të transferuar emocione tek lexuesi, duke e bërë atë të zbulojë botë të pashkelura dhe të paimagjinueshme. Për më tepër, siç tregohet nga disa studime shkencore, leximi sjell shumë përfitime për psikikën dhe shëndetin e njerëzve. Ja cilat janë 10 prej tyre:

Stimulon mendjen
Shumë studime kanë treguar se stimulimi i mendjes, ndihmon në parandalimin apo ngadalësimin e zhvillimit të sëmundjeve të tilla si Alzheimeri dhe demenca senile. Ashtu si të gjithë muskujt e tjerë në trup, edhe truri ka nevojë të ushtrohet për të qenë në formë, ndaj fraza “përdore ose do ta humbasësh”, është veçanërisht e përshtatshme kur bëhet fjalë për trurin.

Zvogëlon stresin
Nuk ka rëndësi se sa stres ju shkakton puna, marrëdhëniet, apo probleme të tjera që hasni në jetën e përditshme. Kur jeni të zhytur në një histori, e gjeni veten në një dimension tjetër, në një lloj bote paralele, në të cilën do të harroni problemet tuaja. Një roman i shkruar mirë, do t’ju çojë në një botë tjetër.

Përmirëson dijet tuaja
Çfarëdo që të lexoni do ta rritë nivelin tuaj kulturor, dhe kjo gjë do t’ju vijë në ndihmë pikërisht atëherë kur nuk e prisni. Sa më shumë njohuri të keni, aq më të gatshëm do të jeni për të përballuar sfidat që ju përball jeta.
Për më tepër, leximi është një mënyrë e shkëlqyer për të ushqyer të menduarit tuaj. Kur e shihni veten në rrethana të vështira, mos harroni se mund të humbni gjithçka tjetër (paratë, punën, shtëpinë, madje edhe shëndetin), por asnjëherë dijet që keni fituar.

Zgjeron fjalorin tuaj
Ky është një nga përfitimet më të rëndësishme. Sa më shumë të lexoni, aq më e mirë do të jetë mënyra juaj për ta ekspozuar veten tek të tjerët. Fjalët e reja do t’i shtohen atyre që përbëjnë fjalorin tuaj të përditshëm. Të shprehurit më mirë dhe në mënyrë të artikuluar, mund t’ju ndihmojë në vendin e punës, pasi mund të stimulojnë shumë vetëvlerësimin tuaj.

Përmirëson kujtesën
Kur lexoni një libër, duhet që të mbani mend një numër personazhesh, historitë e tyre, ambiciet, ngjarjet dhe nuancat e tyre, pasi të gjitha detajet ndërthuren me komplotin e veprës. Kujtesa e ka një kufi, por truri është një organ i mrekullueshëm, dhe mund t’i mbajë mend me lehtësi të gjitha këto.

E bën më të fortë aftësinë analitike të të menduarit
A keni lexuar ndonjëherë një roman thriller të jashtëzakonshëm, duke e zgjidhur misterin, edhe para se ta përfundonit librin? Përveç kësaj, ju do të jeni në gjendje të përdorni kapacitetin kritik dhe analitik të të menduarit edhe në punën tuaj, duke pasur parasysh të gjitha detajet që ju janë dhënë, dhe që do t’i përdorni për të zgjidhur “misterin”.

Përmirësoni nivelin e vëmendjes dhe përqendrimit
Në botën ku jetojmë, të ndikuar tërësisht nga interneti, vëmendja shkon në të gjitha drejtimet e mundshme, duke na bërë njerëz që kryejnë shumë detyra njëherësh. Në vetëm 5 minuta, secili prej nesh bën 1 mijë gjëra: dërgon e-maile, organizon punën, bisedon me shumë njerëz (përmes Facebook, Skype,Whatsapp, etj.), i hedh një sy Twitter-it, kontrollon telefonin,dhe bashkëvepron me kolegët e punës.
Kjo sjellje shkakton një rritje të nivelit të stresit, duke e ulur produktivitetin tonë. Por kur lexon një libër, e gjithë vëmendja juaj fokusohet tek historia. Me leximin, pjesa tjetër e botës qëndron jashtë, dhe ju jeni të zhytur në çdo detaj.
Ndaj përpiquni të lexoni 15-20 minuta para se të shkoni në punë (për shembull gjatë rrugës nga shtëpia për në punë, nëse përdorni transportin publik), dhe do të habiteni nga niveli juaj i përqendrimit sapo të mbërrini në zyrë.

Përmirëson aftësitë tuaja në të shkruar
Kjo pikë shkon paralelisht me zgjerimin e fjalorit. Duke u ekspozuar publikisht, të shkruarit mirë në punë, ka një efekt të dukshëm në aftësitë e të shkruarit. Rrjedhshmëria dhe stilit i
të shkruarit të shkrimtarëve, do të ndikojë në punën tuaj personale. Ashtu si muzikantët ndikojnë tek njëri-tjetri, duke vendosur se kush është mjeshtri, edhe shkrimtarët mësojnë se si të shkruajnë prozë duke lexuar veprat e të tjerëve.

Sjell qetësi të madhe shpirtërore
Përveç relaksit që shoqëron leximin e një libri, ka ta ngjarë që tema mbi të cilën po lexoni, t’ju çojë në një botë ku mbretëron paqja dhe qetësia e brendshme. Leximi i teksteve spiritualiste e ul presionin e gjakut, duke ju dhënë një ndjenjë të madhe qetësie, ndërsa është vërtetuar se leximi i librave mbi tema si “Si të ndihmoni veten për…”, i ndihmon njerëzit me çrregullime të caktuara të sjelljes apo që vuajnë nga sëmundje të ndryshme mendore. / Libreriamo – Bota.al
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back