Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Magjia e realitetit krijuar përmes pikimit të bojës, Ngwe Phyoe një zë i ngjyrshëm përjetues

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731
Magjia e realitetit krijuar përmes pikimit të bojës, Ngwe Phyoe një zë i ngjyrshëm përjetues

Magjia e realitetit krijuar përmes pikimit të bojës, Ngwe Phyoe një zë i ngjyrshëm përjetues

Nga Albert Vataj

Ngwe Phyoe nuk është një artit i përmasave globale, apo i interesit shumëmilionësh të koleksionistëve dhe poseduesve të kryeveprave të artit. Ai është modest në pretendime, por arti i tij është një zë origjinal komunikimi koloristik, një ndjesi shpërthyese tonesh dhe ngjyrshmërish.

EtV-sVIVgAAZ-jU-1024x1024.jpg


Në art nuk ka asgjë të re që vjen në formën e një shastisje, si edhe te ky artist i pikturave të realizuara përmes pikimit të bojës. Dukshëm gjithçka është e njohur dhe e prekur përmes delikatesës së joshjes që ysht arti. Por ndryshesa e qasjeve që rivijnë, për të ribërë çfarë të tjerët kanë krijuar, qëndron te risit, engmë që fshihet përmes perdes së hollë të kureshtjes që gjithnjë na ngas të përfshihemi në një përjetim artistik. Ndoshta arti është i destinuar të përsërit vetveten, por jo të mos pranojë shpirtra dhe pëfytyrime artistësh, të rrëfehen përmes krijimit, të dëshmojnë ngulmin emocional që dëshirueshëm rreken ta bashkëndajnë me botën, njerëzit, brezat.

Ngwe-Phyoe-TuttArt@-4.jpg


Këtë ka bërë dhe me gjas i’a ka arritur ky artist i ri, i cili ka mbi dhjetë ekspozita vetjake dhe një galeri të pasur punësh.

Ngwe Phyoe, artisti nga birmania, risjell teknikën e pikturës me pikim boje, aplikuar në gjysmën e parë të shekullit XX nga artistët Francis Picabia, André Masson dhe Max Ernst. Ndryshe nga pararendësit, Ngwe Phyoe, aplikon mjete të tjera për realizimin e tablosë me pikim boje.

Në tablotë e këtij autori duket se bota shikohet përmes disa vështrimi të pleksur nga përfytyrimi, i cili i qartëson trajtat, duke i fshehur ato pas një manteli të ngjyrshëm.

Ngwe-Phyoe-TuttArt@-28-1024x1020.jpg


Kjo qasje krijuese erdhi në traditën e artit nga post-impresionist Georges-Pierre Seurat dhe u quajt pointilizëm. “Gjërat e mëdha bëhen nga një seri gjërash të vogla të bëra së bashku.”, kjo ishte deviza artistike Seurat, dhe mbetet shprehëse edhe për Ngwe Phyoe , i cili përmes kësaj teknike aplikimi të kompozimit të atyshëm ose trillues mëtoi atë veçanti krijuese që do ta bashkonte dhe diferenconte nga të tjerët. Ngwe Phyoe dallon për larminë e paletës dhe mbishtresimet pikluese, të cilat arrijnë të krijojnë një realitet pamës përmes një lenteje ndryshe nga mënyra se si i përcjellim zakonshmëritë e çdoditshme, me të cilat hasemi, por që nëpërmjet këtij piktori ato vijnë sa të njohura aq dhe befasuese. Tonet e ngjyrës që përdor Ngwe Phyoe janë qëllimisht për të zgjuar një intensitet më të ngulmët të soditësit, duke e përpirë hutimin e tij, për ta bërë pjesë e përjetimit.

153477496_10224496485390608_502001840673514572_n-1024x468.jpg


Ai nuk sjell momente, panorama dhe zakonshmëri jashtë reales, por përmes piklimit të ngjyrës dhe mbishtresimeve të njëmbitjetrës përmbush atë shikim përfshirës që na rrëmben. Kjo veçanti ndoshta atë nuk e bën një shumëçka në raport me ata që e sollën këtë teknikë realizimi pikturim në art, por i jep atij mundësinë të jetë më prezent në posedimet e adhuruesve të pikturës, të cilët marrin prej tij një vepër arti që plotëson shijet e tyre.

151694915_10224496485550612_2916433906812892617_n-1024x773.jpg


Në fund të fundit arti duke u bërë e mundshme e çdonjërit që e rrok ky interes estetik, e bën njerëzoren e artistit pjesë të emocioneve dhe dëshirimit. Ngjyra, me të cilën ai zë të komunikojë është një gjuhë e zhdërvjellët dhe e sinqertë, një zë që e dëgjojnë të gjithë dhe një shqisë që zgjaton te çdo përjetim, qoftë edhe i pastërvitur galerive e studiove të mjeshtrave të mëdhenj të penelit.



152336858_10224496484390583_7176306298895405042_n-770x1024.jpg
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.