Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Mundet te kthehet Armiku ne mik?

po
 
Jo smendoj se ndodh dicka e tille
 
Jooo .. miku te kthehet ne armik ndersa e kunderta se besoj..!
 
Kthehet ne te dyja rastet...edhe miku ne armik edhe armiku ne mik.:)
 
Them se po qe armiku kthehet né mik mjafton te dish arsyen pse e ke armik
 
ARMIKU I BUKUR

Ai ishte i bukur, i bukur si armik,

Po si mik se di, nuk e kisha pranë.

Unë nuk e doja, po s’i thash:-Ikë!

Ata që e donin, e ata pra e vranë.



Nuk ishte armik, që dilte në prita,

As ndihej mirë, kur ia kishe frikën.

Unë që e urreja, kurrë s’e godita,

Ata që e donin, i futën atij thikën.



Në vend të tij, rrinë këta në pusi,

Në duar mbajnë baltë, jo plumba.

Kur më shohin mua, u kujtohet ai,

E vrasin s’dyti, armikun që humba.



Po do të luftoj unë, për atë që vdiq,

Dhe pse kurrë ai, s’do më ishte lutur.

Do mbroj armikun nga ca palo miq,

Armiku i bukur, të bënë të bukur





AI ISHTE ARMIKU

E pritën armikun, me net, me ditë,

Po armiku, nuk erdhi, s’dihet ku u fsheh.

E ndoshta, ata u mërzitën në pritë,

Ndoshta u trishtuan duke pritur atje.



Ndoshta u trishtuan duke pritur atje,

Ndoshta ndjen mall për armikun! (Mall për atë!?)

Ndoshta donin ta ftonin, po eja ku je.

Për rreth kishte heshtje, heshtje dhe asgjë.



Për rreth kishte heshtje, heshtje dhe asgjë.

Kur njeri prej tyre, iku tej në kreshtë.

Brenda tij një prush, prushërohej me të,

E priste e dashura, që digjej eshkë.



E priste e dashura, që digjej eshkë.

Në akullin e ngrirë të ndizte një zjarr.

E priste me gjinjtë e fryrë si pjeshkë,

Dhe buzët e kuqe si shegë e çarë.



Dhe buzët e kuqe si shegë e çarë,

Afroi te vetja, u mbështet në gjinj.

Harroi armikun, u bë si і marrë,

Pëshpëriti: “Tani dua një fëmijë!”



Pëshpëriti: “Tani dua një fëmijë!”

U këput mbi të si lisi, prerë në mes.

E dashura, si ylber, u mbështoll, rreth tij.

Mbi ta, binte trishtim і akullt reshë.



Mbi ta, binte trishtim і akullt reshë.

Dhe era ulërinte në degë ahu.

Sa u kthye, komandanti e nxori në shesh,

“Ja ky është armiku!”, – tha. Dhe e vrau.





MOS MË VRIT KËSHTU !

Nëse do më vrasësh, mos më vrit kështu,

Pak e nga pak, duke ma ngrënë veten.

Dhe po nuk ke armë, të gjej unë diku,

Lindjen s’e zgjodha, le të zgjedh vdekjen.



Mos më vrit si uji, që bie në shkëmb,

Dhe pikë pas pike, hap plagë në mish.

Po më vrave, mos më lërë në këmbë,

Që të shoh një burrë, si kthehet në ish.



Nëse do më vrasësh, mos i bjerë aq gjatë,

Që të ndihem vdekur, pa u shuar zjarri?

Nëse do më vrasësh, mos qëllo me baltë,

Pse ta bëj me turp, udhën për tek varri?



Mos më vrit me tallje, se lëndon dikë,

Që më do të gjithin, më do dhe në thua.

Kur më vret kështu, s’të vjen keq për të,

Po vdiqa me pjesë, si do më qajë mua!?
 
ARMIKU I BUKUR

Ai ishte i bukur, i bukur si armik,

Po si mik se di, nuk e kisha pranë.

Unë nuk e doja, po s’i thash:-Ikë!

Ata që e donin, e ata pra e vranë.



Nuk ishte armik, që dilte në prita,

As ndihej mirë, kur ia kishe frikën.

Unë që e urreja, kurrë s’e godita,

Ata që e donin, i futën atij thikën.



Në vend të tij, rrinë këta në pusi,

Në duar mbajnë baltë, jo plumba.

Kur më shohin mua, u kujtohet ai,

E vrasin s’dyti, armikun që humba.



Po do të luftoj unë, për atë që vdiq,

Dhe pse kurrë ai, s’do më ishte lutur.

Do mbroj armikun nga ca palo miq,

Armiku i bukur, të bënë të bukur





AI ISHTE ARMIKU

E pritën armikun, me net, me ditë,

Po armiku, nuk erdhi, s’dihet ku u fsheh.

E ndoshta, ata u mërzitën në pritë,

Ndoshta u trishtuan duke pritur atje.



Ndoshta u trishtuan duke pritur atje,

Ndoshta ndjen mall për armikun! (Mall për atë!?)

Ndoshta donin ta ftonin, po eja ku je.

Për rreth kishte heshtje, heshtje dhe asgjë.



Për rreth kishte heshtje, heshtje dhe asgjë.

Kur njeri prej tyre, iku tej në kreshtë.

Brenda tij një prush, prushërohej me të,

E priste e dashura, që digjej eshkë.



E priste e dashura, që digjej eshkë.

Në akullin e ngrirë të ndizte një zjarr.

E priste me gjinjtë e fryrë si pjeshkë,

Dhe buzët e kuqe si shegë e çarë.



Dhe buzët e kuqe si shegë e çarë,

Afroi te vetja, u mbështet në gjinj.

Harroi armikun, u bë si і marrë,

Pëshpëriti: “Tani dua një fëmijë!”



Pëshpëriti: “Tani dua një fëmijë!”

U këput mbi të si lisi, prerë në mes.

E dashura, si ylber, u mbështoll, rreth tij.

Mbi ta, binte trishtim і akullt reshë.



Mbi ta, binte trishtim і akullt reshë.

Dhe era ulërinte në degë ahu.

Sa u kthye, komandanti e nxori në shesh,

“Ja ky është armiku!”, – tha. Dhe e vrau.





MOS MË VRIT KËSHTU !

Nëse do më vrasësh, mos më vrit kështu,

Pak e nga pak, duke ma ngrënë veten.

Dhe po nuk ke armë, të gjej unë diku,

Lindjen s’e zgjodha, le të zgjedh vdekjen.



Mos më vrit si uji, që bie në shkëmb,

Dhe pikë pas pike, hap plagë në mish.

Po më vrave, mos më lërë në këmbë,

Që të shoh një burrë, si kthehet në ish.



Nëse do më vrasësh, mos i bjerë aq gjatë,

Që të ndihem vdekur, pa u shuar zjarri?

Nëse do më vrasësh, mos qëllo me baltë,

Pse ta bëj me turp, udhën për tek varri?



Mos më vrit me tallje, se lëndon dikë,

Që më do të gjithin, më do dhe në thua.

Kur më vret kështu, s’të vjen keq për të,

Po vdiqa me pjesë, si do më qajë mua!?
Dorina pjesa me e bukur ishte: lindjen nuk e zgjodha te pakten te zgjedh vdekjen!!!
 
Dorina pjesa me e bukur ishte: lindjen nuk e zgjodha te pakten te zgjedh vdekjen!!!
Sa me pelqeve tani Miki. Te pakten u bere pak serioz. Ashtu eshte. Ne nuk vendosim dot kur lindim..ama vdekjen edhe po.:(
 
Sa me pelqeve tani Miki. Te pakten u bere pak serioz. Ashtu eshte. Ne nuk vendosim dot kur lindim..ama vdekjen edhe po.:(
Jo miki se ngja si mikimaus :p rastet e zgjedhjes se vdekjes kryhen nga persona te dobet & te paaft per te luftuar me jeten ;) tema: jo skthehet mendimi im :) sado qe rregullohet marrdhenia mes tyre gjithmon ngelet nje hije ne kok :)
 
Ne qofte se e ke "Armik" kuptohet qe e ke per nje arsyje te fort (te ka ber dicka shume te keqe qe mundet ta konsiderosh te till). Per mendimin tim nuk kthehet dot ne mik serpse ai qe te ben keq njeher, do e bej perseri.
 
Jo të gjithë, por ka dhe që kthehen në miq.
Varet nga rasti, rrethanat, si dhe karakteri yt dhe i armikut.
 
Termi Armik është shumë i komplikuar. Rëndom në jetën e përditshme ne përdorim këtë term për të etiketuar dikë që ndoshta kemi inat, antipati, ose thjesht kemi debatuar per arsye të qënësishme ose jo, por unë mendoj se ky term është shumë më i thellë se kaq dhe nuk duhet të përdoret për gjera kaq të vogla lëre pastaj ta perdorim për gjera virtuale që kurrsesi nuk zë vënd.
Sa për temën, në kuptimin e vërtetë të fjalës "Armik" unë nuk do e bëja kurrë një të tillë "Mik"
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.