Kthimi i kampionëve të Champions League në Madrid, u prit me një ceremoni madhështroe, ku në stadiumin “Santiago Bernabeu”, ishin të pranishëm plotë 80 mijë tifozë madrilenë.
Sigurisht Cristiano Ronaldo ka qenë në qendër të vëmendjes, pas deklaratës që bëri në mbrëmjen e finales në Kiev, për një largim të mundshëm të tij nga klubi.
Ronaldo mori fjalën edhe në ceremoninë e “Santiago Bernabeu” ku tha se ndihej krenar që ka luajtur me Real Madrid, kaq është dashur që tifozët dhe lojtarët të nisin të këndojnë: “Cristiano qëndro, Cristiano qëndro”.