Në garazhin e tij një kohë kishin qëndruar Bugatti Veyron, Honda NSX, Nissan GT-R, Ferrari Enzo dhe McLaren P1, të cilat Button kishte vendosur t’i shesë. Hiper-automobili ka kaluar vetëm 887 kilometra dhe ka çmimin e shitjes 1.8 milion euro.
Ka ngjyrë gri “Grauschwartz”, dhe është i veshur me gri të zezë Alcantara dhe një mori elementësh të bërë nga fibra karboni. Jenson Button u zhvendos në Los Anxhelos, ku ai mori McLaren e tij të ri 675LT, duke zëvendësuar P1, i cili aktualisht është në shitje.
Nga zero deri në 100 km në orë arrin për 2.8 sekonda dhe shpejtësia maksimale është e kufizuar në 350 km/h. Vetëm 375 kopje janë prodhuar dhe është një nga makinat më ekskluzive të McLaren.
The post McLaren i kampionit të Formula 1 shitet për 1.8 milion euro appeared first on Lajmi i Fundit.