Mberrin ne nje pike te jetes…
Mberrin ne nje pike te jetes kur kupton se gjithçka qe dikur te dukej e domosdoshme, eshte thjesht kalimtare.
Deshirat ndryshojne,njerezit ndryshojne,dhe edhe ti vete nuk je me ajo qe ishe dje.
Ndoshta nuk eshte ndonje moment i madh qe e kupton kete,ndonjehere eshte thjesht nje mengjes i qete,nje nate e vetmuar,nje bisede qe nuk ndodh me,ose nje pasqyre qe nuk te njeh plotesisht.
Kjo eshte ajo pike kur lodhesh duke provuar te jesh dikush tjeter per te kenaqur te tjeret.
Lodhesh duke treguar forcen kur ndihesh i thyer,duke buzeqeshur kur brenda je bosh, dhe duke heshtur kur duhej te flisje.
Eshte nje ndalese e heshtur ku fillon te pyesesh veten:
“Pse po e bej kete?
Per ke po jetoj vertet?”
Mberrin ne ate pike ku me shume se sa te marresh, deshiron te kuptosh.
Jo vetem te tjeret,por veten.
Ku je i gatshem te heqesh dore nga disa njerez per te ruajtur paqen tende te brendshme.
Ku nuk ndjek me turma,por shtigje te qeta qe te cojne te e verteta.
Ku fjalet kane me pak peshe se veprat,dhe heshtja behet menyre per te degjuar shpirtin.
Kjo pike e jetes eshte e ndjeshme.
Eshte nje kthese qe shume e shmangin, sepse perballja me veten eshte gjeja me e veshtire.
Duhet guxim per te pranuar se ke gabuar,se ke zgjedhur keq,se ke besuar tek ata qe nuk e meritonin.
Por ne te njejten kohe,kjo pike eshte cliruese,sepse fillon te kuptosh se nuk je me rob i asaj çfare ke qene.
Mberrin ne nje pike kur nuk rend me pas perkrahjes se te tjereve.
Nuk kerkon me qe te gjithe te te kuptojne. Kuptimi behet luks,jo nevoje.
Sepse ti ke filluar te kuptosh veten,dhe kjo mjafton.
Dashuria per veten nuk eshte me egoizem, por mbijetese.
Meson te thuash “jo”pa faj dhe te largohesh pa urrejtje.
Fillon te zgjedhesh me kujdes se ku investon energjine, kohen dhe zemren.
Sepse e kupton se nuk ka me rendesi sa shume njerez ke rreth vetes,por sa te sinqerte jane ata.
Nuk kerkon me marredhenie te persosura, por lidhje te ndershme.
Dhe,me ne fund, kupton se vetmia nuk eshte nje boshlllek,por nje hapesire per rritje.
Mberrin ne nje pike te jetes kur fillon te shohesh bukurine ne te zakonshmen,nje mengjes i qete me veten, nje shetitje ne heshtje, nje bisede e sinqerte, nje kujtim qe te prek.
Ndjen falenderim per gjerat qe me pare i merrje si te mireqena.
Nuk deshiron me shume,por me thelle.
Kjo eshte ajo pike ku fillon te jetosh jo thjesht per te ekzistuar,por per te kuptuar,per te ndier,per te lene gjurme.
Kuptimi i jetes nuk te jepet si nje e vertete absolute,por si nje pervoje qe ndertohet me cdo zgjedhje,me cdo lamtumire,me cdo dashuri te heshtur dhe cdo dhimbje qe te formon.
Mberrin ne nje pike te jetes,dhe per here te pare,nuk ke me frike
