Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Nela

Ishte mesnate.
Elis del nga shtepia i nervozuar dhe teper i merzitur njekohesisht.

Kohet e fundit debatet me Luizen ishin bere teper te shpeshta dhe, si pasoje e ketyre zenkave dhe debateve ai po lodhej, sepse gjithmone fajsohej ai per te gjitha gjerat, madje edhe per gabimet e Luizes ishte ai fajtori, eh femrat, kerkojne gjithmone nje arsye per t'u zene qe me pas t'i perqafosh dhe tu tregosh dashurine qe ke per to, ja dijne shijen pajtimit.

Por Elis kishte filluar te merzitej nga kjo gjendje ne te cilen ishte futur marredhenia e tyre, kerkonte te shfryhej diku, te pinte nje gote, dy gota ose shume gota dhe te harronte gjithcka per nje moment.

Ishte ftohte dhe, si per dreq ai kishte dal nga shtepia vetem me nje kemishe te veshur. Era futej ne copen e holle te kemishes dhe i perkedhelte lekuren me te ftohtin e saj.
Lekura filloi ti behej kokrra kokrra nga i ftohti.
Yjet ndriconin lart ne qiellin e paster dhe pa re, ndersa hena dukej sikur nga lart shikonte dhe pergjonte gjithcka qe ndodhte poshte ne toke.

Ai beri duart kryq dhe vazhdoi te ecte ngadale, si per te lejuar te ftohtin qe ta bente te kishte shume ftohte, keshtu do e hiqte pak mendjen nga gjendja qe ishte krijuar ne shtepi.

Rruga ishte krejtesisht bosh, ishte mesnate dhe normalisht njerezit nuk bridhnin ne ate ore si pasoje e te ftohit, por vetem dy lloje njerezish shikoje ne rruge ne ate ore, ata si Elis, qe kerkonin te largoheshin per nje moment nga rutina e jetes se perditshme dhe njerezit si Pamela, punonjeset e oreve te vona te rruges.

Elis mori rrugen majtas ku dukej drita e kuqe e nje bari mbi tabelen e te cilit me drita te kuqe lexonte ''Hapur''.

-''Deshiron te provosh shijen e parajses?''- u degjua nje ze femror, nje ze i imet dhe i brishte si nje copez e holle akulli, qe mjafton nje ere dhe thyhet ose shkrihet menjehere.

Elis kthen koken dhe ve re nje hije te zeze qe qendronte mbeshtetur ne murin e pasuvatuar, me pas kthen koken mbrapa, pastaj djathtas, para dhe me pas kthehet serish majtas.

-''Sa kushton?''- e pyet ai dhe zemra e goditi fort ne gjoks sepse asnjehere nuk kishte menduar ta tradhetonte Luizen e aq me pak te pyeste per cmimin e tradhetise, i cili eshte me i larte se sa ai cmimi monetar. 1

-''Shtatdhetemije, por per ty gjashtedhjet meqe je i pari per sonte''- u degjua serish zeri saj i holle dhe i pafajshem!

Elis u mendua per pak sekonda dhe me pas tundi koken ne shenje mohimi.
Ai kurre nuk e kishte tradhetuar Luizen e aq me teper me nje prostitute.
Ajo kishte qene perhere pika e tij me e dobet, aty ku po ta cenoje te shkaterronte ose shkaterrohej.
Ajo ishte gjithcka e bukur qe ai kishte ne jete edhe pse ja cante si shume koken, por fundja askush nuk ta can me teper koken se njeriu qe te do. +

-''Atehere e lem pesdhjetemije, nuk e ul me''- shtoi ajo pasi pa qe ai po hezitonte. E uli cmimin e vetes, thua sikur po shiste disa perime apo sende.

-''Nuk eshte problemi tek leket, eshte diku gjetke''- ia kthen Elis dhe vazhdoi te ecte drejt barit, qe gjendej fare pak metra larg.

-''Ah, i martuar?''- e pyet ajo ''Nuk je i vetmi qe heziton, ka pasur shume te tjere si ty, burra me pushtet dhe teper te rendesishem qe kane zgjedhur Pamelen per t'u kenaqur sepse grate e tyre jane teper te zena duke u krehur dhe duke u lyer per te tjeret''- shtoi ajo plot krenari, sikur ndihej e vlersuar.

-''Me vjen keq''- thote Elis ''Nje femer nuk vlersohet sic duhet me para, ndersa ti ndihesh krenare qe njerez te rendesishem dhe pushtetare te kane shker**yer, me vjen keq per ty''- shtoi ai dhe hyri ne bar, ku sa u fut brenda ne fytyre ju perplas tymi dhe aroma e cigareve. 6

Zhurme, zera qe thonin fjale nga me te ndyrat, gota qe perplaseshin me njera tjetren.
Ai gjeti nje vend ku ishte qete dhe u ul ne njeren nga karriket qe ndodheshin afer banakut.
Porositi nje dopio, te cilen e kthen me fund sapo banakieri ja vuri perpara.

-''Mbushe edhe nje here''- tha Elis i skuqur ne fytyre dhe nga syte gati sa nuk i rrodhen lot nga alkooli.

Ia paske marr doren''- foli nje burre qe gjendej i ulur ne krahun e tij te djathte ''E pin si te jete uje''- shtoi duke buzeqeshur...

Ne koke mbante nje kapele nga ato te rrumbullaktat si te koherave te sherifave.
Floket i kishte te thinjura dhe pak te gjate.
Ne pamje te pare dukej si nje kriminel, ate pershtypje te jepte ne fytyre, mustaqet e porsa dalura nga rruajtja e fundit, te bardha dhe te shkurtra, ndersa syte i kishte si te bardhe me gri te perzier. Dukej tip armiqsor, por ishte nje plak i urte dhe babaxhan, si nje gjysh i dashur.
 
2

'Eshte e nevojshme ndonjehere''- ia kthen Elis duke e shikuar cuditshem plakun, sepse syte po i mbante per nga muri, si te ishte i verber.

-''Une e kam perhere te nevojshme''- i thote Plaku duke qeshur dhe ne pah dolen dhembet e tij, ne fakt doli dhembi i tij, sepse te tjeret i kishin rene...

-''Atehere po te qeras me nje gote''- thote Elis dhe drejtohet per nga banakieri -''Nje gote per xhaxhain''- i thote ai banakierit dhe kthehet per nga plaku, i cili buzeqeshi njesoj si ajo dhelpra e perrallave kur i del perpara ndonje ushqim i lehte per t'u grabitur.

-''Mos me thuaj xhaxha, me ben te ndihem i plakur'' ia pret plaku duke mbajtur shikimin per nga muri dy metra anesh Elis, me pas levizi syte dhe i drejtoi per nga ai.

-''Pse cfare moshe keni?''- e pyet Elis i cuditur

-''79''- pergjigjet plaku dhe vuri goten ne buze duke pire nga gota qe e qerasi Elis.

Elis buzeqesh dhe kthen koken per nga dera, nga ku u fut nje vajze e re, e cila ishte rreth 18-19 vjece.
Floket i kishte te kuqe plot volum, dukeshin sikur derdhej zjarr. Kembet i kishte te zbuluara deri tek pjesa poshte barkut, e cila mbulohej nga nje cope e holle, si per te thene ''Ja ku e kam, kush e do duhet vetem te heqi nje cope lecke''

Ai u fiksua tek ajo dhe po e ndiqte me sy teksa i afrohej.
Njeri nga meshkujt e lokalit, afrohet dhe e godet nga te pasmet, me pas mundohet ta kapi nga gjoksi, por has ne rebelimin e saj e cila i jep nje grusht fytyres dhe e hedh ne njeren nga tavolinat 1

''Maskara'' shfryn ajo plot mellef dhe neveri, me pas drejtohet per atje ku ishte nisur, per tek vendi afer Elis.

-''Pamela, erdhe e dashur'' foli plaku dhe buzeqeshi nderkohe qe fshinte mjekren nga alkooli qe i rreshqiti nga goja. -''Ke nje arome qe dhe trendafilat po ta dinin qe ekziston do ndiheshin ziliqare'' shtoi ai duke mbajtur ne fytyre buzeqeshjen.

-''Robert, plakushi im i preferuar, pijaneci me romantik i botes por edhe me i embli'' ia kthen ajo dhe ngrihet duke shkuar prane tij dhe e perqafon. ''E di qe po te ishe i ri, nuk do isha nje prostitute, por do isha bere gruaja jote, nuk te leja te me ikje Robert'' vazhdoi te thonte ajo nderkohe qe shkonte serish ne vendin e saj.

-''Me merr tani, jam i afte akoma, nese do mund te me provosh'' tha Robert plaku dhe Pamela filloi te qeshte.

Nderkohe qe degjonte bisedat e tyre edhe Elis qeshte, ishte e pamundur te mos qeshje kur Robert dhe Pamela bisedonin bashke.

-''Mund te marr kete mikun tend, qenka goxha i pashem'' thote Pamela duke e veshtruar Elis nga koka te kembet pa e ditur se ishte personi te cilin tentoi ta bente per vete pak me pare jashte.

-''Ai ka unaze, te kam folur per burrat me unaza, nuk duhet te ngaterrohesh me ata'' i kthehet ashper Roberti sikur ia dinte rendesine tradhetise dhe marteses.

-''Si te thuash ti Robert'' ia kthen ajo me nje ton te bindur dhe me pas kthen goten me fund dhe ngrihet ne kembe duke dal serish jashte.

Mbasi kishin pire te dy disa gota dhe alkooli kishte filluar t'i trulloste te dy, Elis kthehet nga Roberti dhe nuk duroi me dhe e pyeti -''Mos jeni gje i verber?, sepse kam vene re qe nuk me shikon kurre ne sy kur flas dhe gjithmone e mbani shikimin per nga muri''

Roberti buzeqeshi dhe me pas u kthye nga ai, -''Nese do isha i verber mendon se do e shikoja Pamelen kur erdhi? Po unazen ne gishtin tend? Nuk jam i verber, thjesht nuk shoh nga syte'' u pergjigj ai -''Por mund te shoh me veshe, me hunde, me mendje. E kuptova qe ke unaze ne gisht sepse sa here prekje goten ajo kerciste, e dallova qe Pamela u fut brenda sepse ndieva aromen e saj, ndersa tek ty shoh nje njeri qe gjendet ne udhekryq dhe ka ardhur t'i japi zgjidhje problemeve te tij duke pire, duke u larguar nga realiteti'' shtoi plaku...

Elis uli goten qe po e drejtonte drejt buzeve dhe krejtesisht i cuditur shikon plakun, qe kishte kthyer koken nga ai, por syte i mbante per nga muri.

-''Po ti nga e di?'' e pyet Elis dhe sheh syte e tij ngjyre gri.

Nuk ben muhabet lokalesh, nuk di te pish alkool dhe nuk mban arome pijaneci'' pergjigjet Robert duke qeshur -''Pijanecet si une nuk e pijne alkoolin, por bejne dashuri me te, nje pijanec pi ngadale qe ta shijoje, ndersa ti i kthen gotat si te jene te mbushura me uje, pastaj mban arome shtepie dhe jo arome mishi te skuqur, qoftesh apo alkool'' shton ai me seriozitet duke tundur koken.

-''Nuk jam pijanec dhe as dua te behem, por e ke parasysh kur te mblidhen te gjitha dhe nuk di nga te dalesh, nuk gjen dot rrugedaljen, por do qe te perplasesh diku dhe une u perplasa ketu'' flet Elis i deshperuar, sikur i kishte ardhur fundi. 1

-''Per fat u perplase tek alkooli dhe jo tek Pamela'' thote Roberti duke qeshur -''Ne meshkujt kemi dicka, kur jeta na behet monotone dhe martesa na vjen ne maj te hundes perplasemi ose tek alkooli ose tek Pamelat, por e di kush jane burrat e vertete?
 
Ishte mesnate.
Elis del nga shtepia i nervozuar dhe teper i merzitur njekohesisht.

Kohet e fundit debatet me Luizen ishin bere teper te shpeshta dhe, si pasoje e ketyre zenkave dhe debateve ai po lodhej, sepse gjithmone fajsohej ai per te gjitha gjerat, madje edhe per gabimet e Luizes ishte ai fajtori, eh femrat, kerkojne gjithmone nje arsye per t'u zene qe me pas t'i perqafosh dhe tu tregosh dashurine qe ke per to, ja dijne shijen pajtimit.

Por Elis kishte filluar te merzitej nga kjo gjendje ne te cilen ishte futur marredhenia e tyre, kerkonte te shfryhej diku, te pinte nje gote, dy gota ose shume gota dhe te harronte gjithcka per nje moment.

Ishte ftohte dhe, si per dreq ai kishte dal nga shtepia vetem me nje kemishe te veshur. Era futej ne copen e holle te kemishes dhe i perkedhelte lekuren me te ftohtin e saj.
Lekura filloi ti behej kokrra kokrra nga i ftohti.
Yjet ndriconin lart ne qiellin e paster dhe pa re, ndersa hena dukej sikur nga lart shikonte dhe pergjonte gjithcka qe ndodhte poshte ne toke.

Ai beri duart kryq dhe vazhdoi te ecte ngadale, si per te lejuar te ftohtin qe ta bente te kishte shume ftohte, keshtu do e hiqte pak mendjen nga gjendja qe ishte krijuar ne shtepi.

Rruga ishte krejtesisht bosh, ishte mesnate dhe normalisht njerezit nuk bridhnin ne ate ore si pasoje e te ftohit, por vetem dy lloje njerezish shikoje ne rruge ne ate ore, ata si Elis, qe kerkonin te largoheshin per nje moment nga rutina e jetes se perditshme dhe njerezit si Pamela, punonjeset e oreve te vona te rruges.

Elis mori rrugen majtas ku dukej drita e kuqe e nje bari mbi tabelen e te cilit me drita te kuqe lexonte ''Hapur''.

-''Deshiron te provosh shijen e parajses?''- u degjua nje ze femror, nje ze i imet dhe i brishte si nje copez e holle akulli, qe mjafton nje ere dhe thyhet ose shkrihet menjehere.

Elis kthen koken dhe ve re nje hije te zeze qe qendronte mbeshtetur ne murin e pasuvatuar, me pas kthen koken mbrapa, pastaj djathtas, para dhe me pas kthehet serish majtas.

-''Sa kushton?''- e pyet ai dhe zemra e goditi fort ne gjoks sepse asnjehere nuk kishte menduar ta tradhetonte Luizen e aq me pak te pyeste per cmimin e tradhetise, i cili eshte me i larte se sa ai cmimi monetar. 1

-''Shtatdhetemije, por per ty gjashtedhjet meqe je i pari per sonte''- u degjua serish zeri saj i holle dhe i pafajshem!

Elis u mendua per pak sekonda dhe me pas tundi koken ne shenje mohimi.
Ai kurre nuk e kishte tradhetuar Luizen e aq me teper me nje prostitute.
Ajo kishte qene perhere pika e tij me e dobet, aty ku po ta cenoje te shkaterronte ose shkaterrohej.
Ajo ishte gjithcka e bukur qe ai kishte ne jete edhe pse ja cante si shume koken, por fundja askush nuk ta can me teper koken se njeriu qe te do. +

-''Atehere e lem pesdhjetemije, nuk e ul me''- shtoi ajo pasi pa qe ai po hezitonte. E uli cmimin e vetes, thua sikur po shiste disa perime apo sende.

-''Nuk eshte problemi tek leket, eshte diku gjetke''- ia kthen Elis dhe vazhdoi te ecte drejt barit, qe gjendej fare pak metra larg.

-''Ah, i martuar?''- e pyet ajo ''Nuk je i vetmi qe heziton, ka pasur shume te tjere si ty, burra me pushtet dhe teper te rendesishem qe kane zgjedhur Pamelen per t'u kenaqur sepse grate e tyre jane teper te zena duke u krehur dhe duke u lyer per te tjeret''- shtoi ajo plot krenari, sikur ndihej e vlersuar.

-''Me vjen keq''- thote Elis ''Nje femer nuk vlersohet sic duhet me para, ndersa ti ndihesh krenare qe njerez te rendesishem dhe pushtetare te kane shker**yer, me vjen keq per ty''- shtoi ai dhe hyri ne bar, ku sa u fut brenda ne fytyre ju perplas tymi dhe aroma e cigareve. 6

Zhurme, zera qe thonin fjale nga me te ndyrat, gota qe perplaseshin me njera tjetren.
Ai gjeti nje vend ku ishte qete dhe u ul ne njeren nga karriket qe ndodheshin afer banakut.
Porositi nje dopio, te cilen e kthen me fund sapo banakieri ja vuri perpara.

-''Mbushe edhe nje here''- tha Elis i skuqur ne fytyre dhe nga syte gati sa nuk i rrodhen lot nga alkooli.

Ia paske marr doren''- foli nje burre qe gjendej i ulur ne krahun e tij te djathte ''E pin si te jete uje''- shtoi duke buzeqeshur...

Ne koke mbante nje kapele nga ato te rrumbullaktat si te koherave te sherifave.
Floket i kishte te thinjura dhe pak te gjate.
Ne pamje te pare dukej si nje kriminel, ate pershtypje te jepte ne fytyre, mustaqet e porsa dalura nga rruajtja e fundit, te bardha dhe te shkurtra, ndersa syte i kishte si te bardhe me gri te perzier. Dukej tip armiqsor, por ishte nje plak i urte dhe babaxhan, si nje gjysh i dashur.
Ishte nate, nuk ishte dite....?
 
Na kujtoj kohen kur ishim ne burg e venim ne kish te takoheshim me shooet neper seksione te tjerat @Luledielli po mdukesh si ai prifti qe lexonte ca fraza cdo te diel lol???
 
3

Por e di kush jane burrat e vertete?

Jane ata qe vijne ketu, pijne sa fryhen dhe me pas shkojne ne shtpi tek grate e tyre, ndryshe nga disa qe shkojne tek pamelat dhe me pas thone se ishin duke pire'' shtoi Robert dhe Elis po e degjonte plot kuriozitet.

-''Po ti nga cila ane e meshkujve je?, gjithmone tek alkooli je perplasur? Nuk je perplasur ndonjehere tek Pamelat?'' e pyet Elis

-''Nje mashkull shkon drejt Pamelave kur nuk ja di vleren femres qe ka ne krah, ose kur nuk e vlerson vleren e saj.
Une kisha nje femer qe me dergonte perhere drejt alkoolit dhe jo drejt Pamelave'' pergjigjet ai dhe syte ju perloten ''Nela, keshtu ja thonin emrin'' shtoi Robert dhe nga syte nje lot i shkau duke i udhetuar neper fytyre, ne mjekrren e tij te ashper e me pas pikoi ne goten e alkoolit aty ku u mbyt.

Elis e veshtroi per nje cast i erdhi keq per Robertin, sepse dukej teper i lenduar vetem sepse permendi nje emer, ''Nela''

''Kush te jete Nela?'' vret mendjen ai nderkohe qe shikonte fytyren e Robertit, ne te cilen akoma dukej rruga ku rreshqiti i vetmi lot qe doli nga syte e tij.

Ne ate moment i erdhi ndermend Luiza, buzeqeshja e saj, floket e zinj dhe te dendur plot onde si det i trazuar, hunda e vockel dhe e rrumbullaket qe e zbukuronte fytyren e saj te bardhe.

Pastaj vrau mendjen nese vertete ja vlente qe te humbiste nje femer si Luiza per te jetuar nje jete si bohem, si nje i humbur ne rruget e jetes, valle ishte kjo lloj jete me e bukur se sa te kesh dike ne shtrat kur jashte ben ftohte, te kesh ushqim te mire dhe dashuri pa interes edhe pse per te shijuar keto gjera duhet te duronte nje carje koke.

Pastaj erdhi ne vete.
Zhurma e lokalit e perfshiu te gjithin dhe e ktheu ne realitet, aty mes tymit te rende te cigareve, aromes se alkolit dhe deordorandit te prostitutave qe hynin e dilnin nga kati me lart i lokalit ku kishte dhoma te posacme per Pamelat.

-''Nela? Kush ishte Nela?'' E pyet Elis dhe piu nje gllenjke nga gota nderkohe qe shikonte Robertin, te cilit ju pikturua nje buzeqeshje ne fytyre, si per te lene te kuptohet qe Nela ishte dicka e bukur, dicka qe afrohej me parajsen.

-''Nela ishte droge, alkool, cigare, epsh, pasion.
Ishte dicka e keqe per te tjeret, por e mire per mua.
Ajo qendronte diku mes te mires dhe te keqes, mes engjellit dhe djallit, parajses dhe ferrit'' pergjigjet Roberet pastaj thithi fort cigaren, sikur donte te merrte jete nga nikotina, ose nikotina t'i merrte jeten. -''Nela ishte dicka qe askush nuk mund te jete me'' shtoi ai duke nxjerr tymin nga hundet.

-''Dashuria?'' e pyet Elis dhe Robert qesh, pastaj e thith dy here ate pak cigare qe kishte mbetur dhe e fik mbi doren e tij...

Elis hapi syte sa nje poc dhe u cudit nga ajo qe Robert beri, nuk ishte thjesht nje fikje e shpejte mbi dore, por ai e mbajti aty derisa dhe tymi mbaroi.

-''E tille ishte Nela, por ishte e bukur e di? Ishte nje dhimbje teper e bukur'' pergjigjet Robert.

Elis u intrigua edhe me teper nga historia qe Robert kishte nisur dhe u be teper kurioz per vazhdimin, por me teper per fundin e historise.

Elis ishte nje shkrimtar nga ata te cilet qendrojne perhere ne hije, nga ata qe e shohin veten si te deshtuar dhe per kete arsye nuk bejne dot perpara, sepse jane teper pensimist, teper te friksuar per te guxuar.
Dhe si shkrimtar ai filloi te interesohej me teper per Nelen. Kishte kohe qe gjerat qe shkruante i griste ose i digjte sepse i dukeshin patetike dhe kishte frike se mos e qeshnin ata qe do i lexonin, por Nela ishte dicka krejt ndryshe, dicka qe e beri te mendonte per te guxuar.

-''Me fol me teper per Nelen, si ishte ajo, me fol per jeten tende'' shtoi Elis pas Robertit dhe vuri grushitn poshte mjekres duke pritur plot kuriozitet..

-''Do qe te flas per jeten time? Nese duhet te flas per jeten time do te duhej nje jete per te degjuar'' ia kthen Robert duke i lene te kuptonte se duhej shume kohe per te folur per jeten e nje 79 vjecari, i cili dukej teper i rrahur me jeten.

''Do e harxhoje nje kohe te jetes tende per te degjuar jeten e pavlere dhe te mjere te nje plaku?'' e pyet ai Elisin, i cili nga kurioziteti qe e kishte perfshire u pergjigj pa u menduar.

-''Sigurisht qe po, do me ndihmonte shume''

-''Do te ndihmonte per cfare?''

-''Per te shkruar nje liber, do te pelqente te shkruhej nje liber per jeten tende?'' e pyet Elis duke e shikuar tek syte e tij ngjyre gri

-''Nje liber per jeten time? Vetem me nje kusht'' pergjigjet Robert

-''Dua qe ai liber te titullohet Nela, sepse Nela eshte jeta ime'' shton ai duke buzeqeshur plot krenari.

-''U tha u be'' ia kthen Elis duke pranuar kushtin e vetem te Robert.

-''Neser ne mbremje, te pres ketu'' thote Robert dhe mundohet te gjej bastunin e tij qe e kishte mbeshtetur diku ne banak. ''Ben mire te vish'' shtoi Robert dhe filloi te ecte duke u drejtuar per nga dalja e lokalit......
 
4.

Robert ishte nje plak i cuditshem, nuk lejonte askend te kujdesej per te, ai, edhe pse ishte i moshuar, i verber, donte t'i tregonte botes se ishte i zoti te kujdesej per veten e tij, sikur kishte nje inat te madh me boten.

Elis ndejti dhe pak ne lokal.
Donte qe te qartesonte mendimet e tij, te bindte veten se, Luiza ishte fati i tij, ishte ajo qe do e shoqeronte per gjate gjithe jetes dhe kete gje duhet ta pranonte me patjeter, por nga ana tjeter ishte ajo bota tjeter, bota e jashtme e marteses, ku nuk kishte carje koke, pagesa te panevojshme faturash, epsh, pasion pafund dhe nje jete bohemesh.
Piu ate pak qe kishte mbetur nga gota e tij dhe me pas doli jashte duke menduar se cfare do i tregonte Robert per Nelen.

Sapo doli jashte, era e ftohte ju perplas ne fytyre sa lot i dolen prej te ftohtit.

Mesnata kishte kaluar.
Jashte ishte bere akoma me ftohte se ne momentin kur ai u fut ne lokal.
Rruga dukej krejtesisht bosh, e braktisur dhe e shkrete.
Ne qoshen e asfaltit, poshte trotuarit, kishte tufa debore te ngrire, te cilat dukeshin porsi rete e bardha ne qiellin me hene te plote.
Neonat ndriconin rrugen cdo dhjete metra, kishte nje hapsire drite dhe nje hapsire erresire.
Tek tuk shikoje ndonje qen qe sillej rrotull per te gjetur ndonje kocke nga mbeturinat e lokaleve ose ndonje streh per te futur koken.

Por pak me tutje, kur Elis ngre koken, shikon kembet e zbuluara te nje vajze, takat e saj te holla ngjyre roze, pastaj pulpat e zbuluara, gjunjet e nxirre nga i ftohti, me pas kofshet e kuqura te cilat fare pak me lart mbuloheshin nga nje lecke e holle, me lart erresira nuk lejonte me te shikoje... Ishte ajo pjese e trupit qe prekej nga drita, ajo pjese e trupit qe ajo kishte nevoje per reklamuar.

Ai fillon te eci.
Hapat i ndalon kur gjendet parlelisht me ate, vajzen e zbuluar.

-''Ej mik, si thua te provosh nje copez nga *******'' u degjua zeri i saj i brishte qe dridhej.

Elis hodhi syte perreth dhe pa vetem shkretim, erresire dhe rruge qe nuk kishin asnje ngjashmeri me parajsen.

-''Ku mund ta gjej kete copez parajse?'' e pyet Elis duke u munduar qe te shikonte fytyren e saj.

-''Vetem tek Pamela mund ta gjesh, kushton fare pak'' pergjigjet ajo dhe beri dy hapa perpara. Drita i ndricoi barkun e zbuluar dhe gjoksin i cili gati po shperthente nga recipetat ngjyre te kuqe.

-''Sa kushton?'' e pyet Elis dhe afrohet tek ajo

-''Shtatedhjetmije, plus hoteli'' pergjigjet Pamela duke dal e tera ne drite ''Ose mund ta ofroj ne ate qoshen atje nese e ke me ngut'' shtoi ajo duke drejtuar gishtin ne nje rrugice te erret.

-''Dakort, eja te shkojme ne makine'' thote ai dhe ecen perpara ndersa Pamela e ndjek mbrapa...

''Cfare moshe ke?'' e pyet ai nderkohe qe ecte.

-''Njezet bej per pak dite'' pergjigjet ajo.

-''Ne drite te jep pershtypjen per me te vogel'' ia kthen Elis dhe hapi deren e makines. Pamela futet brenda dhe fillon te heqei recipetat

-''Po e marr per kompliment'' thote ajo nderkohe qe i kthen atij kurrizin qe t'ia zberthente sepse nuk po mundej ta bente vete.

-''Jo tani. Do ikim ne hotel'' thote Elis dhe ndez makinen, ne ate moment ndizet edhe drita brenda makines.

-''Qenkeni ju! Nuk ju dallova ne erresire'' thote ajo duke buzeqeshur. Elis veshtroi syte e saj te kaft dhe vuri re pafajsine qe gjendej brenda tyre. Ai nuk foli, por futi marrshin dhe u nis.

Ne hotelin e pare qe i del para ai ndalon makinen dhe futet brenda tij.
Gjendeshin ne dhome.
Ai shkoi ne banje dhe kur doli prej aty, pa Pamelen qe ishte zhveshur e tera dhe ishte shtrire mbi mbulesat e shtratit. Floket e kuq i mbulonin nje pjese te gjoksit dhe nje pjese te barkut, ndersa njera kembe ishte shtrire mbi kemben tjeter...

Ai e shetiti per nje moment te gjithe trupin e saj me sy. Filloi qe nga kembet e saj te gjata dhe ne forme shisheje, pastaj barkun e tendosur, gjoksin e vogel dhe te rrumbullaket, qafen e holle si kercelli i trendafilit me pas fytyren, buzet e saj qe ngjasonin si petale trendafilash te perdredhur e me pas hunda e vogel dhe syte e pafajshem.

-''Mbulohu'' i thote ai dhe i hodhi njeren nga batanijet, me pas i ktheu kurrizin dhe po priste.

-''Nuk kam ardhur per t'u mbuluar'' por nderkohe u mbulua.

Elis, nxjerr portofolin dhe nga aty terheq dy kartmonedha pesedhjetshe, merr doren e saj te vogel dhe te bute dhe ja vendos aty, me pas ja mbyll doren duke i buzeqeshur.

-''Sonte do te paguaj, por jo per te bere ate qe ben cdo nate'' i thote ai dhe u ul prane saj.

-''Po per cfare?'' pyet ajo e cuditur duke shikuar leket qe mbante ne dore.

-''Dua te me perqafosh, gjithe naten. E ben dot?''

Pamela e shikon cuditshem dhe pohon me koke se, po mundet ta bej dhe hap krahet e saj.

Ai shtrihet prane Pameles dhe duke e mbajtur perqafuar, aq te dobet, aq te brishte, si nje lule qe gjendet e vetme ne mes nje lendine qe eshte shkretuar. Ajo mundohej ta perqafonte sa me fort te mundej, por cdo here e me shume i dukej vetja e paafte per te perqafuar, ajo ishte mesuar te bente tjera gjera, jo te perqafonte.
 
5.

Mbasi kaloi nje ore, Elis permendet dhe ngrihet nga shtrati.

Sheh Pamelen te ciles i ishin zbuluar shpatullat dhe e mbulon, me pas drejtohet per tek canta e saj, ku donte te vendoste nje tjeter shume parash, sepse ajo qe ndodhi ne ate nje ore e beri ate te kuptonte shume gjera.

Ai u largua nga hoteli dhe u nis drejt shtepise per tek Luiza, e cila kishte gjithe naten qe e priste qe ai te kthehej dhe gjumi e kishte zene ne divan.

Ajo u zgjua kur Elis mbylli deren. Ai afrohet tek ajo, ulet ne gjunje dhe e puth ne balle.

-''Ku ishe? Qelbesh era parfum femrash'' i thote ajo duke e afruar hunden tek kemisha e tij.

Ai u pertyp pastaj e shikoi serish ne sy.

-''Isha me Elenen, u takuam krejt rastesisht ne barin ku une isha, ajo ishte me miqt e saj aty dhe kur u ndam me perqafoi'' i thote Elis duke e shikuar ne sy si per ta bindur se nuk po genjente.

-''Elena ne pune, Elena ne kafe, Elena ne bar naten vote, pse nuk e sjell ne shtepi dhe flem te tre, ose me mire ju te dy, sepse vetem kete gje ju ka mbetur pa bere, te flini bashke, apo e keni bere edhe kete gje'' ia kthen ajo e revoltuar dhe vendos doren ne balle.

-''Jo nuk kemi fjetur dhe as nuk do flem, Elena e ka te dashurin e saj dhe te shpjegova se e takova krejt rastesisht ne bar'' vazhdoi te thoshte Elis per ta bindur se asgje nuk kishte ndodhur, por eshte e veshtire t'i mbushesh mendjen nje femre xheloze.

-''Po pra rastesisht ne mes te nates'' ia pret ajo pa e menduar sec po thoshte, ishin fjale qe tregonin mosbesim ndaj Elis, i cili po mundohej qe te mos e humbiste dhe ate pak durim qe kishte.

-''Me ka ardhur ne maj te hundes mosbesimi yt e di? Nuk isha me Elenen, jo, isha me nje prostitute dhe fjeta me ate'' bertet Elis duke u ngritur ne kembe.

Luiza e shikon per nje moment dhe me pas fillon te qeshi. Ajo mund te besonte se ai e kishte tradhetuar me Elenen ose me ndonje kolege tjeter te punes, por kurresesi se do e kishte ulur aq shume sa ta tradhetonte me nje prostitute edhe pse, ne nje fare menyre Elis e kishte tradhetuar, por jo ne ate menyre qe Luiza mendonte.

Mbasi qeshi, Luiza ngrihet ne kembe dhe i ngjeshet pas kurrizit duke e perqafuar. Mbeshtet faqen ne shpinen e tij, me pas e puth disa here dhe i del perballe.

-''Me tradheto me ke te duash, vetem me Elenen jo'' thote ajo duke mos e besuar ate qe Elis tha per prostituten.

-''Nuk te tradhetoj kurre, sot kam kuptuar sesa shume te dua dhe se, do beja gjithcka per ty, vetem qe ti te buzeqeshesh dhe qe te jesh mire.'' Ia kthen ai duke e mbajtur fytyren e saj ne duar, me pas e afron dhe e puth.

-''Nese te kam ty, jam mire'' thote Luiza mbas puthjes, me pas e terheq nga dora dhe drejtohen per nga dhoma gjumit. Ajo fut gishtat ne rripat e kemishes se nates dhe e ul ate poshte duke u shfaqur krejtesisht lakuriq para Elis.

Ai vazhdonte te ndizte tek ai deshirat me te cmendura dhe me te zjarrta ashtu si vite me pare kur ishin ne gjimnaz, nga kur dhe mori forme dashuria e tyre.
Nese nuk ka pasion, nje dashuri heret ose vone shuhet, behet monotone dhe behet e merzitshme dhe Luiza dinte mjaft mire ta mbante ndezur ate pasion.


Ishte mengjes.
Zhurma e makinave qe kalonin ne rruge ja prishte perhere gjumin Elis, i cili ate mengjes kishte vendosur te ngrihej heret dhe zhurma i beri nder.

Ai u fut ne studion e tij dhe u ul perpara makines se shkrimit.
NELA shkruan ai me shkronja te medha dhe pastaj tenton te shkruaj dicka vete duke perdorur fantazine, por nuk i vinte asgje ndermend. Kishte kohe qe ishte futur ne nje rruge qorre ku nuk kishte asnje pike frymzimi per te shkruar, Puna, Problemet me Luizen, Problemet dhe streset qe beheshin cdo here e me te medha ishin shkaktaret e bllokimit te tij psikologjik. Nuk mendonte dot asgje.

Mbasi ndejti disa minuta ne qetesi, me shpresen se mos ndoshta i vinte ndermend dicka per te shkruar, u ngrit dhe doli nga studio i nervozuar.

Nuk po i pritej qe te mbaronte dita dhe te shkonte tek i njejti bar per te biseduar me Robertin rreth Neles.

Mbremja nuk vonoi dhe ai doli, hodhi krahve nje xhakete dhe u drejtua per nga rruga qe te conte per tek bari.

Luiza nuk ben asnje pyetje se ku po shkonte, vetem e shikon per nje moment ne sy para se te dali dhe me pas kthen koken nga televizori.

Ajo e dinte se dicka po ndodhte keto kohe me Elis, por e dinte se ai nuk e tradhetonte kurre, por edhe po ta bente ajo mendonte se keshtu do tregonte se dashuria mes tyre kishte vdekur.

Elis u fut ne rrugicen e ngushte qe te conte per tek bari dhe po ecte me hapa te shpejte.
Shtyu deren e barit dhe po kerkonte me sy se mos shikonte Robertin me kapelen e tij te rrumbullaket ngjyre kashte. Siduket Robert kishte harruar qe te mbante fjalen e dhene nje nate me pare, keshtu mendoi Elis i zhgenjyer, por ishte intriguar aq shume nga ''Nela'' sa mendoi te priste pak se mos ndoshta Robert do vinte.

Porositi nje gote dhe po e pinte ashtu sic Robert e mesoi, ngadale, njesoj sic behet dashuri.
 
6.



Ai u kthye per nga dera dhe po priste qe nga momenti ne moment te shfaqej Robert.
Dera u hap dhe brenda u fut Pamela e cila mbante ne koke kapelen e Robert, pas Pameles vjen edhe Robert qe capitej ngadale me bastunin e tij.

Elis u lehtesua dhe nderkohe mendonte se me ne fund do degjonte historine e Neles.

Robert ndalon hapat per nje moment dhe drejton veshin andej nga degjoheshin gotat kur kercisnin, me pas vazhdon te eci dhe afrohet tek banaku, ku me bastun kontrollon vendet nese ishin apo jo te zena. Ulet tek njera nga karriket dhe me pas vendos bastunin ne ane te banakut.

-''Nje teke konjak'' thote Roberti dhe vendos duart mbi banak.

-''Beje dopio'' ia pret Elis qe po afrohej tek karrikia afer Robertit.
Robert buzeqesh dhe drejtohet andej nga erdhi zeri.

-''Paske ardhur'' thote ai dhe me buzeqeshjen e tij karakteristike prej nje gjyshi te urte, pastaj kthehet per nga banaku.

-''E si te mungoja, jam kurioz te di per Nelen'' pergjigjet Elis dhe ulet prane tij.

-''Ti me kerkove te flas per jeten time'' I drejtohet Robert Elisit duke ngritur goten

-''Po, por edhe per Nelen'' ia kthen Elis duke rrokur goten me Robertin.

-''Mendon se po te flas per jeten time s'do te flas per Nelen? Nese duhet te flas per kohen kur kam jetuar vertete, atehere do te flisja per Nelen, po une do te flas per cdo gje, por me teper per dashurine" vazhdoi Roberti dhe buzeqeshi kur permendi dashurine!

"Dashuria eshte ajo pjese jete, kur njeriu jeton vertete, kur eshte i lumtur per nje kohe te gjate, ndryshe ndodh me vone, lumturia tkurret dhe behet cdo here e me e shkurter'' shtoi ai pasi piu nje gllenjke nga gota.

-''Me fol per cte duash vetem fillo'' ia pret Elis dhe nxorri nje bllok dhe nje laps nga xhepi xhaketes.

-''Jam teper kurioz te di cfare ka ndodhur me ty, si fillim me trego, pse je i verber nga syte?'' e pyet Elis

-''Qenke i paduruar mesashoh, qenke njeri i papjekur'' ia kthen Robert dhe piu nje tjeter gllenjke, me pas u drejtua per nga Elis.

-''Do filloj te flas per kohen kur isha ne shkolle. Mbasi mbarova 4 vitet e para te shkolles nderruam klase. Isha ne klas te peste dhe ne ate moshe fillova te ndiej per here te pare. M'u perpara banges time ishte nje vajze qe kishte ardhur nga klasa tjeter. Ishte teper e embel ne fytyre, floket i kishte ngjyre gruri ndersa fytyren te bardhe debore, anesh hundes dhe poshte syve kishte quka, te cilat e benin edhe me te bukur fytyren e saj''

-''Ajo ishte Nela?'' e nderpret Elis. Robert ndaloi fjalen dhe piu pak, me pas vazhdoi aty ku e la duke e injoruar pyetjen e Elis

-''Syte i kishte ngjyre kaf, ishte vajza me e gjate e klases dhe me e bukura, ndersa une me i humburi, me i urti dhe me i turpshmi. Ndonjehere mundohesha t'i flisja por stepesha sapo e shikoja ne sy. Ishte ndienja ime e pare dhe nuk zgjati pak. Kur shikoja floket e saj te gjate dhe te shtrire aq te drejte dhe ne fund te kthyer, me vinte t'ia ledhatoja, t'i fusja ne mes gishtave dhe te luaja me to, t'u merrja ere, t'i ndieja butesine e tyre neper duar. E kisha vetem nje zgjatje dore larg, me mjaftonte te zgjasja doren dhe mund ta prekja, por ishte kaq shume e veshtire.

Me pas u hodha ne klas te gjashte, ajo ishte bere akoma me e bukur dhe format e trupit kishin filluar te ngjyroseshin nga bukuria.
Floket kishin filluar t'i erreshin paksa ndersa buzet kishin filluar t'i fryheshin dhe te merrnin formen e perfeksionit'' thote Robert dhe me pas mori fryme thelle.

-''Si quhej ajo?'' e pyet Elis per te kuptuar nese po fliste per Nelen apo ndokend tjeter.

-''Lerme te mbaroj'' ia kthen Robert. Elis filloi te humbiste durimin dhe porositi nje tjeter gote.

-''Ne klas te shtate, ishte bere akoma me e bukur se ne klas te gjashte.
Trupi i saj sa vinte e behej me i gjate dhe me i bukur.
Ate vit vendosa t'i shpreh ndienjat. I shkruajta nje leter dhe ja vendosa ne cante gjate pushimit te gjate, e futa ne palen e librit ku kishim mesim oren tjeter.
Sapo filloi ora e mesimit i mbaja syte tek Libri saj, te cilin kur e hapi ne faqen e mesimit mori ne duar letren, filloi ta hapte dhe lexoi c'ka i kisha shkruar aty, me pas ktheu koken nga une dhe me pa ne sy''

-''Ajo e kuptoi qe ja kishe shkruar ti apo jo?'' e pyet Elis duke buzeqeshur.

-''Ndoshta po, ndoshta jo'' pergjigjet Robert ...

''Me pas hodhi syte tek cdo djale i klases dhe ne fund e futi letren ne xhep.
Ishte klasa e tete dhe ishte viti i fundit qe do qendronim bashke. Ate vit ja vendosa vetes qellim qe t'i tregoja gjithcka.'' Shtoi ai dhe nxorri paketen nga xhepi.

-''Dhe cfare bere? Ja shprehe ndienjat?'' e pyet Elis nderkohe qe Robert ndizte cigaren

-''Ja shpreha'' pergjigjet ai duke qeshur.

-''Pse qesh?'' e pyet Elis i cuditur

-''Sepse bera dicka qe besoj se nuk e ka bere askush per nje femer'' pergjigjet Robert dhe vazhdonte te qeshte...
 
7.


Elis e veshtroi per pak sekonda fytyren e Robert kur qeshte dhe filloi te qeshte pas tij...

E kishte te pamundur te mos qeshte kur Robertit i dilte ai dhembi vetem qe i kishte mbetur ne goje.
Nderkohe qe qeshte vriste mendjen se cfare kishte bere ai per kete vajze, qe ndoshta askush tjeter nuk e kishte bere per nje femer.

-''Dhe cfare bere?'' e pyet Elis duke qeshur.

-''Po ja, isha ne klas te tete dhe atehere degjoja kenge romantike, te cilat ndikuan tek une qe ne vegjeli. Babai im ishte peshkatar dhe ne shtepi kishim shume rrjeta. Mora nje rrjete dhe me ate mbulova shegen qe ndodhej mbrapa shtepise''

-''Pse duhej te mbuloje nje shege me rrjete? Nuk e kuptoj se c'lidhje ka rrjeta dhe shega me kenget romantike qe permende me lart'' e pyet Elis i cuditur

-''Rrjeten e vura per te kapur zogj'' pergjigjet Robert -''Kapa dy harabela ate dite, njerin e leshova ndersa tjetrin e futa brenda ne shtepi. Prita te nesermen dhe ishte pikerisht dita kur do i tregoja ndienjat e mia.'' Shtoi ai duke buzeqeshur.

-''Prap nuk po e kuptoj''

-''Duro pak'' thote Robert dhe beri nje pauz te shkurter duke ndezur nje tjeter cigare me qetesine me te madhe sikur po luante me durimin e Elis -''Ndoshta edhe ajo kish ndjer dicka per mua, e di? Sa here perplasnim shikimet syte e saj dridheshin, me shikonte shume shpesh, kur ishte vetem, kur ishte me shoqet, ndonjehere edhe kur ishim ne klase kthente koken dhe me shikonte'' vazhdoi ai duke devijuar vazhdimin e historise.

-''Robert, ajo ishte Nela apo jo?'' e pyet Elis.

-''Kishte momente kur perplaseshim edhe ne rruge sepse ajo kishte gjyshen afer shtepise time. Ne klas te tete fillova te afrohem me teper me ate'' thote Robert duke e injoruar per here te dyte te njejten pyetje te Elis.

-''Nga nje djal i urte dhe i turpshem, ne fundin e klases se tete u bera teper i levizshem dhe rremujaxhi, kishte momente kur prekja floket e saj ngaqe ate e kisha ne bangen para meje, me pas ja terhiqja si per te mos e kuptuar qe po ja ledhatoja, kthehej nga une dhe me shante duke qeshur ndersa une e quaja pule, sepse ajo nuk ishte si vajzat e tjera qe ishin te levizshme dhe qe iknin nga oret e mesimit, ajo ishte si dembele, nje vajze me natyre te qete dhe teper e brishte.'' Vazhdoi Robert dhe Elis e humbi durimin.

-''Me thuaj vazhdimin ku e le Robert, mos luaj me kuriozitetin tim, vazhdo aty ku ishit ne klase'' thote Elis si i revoltuar.

-''Aty do dilja shtatanik. Ate dite kisha marr harabelin me vete ne shkolle, e kisha brenda ne cante dhe tek kemba e tij kisha lidhur nje leter'' tha Robert dhe me pas piu pak nga gota sepse zeri filloi t'i ngjirej.

-''Ja dhe asaj?'' e pyet Elis

-''Ky ishte qellimi. Filmat vizatimore dhe kenget me kishin turbulluar ate pak mendje qe kisha atehere, mendova se zogu do shkonte drejt saj. Kishim fizike ate ore. Nga mesi ores nxorra harabelin, me mendimin se harabeli kishte degjuar cdo fjale qe i kisha thene ne mengjes se duhet te shkonte drejt saj dhe jo ne vend tjeter e leshova dhe ai filloi te fluturonte neper klase duke perfunduar m'u ne tryezen e mesuesit, i cili e kapi dhe pa letren qe varej ne kemben e harabelit'' tha Robert dhe filloi te qeshte.

-''Kushedi si je ndjere ne ate moment'' i thote Elis duke mbajtur barkun me dore nga e qeshura.

-''Idioti me i madh ne bote'' pergjigjet ai nderkohe qe qeshte.

-''C'beri mesuesi pastaj?''

-''Mesuesi hodhi syte nga une mbasi lexoi letren dhe qeshi duke tundur koken, me pas shikoi nga ajo dhe hapi dritaren duke leshuar zogun, si pasoj e kesaj ajo nuk e mori vesh per ndienjat e mia'' tha ai

-''Pse jo, pse nuk ja the me pas?''

-''Sepse isha teper frikacak per te treguar, kisha frike, kisha aq shume frike se mos ajo do qeshte dhe do tallej me mua, ndoshta e gjithe klasa. Isha nje femije atehere'' ia kthen Robert dhe me pas kthehet perballe banakut -''Me mbush edhe nje'' i drejtohet banakierit e me pas hesht duke pritur.

-''Ajo nuk ishte Nela apo jo?'' e pyet Elis

-''Ajo ishte ndienja e pare e imja, cdo njeri e ka nje ndienje te pare dhe jane te rralla ato raste qe perfundojne pergjithmone te dashuruar, e di pse?

Sepse kur je femije dashuron me pasterti, dashuron buzeqeshjet, fjalet, zerin, buzet, floket, syte, dashuron shpirtin pa asnje ndienje seksuale apo me qellim te besh dicka me ate, nuk i shikon dot keto gjera, por dashuron me paster se kurre, por nuk zgjasin keto ndienja, sepse ne rritemi dhe deshirat ndryshojne, nese ne moshen 12 13 vjecare jemi dashuruar pas bukurise se shpirtit te dikujt, ne moshen 15 16 edhe me lart ndodh qe te dashurosh me epsh, me pasion, te terheq cdo gje e saj dhe fillon fantazon me ate, kjo ndodh rendom ne adoleshence sepse eshte koha e kuriozitetit, kur e deshiron shume dicka dhe kur e merr i iken vlera, i iken interesi, eshte dicka normale, dicka qe e kalojne te gjithe'' thote Robert....
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back