Nëna braktis foshnjën në mes të parkut në Britani, vogëlushi ‘shpëtohet’ nga një qen
Një foshnje është braktisur në mes të një parku në Birmingham, shkruan Metro.
Ngjarja ka ndodhur më 22 prill, ndërsa ende nuk dihet se kush është nëna i foshnjës.
Sipas medias së njohur britanike, besohet se foshnja ka lindur po në atë ditë dhe është braktisur disa orë më vonë.
“Foshnja është e shëndetshme, por fatkeqësisht nuk kemi gjetur ende nënë e tij. Jemi të shqetësuar. Duam që fëmija të mos ketë asnjë shqetësim, si fizikisht, por edhe mendërisht”, lajmëroi policia.
Interesante është dhe mënyra se si u gjet foshnja. Terry Walsh, 64-vjeç, ishte duke kaluar shëtitje me qenin e tij në park, kur ky i fundit, u afrua tek një batanije që gjeti në mes së hapësirës me bar.
Pasi u afrua, i moshuari Walsh, tha se gjeti foshnjën dhe menjëherë lajmëroi policinë. Walsh thotë se qenin e dërgoi zoti në atë vend, për të shpëtuar fëmijën e gjorë.
“Isha duke kontrolluar për qenin, kur e pashë iu afrova menjëherë. Veshët më dëgjuan të qara fëmije, u afrova përsëri, ku pikasa më pas foshnjën”, u shpreh 64-vjeçari
(BalkanWeb)