Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Nëna dhe Baba ...!! (Shprehje)

Nena e babi sado ta ken gabim perher mundohen per mire i resp e i dua shum edhe pse jam larg tyre e mundohem qe perher te Mos ju tregoj merzit s mija qe mos ti merzis dhe ata

I dua me shpirtttt
 
Nese do te mesosh qe zoti eshte bujar me ju dhe qe ju ka begatu e dini se si mund ta vertetoni ? ka 2 menyra :
1. Nese i ke te dy prindrit gjall te ka fal zoti
2. Shkoj dhe pyeti Nene e Bab : A jeni te kenaq me mu si femi ? Nese thon po o bir / bij jemi te kenaq me ty . dhe zoti eshte i kenaq me ju.

Ca ka dash te thot autori me kete nxirreni mesimin vet.
 
Nena dhe babai kurre nuk kane gabime.
Jemi ne qe nuk i kuptojme dhe ua leme fajin atyre... kot nuk thone qe kur te behesh prind vete do e kuptosh.
 
NESE KENI PAK KOHE, LEXOJENI....
MUND TE JETE GJEJA ME E BUKUR QE DO LEXONI SOT:

Nëse një ditë do më shohësh plakë.. nëse bëhem pis kur ha apo nuk arrij të vishem...ki durim. Kujto kohën që kam kaluar për të ta mësuar. Nëse kur flas me ty të përsëris gjthmonë te njëjtat fjalë, mos më ndërprit...dëgjomë...
Kur ishe i vogël duhej të të tregoja cdo natë të njejtën përrallë që të flije... Kur nuk dua të lahem, mos më bertit... Kujto kur të ndiqja dhe sajoja 100 histori sepse nuk doje të laheshe.. Kur të shohësh mosdijen time mbi teknologjinë e re, kij durim dhe më ndihmo.. Mos më shih me atë buzëqeshje ironike por kujto sa kohë m'u desht të të mësoja abc... Nëse në një moment nuk arrij të mbaj mend, më jep kohë dhe mos u nervozo.. Gjëja më e rëndësishme nuk është ajo që them por nevoja për të qënë me ty gjthmonë... Kur këmbët e mija të mos më shërbejnë më, mos më trajto sikur të isha një barrë për ty.. Më ndihmo njësoj siç bëra unë kur ti ishe i vogël... Kur them që dua të vdes, mos u merzit... Një ditë do e kuptosh çfarë më shtynte ta thoja... Do kuptosh që në moshën time nuk jetohet por mbijetohet... Një ditë do të kuptosh që pavarësisht gabimeve të mia, kam kërkuar më të mirën për ty, që gjithnjë jam munduar të të ndihmoj... Më jep pak kohë, më jep pak durim, më jep një shpatull në të cilën unë të qaj ashtu si ti e ke bërë shumë herë... Më ndihmo të ecë, më ndihmo të mbaroj ditët e mia me dashuri dhe durim... Në këmbim unë do të jap një buzëqeshje dhe dashurinë e pafund që gjithnjë kam pasur për ty... të dua shumë dhe do të lutem gjithnjë për ty.
 
Babai : Kë do më shumë ti, mamin apo babin ?
Djali : Të dy.
Babai : Jo, thuaj kë.
Djali : Të dy.
Babai : Nëse unë shkoj në Amerikë dhe mami në Paris, ku do shkoje ti ?
Djali : Paris.
Babai : Domethënë ti do mamin ?
Djali : Jo, por sepse Parisi është më i bukur se Amerika.
Babai : Nëse unë shkoj në Paris dhe mami në Amerikë, ku do shkoje ti ?
Djali : Amerikë .
Babai : Përse ?
Djali : Epo e pashë Parisin me mamin o babi...
 
PUTHJA !

Jam vonë për në mbledhje, duhet të nxitoj, tha ai, ndërsa hodhi xhaketën mbi supe, dhe doli nxitimthi nga shtëpia. Ndërsa ai doli jashtë, ajo erdhi me vrap duke zbritur shkallët nga dy njehërsh. “Prit, prit”, tha ajo, por ai ishte larguar tashmë,

Fytyra e saj u rrudhos shuk nga mërzia si një letër ambalazhi e përdorur. “Ai harroi të më japë një puthje lamtumire”, pëshpëriti ajo me një zë që dridhej nga pesha e lëndimit të saj. Ajo e mori në telefon, “ti ike pa më dhënë një puthje”, i tha ajo duke e akuzuar, “Më vjen keq zemër”, tha ai ndërsa zëri iu drodh.

“Ska gjë”, tha ajo, duke bërë si e rritur ndërkohë që i mbylli telefonin. Ajo kapërdiu poshtë mëngjesin e saj të vrazhdë, veshi këpucët, hodhi krahëve çantën e saj të shkollës dhe nisi të dalë jashtë nga dera, supet e saj u varën. Teksa ajo zbriti shkallët, makina frenoi rrëshqitshëm në një ndalesë jashtë shtëpisë. Ai zbriti nga makina, Ajo vrapoi drejt tij, fytyra e saj shndriti si një pemë krishtlindjesh.
“Më fal harrova”, tha ai, teksa e mori atë në krahë dhe e përqafoi fort. Ajo nuk tha asgjë. Nofulla e saj po i dhimte nga buzëqeshja.

Pas pesëmbëdhjetë vitesh, askush nuk e mban mend që ai ishte vonë për një mbledhje, por një vajzë e vogël nuk do ta harrojë kurrë që baba i saj bëri gjithë atë rrugë dhe u kthye vetëm për ti dhënë vajzës së tij puthjen e lamtumirës!
 
Një djalosh i ri i përkëdhelur gjithmonë nga babai i tij i pasur, do të diplomohej javën e ardhshme. Disa javë më parë ai pa një makinë sportive shumë të bukur në një vitrinë dhe e donte atë si dhuratë diplomimi nga i ati.

Ditën që ai pa atë makinë, ai shkoi brënda dhe mori detajet e shitësit dhe të makinës. Ai i dha shenja të dukshme të atit se ai e donte atë makinë në ditën e tij të diplomimit. Djaloshi i ri ishte vërtet shumë i gëzuar ndërkohë që priste atë makinë si dhuratë nga i ati sepse ai merte gjithmonë atë që dëshironte nga babai i tij.

Më në fund, dita e diplomimit erdhi. Babai e thirri atë në zyrën e tij dhe i kërkoi të ulej. Babai u ngrit dhe solli një dhuratë të bukur të paketuar. Babai ia dha dhuratën duke i thënë se sa krenar ishte që kishte një djalë si ai dhe se sa shumë e donte atë. Djaloshi shumë i lumtur hapi me nxitim dhuratën, duke shpresuar se do të gjente në të çelësat e makinës sportive. Por ajo që gjeti në të ishte një libër. Ai u zhgënjye dhe u zemërua shumë kur pa vetëm një libër dhe jo çelësat e makinës sportive.

Me nerva ai ngriti zërin dhe i tha të atit, “Me gjithë ato para që ke ti më bleve këtë??” dhe doli nga shpia fluturimthi duke ia hedhur librin të atit mbi tavolinë. Djaloshi u zemërua aq shume saqë doli nga shpia e të atit pa pritur as të merte një përgjigje nga babai i tij dhe vendosi të mos kthehej më kurrë. Shumë vite kaluan dhe djaloshi u bë një biznesmen i suksesshëm tamam si i ati. Ai nuk e ka parë më të atin që prej ditës së diplomimit.

Një ditë ai mer një telegram se i ati kishte ndërruar jetë dhe se ai i kishte lënë të gjitha ato që kishte trashëgimi të birit, dhe për këtë arsye djaloshi duhej të kthehej dhe të kujdesej për gjërat që i kishtë lënë i ati. Kur arrit në shtëpinë e të atit, ai ndjeu mërzitje dhe pendimi i mbushi zemrën. Ai shkoi të zyra ku foli për herë të fundit me të atin. Ati filloi të shikonte për gjërat që do të sistemonte.

Në një nga sirtarët ai gjeti të njëjtin libër të cilin babai ia kishte dhuruar ditën e diplomimit. Të gjitha kujtimet iu kthyen rrufeshëm. U ul në të njëjtën karrige dhe me lotët që i rridhnin në fytyrë, hapi librin dhe filloi të shfletosë faqet një e nga një. Pasi kaloi disa faqe ai pa një vrimë në mes të librit ku ishin vendosur çelësat e makinës sportive dhe një shënim në të. Në shënim ishte shkruar...

“ME DASHURI PËR DJALIN TIM, I CILI MË BËRI KAQ KRENAR...”

Morali:
Shpesh herë në jetë Paragjykojmë njerëzit që takojmë dhe gjërat që përjetojmë në Jetë ngaqë ato nuk janë Paketuar ashtu si ne presim të jenë, prej kësaj ne marrim Vendime Drastike të bazuara në Keqkuptime. Kur jemi të zemëruar, duhet të ndalemi për një Çast para se të bëjmë një Gjykim të Ashpër për një person apo për një situatë. Më e rëndësishmja është se duhet të mësojmë të falim Përpara se të jetë shumë Vonë!
 
Mami babi fjalet me te embla qe mund te thuash e degjosh
 
- Ki kujdes kur zgjedh rrugën, biri im.
- Bëj kujdes ti baba, unë vazhdoj rrugën që ke nisur ti...
 
Një punëtor i thjeshtë që punonte më së shumti në ndërtim duke bërë llaç shkon në një farmaci dhe pyet farmacistin, “A keni ilaç për çimento?”
Farmacisti nisi ta vërë në lojë punëtorin dhe ia kthen me ironi, “Patjetër që kemi, çfarë nuk kemi në, kemi ilaç për çimento, ilaç për gëlqere, ilaç për tulla, ilaç për hekura etj... Kemi dy lloje ilaçi për çimento, një cilësi shumë të mirë që prodhohet jashtë shtetit që kushton më shumë dhe një prodhim vendi cilësi mesatare. Ti kë dëshiron të marësh?” I tha farmacisti me një buzëqeshje ironike.
Punëtori i shkretë i tha, “Më jep atë të cilësisë shumë të mirë vëlla, atë që prodhohet jashtë shtetit, edhe pse besoj do jetë shumë i shtrenjtë më duhet ta blej sepse kam shumë nevojë për të.”
Të paralajmëroj që ilaçi që vjen nga jashtë shtetit është shumë i shtrenjtë, por ti si të duash... vazhdonte talljen farmacisti.
Në këtë moment punëtori i tregoi pëlllëmbën e dorës dhe i tha, “Unë jam punëtor çimentoje, duart më janë çarë dhe janë bërë shumë të ashpra nga puna e vështirë që bëj. I kam aq të ashpra duart sa nuk mund të përkëdhel dot vajzën time të vogël që më pret në shtëpi, pasi kam frikë se ajo do të lëndohet me këto duar që kam unë. Më ka marë malli tia prek fytyrën, u bënë muaj që nuk e përkëdhel dot. Pra vëllai im i dashur, nëse vërtet e ke këtë ilaç që po thua, ma jep dhe do të ta paguaj me çdo çmim që të ketë!”
Atë çast farmacistit i ngriu buzëqeshja dhe nuk po arrinte dot të fliste... iu kujtuan fëmijët e tij që nuk i përkëdhelte prej kohësh me ‘duart e tij të buta’. Pra miqtë e mi, varfëria nuk është ajo që kemi apo nuk kemi në xhep, por është ajo që kemi apo nuk kemi në zemër!
 
Dashuria e prindit kundrejt femijes se tij/saj eshte e paster si kristal, pa kurrfare interesi.
 
Sa e bukur kjo tema ❤️

Ps:

Eshte i mencur babai qe e njeh femijen e tij .

-William Shakespeare
 
Prinderit ...jane te pa te zevendesueshem
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.