Magjirica
Përbërësit
1 mëlçi qengji
2 qepë të mëdha
100 ml vaj ulliri
50 ml verë e bardhë
1 tufë qepë të njoma
1 tufë sallatë jeshile
1 tufë kopër
100 gr oriz
Kripë
Piper
Lëngun e 2 limonave
2 vezë
Përgatitja
Mëlçinë e lajmë mirë dhe e presim në copëza. Në vaj të bollshëm skuqim qepët e thata deri sa të fillojnë të shkëlqejnë. Më pas shtojmë mëlçitë. I lëmë të gatuhen dhe i shuajmë me verë. Sapo të avullojë alkoli, shtojmë qepën e njomë dhe koprën. I skuqin dhe shtojmë ujë që të ziejnë. Shtojmë orizin dhe sallatën jeshile dhe kur të jenë gatuar bëjmë gati lidhjen me limon. Ndajmë të bardhat nga të verdhat. Të bardhat i rrahim mirë. Shtojmë të verdhat dhe lëngun e limonit. Më pas shtojmë lëng nga supa te vezët për të bërë lidhjen. Masën ia shtojmë supës dhe e rregullojmë me kripë dhe piper.
(BalkanWeb)