Ngjarje makabre në Indi, 9-vjeçarja përdhunohet, vritet dhe më pas digjet nga 4 persona.
Një vajzë nëntëvjeçare në Delhi dyshohet se është përdhunuar, vrarë dhe djegur me forcë nga i akuzuari, i cili u tha prindërve të saj se vajza vdiq nga goditja elektrike dhe u kërkoi atyre të mos njoftonin policinë, duke thënë se përfshirja e policëve në këtë çështje vetëm do e komplikon atë.
Incidenti ndodhi në fshatin Nangal të zonës së Kantonit Delhi, ku sipas policisë, vajza kishte dalë nga shtëpia e saj rreth orës 5:30 pasdite të së Dielës për të marrë ujë të ftohtë nga burimi i krematoriumit, por nuk u kthye më.
Sipas mediave vendase, në orën 6 pasdite, prifti i krematoriumit, Radhey Shyam, dhe 3 persona të tjerë të njohur me nënën e vajzës së mitur e thirrën në krematorium dhe i treguan trupin e vajzës, duke thënë se ajo u godit nga rryma elektrike ndërsa pinte ujë.
Sipas policisë nëna e 9-vjeçares tha se vajza kishte shenja dëmtimi në kyçin e dorës dhe bërrylin e saj dhe se buzët e saj ishin blu. Prifti dhe burrat e tjerë më pas i kërkuan nënës së vajzës që të mos thërriste policinë, duke thënë se kjo do të çonte në situatën ku do të vidheshin organet e vajzës.
~ Marrë nga interneti ~