Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Mjeshtri i instrumenteve frymore......

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,898

MJESHTRI I INSTRUMENTEVE FRYMORE NË LEZHË, GJOVALIN NDRECA, U BIE 7 VEGLAVE- E NISI KARRIERËN QË 12 VJEÇ​


gj-2-696x392.jpg


Gjovalin Ndreca është nga ato personazhet e rrallë në Shqipëri, i cili nisi karrierën artistike 12 vjeç dhe ka marrë 57 çmime. Me origjinë nga Puka, por që prej shumë vitesh jeton në Lezhë, është mjeshtër i 7 instrumenteve frymorë që ai i ka krijuar vetë.​

I ka krijuar vetë dhe përmes tingujve luan melodi të ndryshme muzikore. Gjovalin Ndreca me orgjinë nga Puka dhe me banim në Lezhë, mund të konsiderohet mjeshtër i instrumentave frymorë. I frymëzuar nga artisti i popullit Ndue Shyti, 62-vjeçari e ka nisur rrugetimin e artistik që në moshën 12-vjeçare. Ai iu bie plot 7 veglave frymore të krijuara vetë, duke përcjell tinguj me motive folklorike.

“I thonë ata mësuesit ke instrumentist Gjovalin Ndrecën, i bie fyellit. U fut në klasë më dëgjoi, më thanë bravo të qoftë. Më kanë marrë në prova tek Pallati i Kulturës, kam dalë me sukses. Të nesërmen në koncertin e madh, më kanë futur në rrjesht me orkestrën Ndue Shiti. Nën kujdesin e artistit popullit Ndue Shyti, unë pata fatin që t’i qëndroj afër dhe mësoi këto vegla”, thotë Ndreca.

Përgjatë karrierës së tij artistike, Gjovalin Ndreca ka marrë pjesë në dhjetra aktivitete kombëtare e ndërkombëtare dhe është vleresuar me plot 57 çmime të ndryshme.

“Unë i bie zamorës, i bie gajdes dhe krejt bilbilave i bie në të gjithë tonalitetet e notave muzikore. I krijoj vetë. Aktualisht unë përdor 7 instrumente, u bie me nota dhe i përdor sipas shkallës në të gjithë tonalitetet. Kam marrë pjesë në shumë aktivitete në Pukë dhe Lezhë. Kam marrë shumë tituj 57 dekorata, diploma kombëtare dhe ndërkombëtare i kam tek shtëpija”, shtoi ai.

Pasioni për muzikën e ka bërë që mos të ndjejë aspak lodhje, ndërsa synimi është që mjeshtërinë e tij t’ju përcjellë brezave.

“50 vjet kam në skenën shqiptare me Pukën. Kam qenë pjesëtar i Asamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore. Kam hapur 60 vjetorin e Festivalit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore në Tiranë. Kam hapur 4 herë Miss Globin në Durrës, përfaqësova kombin shqiptar. Do e vazhdoj këtë pasion sa të jem gjallë. Do ishte mirë që brezit të ri t’ia lemë trashëgimi këto vegla muzikore”, vijoi mjeshtri i instrumenteve.

Në Lezhë kanë nisur përgatitjet për festivalin e 55 të ansamblit çiftelia i cili do të mbahet me 16 maj. Drejtori i Pallatit të Kultures “Ded Ndue Lazri” Mark Gjoka thotë se instrumentisti Gjovalin Ndreca është një prej prurjeve më të rëndësishme të këtij ansambli.

“Nën kujdesin e drejtpërdrejtë të Kryetarit të Bashkisë, Pjerin Ndreu me Gjovalinin sapo kemi filluar provat për festimin e Festivalit të 55 të ansamblit çiftelia. Të një Ansmabli që është themeluar nga mjeshtrat Aleksandër Banushi, Agim Velaj, Loro Gjeçi si dhe dhjetra artistë të shquar që kanë bërë jetën e tyre duke e sjellë këtë ansambël deri në ditët tona”, tha Mark Gjoka.

Muzika folklorike është pjesë më e rëndësisishme me të cilën identifikohet me madhështi trashëgimia dhe e sotmja e kulturës tradicionale shqiptare sidomos në zonën e veriut dhe instrumentisti Gjovalin Ndreca është shembulli më i mire i ruajtjes së kësaj tradite.

/shqiptarja.com
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back