Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Mos u zemero....!

Mos u bëj rob i të ardhmes, prite sa të vijë


Mos vepro para kohe, a dëshiron të nxjerrish foshnjën para plotësimit të muajve, e ta këpusësh frytin para se të piqet?!

Është marrëzi ta tresësh mendjen atje ku s’ke punë, e nesërmja është e humbur dhe e fshehur, ti s’e di se sit ë vjen, e ç’të sjell me vete.

Përse, pra, ta lodhim trurin në imagjinata që s’do të ndodhin, apo të angazhohemi me ngjarje që nuk do na godasin?

Ndoshta largohesh nga kjo botë që sot, para se të vijë e nesërmja, a mos kujton se e kalove urën pa shkelur mbi të – kush e di?

Ndoshta këmbët na këputen para se të arrijmë te ura, apo ura rrëzohet para se të mbërrijmë, por ndodh që edhe të kalohet ura pa ndonjë të keqe.

Të lodhësh trurin me mendime për të ardhmen, se çfarë do të ndodhë në të ardhmen dhe të orvatesh ta çelësh librin e së panjohurës e të të tregohen ndodhirat është diqka e papëlqyer që sjell shqetësime të panevojshme, sepse shumica e njerëzve në këtë botë përfytyrojnë se në të ardhmen do mbeten të uritur, lakuriq, të sëmurë, të varfër, gjë që nuk ekziston në botën e panjohur të tyre, por është vetëm pëshpëritje ezbukuruar e djallit të mallkuar.

Ka njerëz të shumtë të cilët besimi i dobët i shtyn të qahen se do të ngelin të uritur apo do të sëmuren pas një viti.
Jeta jotë dhe furnizimi yt s’janë në dorën e njeriut që të mbetesh në udhëkryq, ndaj mos e zhyt veten në mëkate, sepse ti as që e di se kur dhe ku do të vdesësh, prandaj mos u angazhoni me gjëra të kota e ta mbysni veten para kohe.
 
Merre mjaltin mor mos e thyej kosheren

Kush posedon butesine dhe urtesine, ngado qe te shkele leshon bukuri, e kujt i jane hequr keto dy veti kudo qe te gjendet rri i vetmuar, nga kryelartesia dhe zemerimi s'i afrohet asnjeri. Butesia ne fjale e dialog, buzeqeshja e dlire mbi fytyra, perdorimi i fjaleve te embla e te mira jane si rrobat e bukura me cmime te shtrenjta me te cilat stolisen fatlumet.

Per shume njerez te kaplon malli, e kur ndodhe qe te presesh njeriun per te cilin te ka djegur malli, nese ndodhesh ne fund te turmes apo grupit dhe te veshtiresohet pamja e tij nga numri i madh qe presin, ti dhe te tjeret qe jane ne poziten tende duhet te zgjatni qafat e te hapni syte qe te shihni me mire. Keshtu ngjallen zemrat dhe flakerojne fytyrat ne takime. Per c'arsye e bete kete?! Ngase njerez te tille jane te dashur pothuajse per te gjithe, dashurine e tyre tek te tjeret e mbjell fjala e tyre e embel ndaj cdokujt, marredheniet dhe lidhjet e tyre ndermjet njerezve me drejtesi, ne takimet dhe largimet e tyre syte u mbesin me nostalgji. Pastertia jote shpirterore i terheq njerezit dhe shoket rreth teje si magneti, gjithmone je i rrethuar me shoke, qe mezi presin te jesh ne mesin e tyre. Nese vjen nga larg, lajmerojne dhe pergezojne per ty, e nese shkon larg tyre gjithmone pyesin e bejne lutje per ty.

"te keqen ktheje ne menyren me te mire, se atehere ai, me te cilin kishit njefare armiqesie, do te behet mik i afert"

(Kur'an 41:34)

Te lartepermendurit e shuajne zemerimin ndaj te tjereve permes emocioneve te tyre te pastra ku me plot ngrohtesi deperton butesia, dhe behen fales te sincerte ndaj atyre qe u bejne padrejtesi, shume shpejte i harrojne te keqijat dhe mbajne mend te mirat. Nese mbi ta hidhen fjale fyese e sharje, apo tallje me personalitetet e tyre, mbyllin veshet e nuk ndegjojne, e keto thenie humbasin sikur te mos kishin ekzistuar. Te tillet jane ne rehati te vertete, por edhe njerezit rreth tyre jane te rehatshem.
 
Une po e bej vazhdo fjalin me fjalen Mos u zemero...

Mos u zemero se dhe po u zemerove si plas kujt ?
 
Mos u gezo me pasurine, nese s'je pune mire, se punet e keqia te sjellin fund te tmerrshem.

Mos u merzit, bashkepuno me realitetin aktual.

Nese deshiron dhe ke vullnet te forte te arrish dicka ne jete, ajo do te te nenshtrohet dhe do ta kesh, e nese humb shpresat nga dicka, ate do ta humbish realisht.

Vlera e njeriut eshte karakteri e morali i tij i larte, e jo veshja apo pallati i tij. Njeriu peshon dhe vleresohet ne baze te diturise, punes, nderit, bujarise e urtesise qe posedon.

Nje njeri i urte thoshte: "Shnderro nga limoni pije te embel"

Nje tjeter thote: "Nuk eshte i afte ai qe i shton perfitimet e tija, por ai qe humbjet i shnderron ne perfitime"

Nese s'mund te besh dicka, kaperceje dhe kalo ne ate qe mundesh. Njerezit shpesh here thone: "Mos e bluaj miellin"
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back