21.
Ajo u qetesua dhe me pas filloi te ecte duke me dhene muhabet, me tregoi se ishte 20 vjece ,se kishte dy motra, dy prinder teper fanatik qe nuk e linin te dilte apo te kishte shok. Cdo dite takoheshim aty dhe e benim rrugen per tek pallati bashke, nuk i tham njeri tjetrit per tu takuar, thjesht une dilja aty dhe ajo gezohej kur me shikonte dhe u be e perditshme
Kaloi nje muaj tjeter dhe cdo gje po shkonte me se miri. Kisha filluar te ndjeja per te, ishte nje dashuri e forte, e madhe, dashuri nga ato qe i perjeton vetem nje here ne jete, te cilat ose te bejne te lumtur ose te shkaterrojne per gjithe jeten.
Takimet u ben te zakonshme, por jo vetem kaq, ajo sa here me shikonte vraponte drejt meje dhe m,e hidhej ne qaf, me perqafonte fort ndersa une e mbaja ashtu ne ajer per disa sekonda duke e perqafuar, me pas qendronim duke biseduar dhe ecnim sa me ngadale qe mundeshim per te ndejtur sa me shume bashke.
-Cfare ndjeje kur ishe me ate? Sepse ju ishit si dy miq, silleshit si te tille dhe benit gjera qe i bejne miqt''
-''E di qe ka me shume dashuri te fshehura nen petkun e miqesise se sa dashuri te bera publike te cilat jane per interes dhe jo per dashuri? Ka plot njerez qe jane te dashuruar, por kane frike ta pranojne sepse kane frike te humbasin ate mardhenie qe kane bashke'' thote Robert
-''Domethene Nela ishte nje nga keto dashuri? Qe nuk u shpreh kurre dhe qe mbeti e mbuluar nen petkun e miqesise?''
-''Nela ishte dashuri e perzier me miqesi, me pasion, epsh, deshire. Ishte nete pa gjume, mendim qe te pushtonte mendjen, ndienje qe te mbeshtillte zemren, e keqe, e mire, lot, shkatrrim, rilindje, Nela ishte gjithcka, ishte si ajri qe thithim, ishte kudo ku une isha dhe eshte kudo ku une jam, eshte ketu mes nesh, eshte ne cdo gote alkooli, ne cdo cigare, eshte me e madhe deshira per ta pasur prane edhe nje here si dikur se deshira qe une te shoh serish, sepse pa te une jam si nje gur qe ecen dhe flet, nuk jetoj thjesht ekzistoj.'' Tha Robert dhe lotet i rrodhen neper fytyre..
Qe nga ajo dite kishin kaluar dy dite dhe Robert nuk ishte bere i gjalle ne lokalin ku shkonte cdo nate. Elis shkon ne mbremje ne shtepine e Robert. Aty gjen Pamelen, e cila po kujdesej per Robert, i cili dergjej ne shtrat me nje lecke te bardhe ne koke.
-"Cfare ka?" e pyet Elis Pamelen, e cila po lante dyshemen e dhomes. Ajo kishte fshire dhe kishte lare te gjithe dhomen, te cilen e kishte bere te paster akull.
-"Eshte semure, ka qe dje qe thote se do vdesi" pergjigjet Pamela...
Robert degjon zerin e Elis dhe i therret qe te afrohej tek ai.
Elis afrohet tek Robert, ulet prane tij dhe e pyet sesi ndihej. Robert u kollit disa here dhe me pas buzeqeshi -"Po vjen" tha ai
-"Kush po vjen?" e pyet Elis i cuditur
-"Vdekja, po vjen te me marri
Mbreme pash Belmen ne enderr, ishte e lumtur, me tha se e kishte marre malli per mua." Tha Robert dhe i kerkoi Elis qe te afrohej edhe me teper. -"Po vjen" shtoi ai me ze te ulet.
-"Robert ti je i forte, do beshesh me mire dhe do shkojme te pijme nga nje gote bashke, qeras une" ia kthen Elis duke e shtrenguar doren e Robert.
-"Duhet ta tregoj historine para se te jete vone"
-Ma trego kur te jesh me mire, mos u mundo
-"Nuk do jem me mire djalosh, e ndjej trupin qe po dorzohet, eshte fundi. Dua te tregoj gjithcka deri ne fund." Thote Robert me ngulm.
-"Kishte kaluar nje vit qe nga puthja jone e pare dhe ne vazhdonim te ishim te lumtur si para nje viti. Ate vit, ne ditet e para te tij, dikush na kishte pare bashke, nje kusheri i saj dhe i kishte treguar familjes se saj, e cila ishte teper e rrepte me keto lloj gjerash, dashuria per to ishte nje mekat dhe poshterim per familjen
Ate e dhunuan per dite me rradhe, e rrahen aq shume sa me zor levizte, por nuk dinin se kush ishte djali me te cilin ajo shoqerohej... Kur takoheshim naten vone, e ndieja si renkonte kur e perqafoja, kur shtrengoja trupin e saj te nxire, kur drita i binte ne sy dallohej fytyra e nxire nga goditjet..
Me tregoi sesi i ati e kishte rrahur aq shume sa ksihte filluar te villte gjak, e rrihte me rrip, me grushta si te ishte nje qenie qe nuk ndiente dhimbje... Atehere mori fund edhe durimi im. Mbas asaj mbremje, ne dalje te pallatit takova te atin e saj, te cilit i tregova gjithcka ne lidhje me mardhenien qe kishim dhe isha i gatshem te merrja pergjegjsite e mia, ai ra dakort dhe dukej sikur gjithcka po shkonte mire. Kur i tregova njerezve te mij se kisha nevoje per ta per te kerkuar Nelen, ata mu kthyen te gjithe kundra kur moren vesh se ajo ishte rome, madje me thane se nese do merrja ate per nuse ata do me mohonin dhe s'do me quanin me njeriun e tyre. Kur i ati saj mori vesh kete gje, u step dhe mohoi te linte Nelen me mua. Me kerkoi ta lija te qete dhe te hiqja dore prej saj, por kurre nuk mund te hiqja dore prej Neles
Takoheshim naten vone sepse diten nuk e lejonin te dilte edhe kur dilte kishte perhere dike mbrapa. Kishim bere plan te iknim bashke, por dicka nuk shkoi mire. Tha Robert duke u ngjirur
-"Cfare ndodhi?"