Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Luftë Ukrainë Rusi

ukraine9-5.jpg



Në ditën e 34 të luftës së Rusisë në Ukrainë, delegacionet e dy vendeve janë takuar në Stamboll, ku mbajtën një raund tjetër bisedimesh për paqe. Pas mbajtjes së bisedimeve, ka nisur tërheqja e një pjese të ushtarëve rusë në rrethinat e Kievit.

18:08 Sanksionet; Britania ndalon superjahtin e parë ‘rus’ në ujërat e saj
Britania njoftoi sot se ka sekuestruar superjahtin e parë në ujërat e saj si pjesë e sanksineve ndaj Rusisë. Jahti €50 milionësh i sekuestruar quhet ‘Phi’, por autoritetet nuk identifikuan pronarin duke thënë vetëm se zotërohet nga një biznesmen rus. Ministri i britanik transportit Grant Shapps tha se “individi në fjalë nuk është mes të sanksionuarve por ka lidhje të afërta me presidentin Vladimir Putin”.

17:15 Rusia: Ulja e operacioneve ushtarake nuk do të thotë armëpushim
Premtimi i Rusisë për të zvogëluar operacionet ushtarake rreth Kievit dhe Ukrainës veriore nuk përfaqëson një armëpushim, mësohet të ketë thënë kryenegociatori i Moskës në bisedimet me Ukrainën.

16:50 Rusia nis tërheqjen e disa forcave ushtarake nga zonat rreth Kievit
Dy zyrtarë të lartë amerikanë thanë se Rusia ka filluar të tërheqë disa forca rreth kryeqytetit ukrainas, sipas spikerit të CNN, Jim Sciutto. Ata thanë se SHBA-të po e shohin këtë si një ndryshim “të madh” strategjik. Zyrtarët shtuan se kjo po vlerësohet si një veprim afatgjatë, pasi Rusia ka pranuar dështimin e saj për të avancuar në veri.

16:33 Biden telefonatë me liderët evropianë
Presidenti amerikan, Joe Biden po zhvillon një telefonatë me liderët e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë së Madhe për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Ukrainë.
Joe Biden ishte në Bruksel dhe Poloni javën e kaluar ku mori pjesë në një samit të NATO-s dhe u takua personalisht me liderët.

16:30 Fotot lajm/ ‘Engjëjt’ e pafajshëm flenë në bodrume, fëmijët ukrainas strehohen mes bombardimeve ruse
Ministri i jashtëm i Lituanisë, Linas Linkvicius, , ka bërë thirrje për sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë duke publikuar një foto të tre fëmijëve ukrainas, të cilët flinin në një bodrum, për të shpëtuar nga sulmet e vazhdueshme ruse. Ai bën thirrje që është koha për të hapur sytë dhe për të ndaluar numërimin e parave nga kjo situatë që sa vjen e përkeqësohet.
ukraine3-5.jpg

14:35 Detajet e para nga takimi në Turqi, Rusia: Ukraina të hyjë në BE, por në NATO jo!
Mykhailo Podolyak, këshilltari i presidentit ukrainas Volodymir Zelensky në bisedimet e Stambollit, ka dhënë disa detaje nga takimi. Ai tha se ka pasur “konsultime intensive” për një sërë çështjesh, kryesorja nga të cilat ishte marrëveshja për garancitë ndërkombëtare të sigurisë për Ukrainën. Diskutimet janë fokusuar po kështu edhe tek armëpushimi dhe zgjidhja e të gjithë problemeve humanitare me të cilat po haste aktualisht vendi. Forbes nga ana tjetër shkruan se edhe Rusia është gati për disa lëshime. Kështu, sipas tij, negociatorët rusë janë duke e peshuar një marrëveshje e cila dikton asnjëanësinë e Ukrainës dhe ia ndalon anëtarësimin në NATO, apo mbajtjen e bazave të huaja ushtarake, por nuk e pengon ndërkohë të pretendojë garanci sigurie nha shtete të tjera dhe të synojë anëtarësimin në Bashkimin Europian.

14:24 Rusia “ultimatum” Europës: Pa rubla, s`ka gaz rus! S`kemi dalë për bamirësi!

Kremlini nuk tërhiqet nga pozicioni i tij, por vazhdon t`i mëshojë idesë që vendet e tjera ta paguajnë gazin e tij me rubla, në të kundërt Moska do të ndalojë furnizimin. Duke folur për transmetuesin publik amerikan, PBS, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e bëri të qartë se çfarë do të ndodhë me ato shtete që refuzojnë të paguajnë me rubla. “Ne nuk do të bëjmë bamirësi dhe të dërgojmë gaz falas për Europën Perëndimore”, u shpreh ai.

14:17 Rusia do të ulë aktivitetin ushtarak jashtë Kievit dhe Chernihiv

Zëvëndësministri i Mbrojtjes në Rusi, Alexandër Fomin deklaroi se Rusia do të reduktojë ndjeshëm aktivitetin ushtarak jashtë Kievit dhe Chernihiv. Rusia tregoi se bisedimet mund të hapin rrugën për një takim midis presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelenskiy.
ukraine11-1-678x450.jpg

13:26 Sulmi në qyetin Mykolaiv, tre persona ndërrojnë jetë
Shërbimet shtetërore të emergjencës në Ukrainë kanë bërë me dije se kanë mbetur të vdekur tre persona nga sulmi ajror që u bë mëngjesin e sotëm në qytetin Mykolaiv në Ukrainë. Deri më tani kanë arritur të nxjerrin të gjallë 18 persona që ishin në rrënojat e qytetit port jugor.

12:19 Bisedimet Rusi-Ukrainë, ministri ukrainas “paralajmëron”: Mos hani e mos pini gjë në tryezë

Ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba këshilloi negociatorët ukrainas që do të uleshin në tryezë me federatën ruse, te mos konsumonte ushqim e as të mos pinin ujë gjatë takimit. Paralajmërimin, ministri i Jashtëm e bëri gjatë një lidhjeje direkte me “Ukrayina 24”, pas helmimit të dyshuar të miliarderit rus Roman Abramovich dhe negociatorëve ukrainas në fillim të këtij muaji, në bisedimet e paqes në kufirin Ukrainë-Bjellorusi.

12:14 BE i heq rusëve pasaportat e arta, në diskutim nënshtetësia e oligarkëve

Rusia merr një tjetër goditje nga Komisioni Europian, i cili rekomandoi që që vendet e BE-së t’i japin fund skemave të pasaportave të arta që u lejojnë njerëzve të pasur të blejnë shtetësinë e bllokut dhe u kërkoi atyre të vlerësojnë nëse oligarkëve rusë të lidhur me Kremlinin ose atyre që mbështesin luftën në Ukrainë duhet t’u hiqen të drejtat e nënshtetësisë.
11:50 Zelensky-t i humbet durimi: Sanksionet tuaja të dobëta, ne po paguajmë me jetë!

Komentet e tij vijnë në kohën kur debatet mbi ndalimin e furnizimeve me gaz nga Rusia, janë rindezur sërish. Përfaqësuesit politikë dhe sindikalistë gjermanë janë shprehur sërish kundër një ndalimi të menjëhershëm të importeve ruse të energjisë. Presidenti i sindikatës së industrisë së minierave, kimikateve dhe energjisë ne Gjermani, Michael Vassiliadis, tha së fundi se furnizimi me energji i vendit ndodhet në mes të një transformimi dhe kjo kërkon kohën e vet.

ukraine13.jpg


11:46 Kremlini garanton: Nuk do sulmojmë asnjë vend të NATO-s, vetëm po na goditën vetë

Rusia nuk ka në plan të sulmojë asnjë vend të NATO-s, deklaroi për PBS zëdhënësi i Kremlini, Dmitry Peskov. Kjo mund të ndodhë vetëm në rastin kur bëhet fjalë për një “akt reciprok”, u shpreh ai. Ai la të kuptohet se Rusia nuk ka ndërmend ta zgjerojë luftën. “Vetëm po na detyruan vete, por nuk mund ta mëndojmë këtë e as nuk duam ta mendojmë”, u shpreh ai.

11:42 Erdogan “zbret vetë në fushë”, pret negociatorët: Bisedimet, rezultat se s`bën

Erdogan shpjegoi se i duhet të largohet nga Turqia për një vizitë në Uzbekistan, por tha se ministri i Jashtëm Mevlut Cavusoglu, do të qëndrojë në Stamboll për të ndihmuar në lehtësimin e bisedimeve. Delegacionet është planifikuar të mbajnë dy ditë negociata në një ndërtesë qeveritare ngjitur me pallatin osman të shekullit të 19-të, Dolmabahçe, në brigjet e Bosforit.

11:39 “Nuk jemi helmuar”, negociatorët ukrainas përgënjeshtrojnë lajmin e gazetës amerikane

I pyetur rreth dyshimeve për helmin, kryenegociatori ukrainas Mykhailo Podolyak tha se ka shumë spekulime e teori të ndryshme konspirative. Rustem Umerov, një tjetër anëtar i ekipit negociator, u bëri thirrje njerëzve që të mos i besojnë informacioneve të paverifikuara siç tha ai. Kremlini nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të dërguar me e-mail për komente rreth kësaj çështjeje.

mikolaiv.jpg


09:36 Delegacionet ruse dhe ukrainase mbërrijnë në zyrën e Erdogan, nisin bisedimet

Delegacionet ruse dhe ukrainase sapo kanë mbërritur në zyrën e Presidentit Erdogan, në brigjet e Bosforit në Stamboll dhe po akomodohen në një tavolinë përballë me njëri-tjetrin. Autoritetet turke shprehen se megjithëse sot është një raund i ri bisedimesh pas dy javëve pushim, shpresat për ndonjë përparim të mundshëm janë shumë të ulëta.

09:24 Erdogan: Uroj që bisedimet e sotme të jenë të favorshme për mbarë njerëzimin

President i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, gjatë fjalimit të tij, teksa pret bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës, ka theksuar se pushimi ndërmjet takimeve mes dy vendeve, ka zgjatur shumë dhe nuk duhet të ketë interval kaq të gjatë kohor pa bisedime. Më tej ai shtoi se një paqe mes dy vendeve nuk do të ketë asnjë humbës dhe se vazhdimi i konfliktit nuk i sjell dobi askujt.

09:06 Erdogan mban fjalim para nisjes së bisedimeve Rusi-Ukrainë në Stamboll

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka mbajtur një fjalim para nisjes së raundit për bisedime mes Rusisë dhe Ukrainës, që do të mbahet në Stamboll këtë mëngjes. Erdogan tha se Zelensky Putin i Rusisë janë “miq të vlefshëm” dhe përparimi në bisedime do të hapte rrugën për takimin e udhëheqësve. Ai tha se të dyja palët kanë “shqetësime legjitime”.

08:22 Sulmet ruse me raketa rrafshojnë shtëpitë në rajonin e Kharkiv

Forcat e armatosura ruse kryen një sulm me raketa në qytetin e Lyubotyn në rajonin verilindor të Kharkiv, duke rrafshuar disa shtëpi, thonë zyrtarët ukrainas. Zyra e prokurorit rajonal të Kharkiv thotë në një deklaratë Telegram se sulmi plagosi shtatë persona. Zyrtarët nxorën trupin e një personi nga rrënojat. Në pamjet e publikuara nga autoritet lokale, duket teksa del tym nga shkatërrimi i banesave.

ukrAine15-608x450.jpg


Çfarë ka ndodhur gjatë orëve të fundit:

Delegacionet ruse dhe ukrainase kanë mbërritur në Stamboll për bisedimet e para pas disa javësh shkëputje. Ukraina thotë se prioriteti i saj është të negociojë një armëpushim.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi mbrëmë fuqive botërore që të ashpërsojnë sanksionet ndaj Rusisë, duke përfshirë një embargo të naftës.

Presidenti i SHBA Joe Biden ka thënë se ai nuk do të “tërhiqet” nga komenti i tij se Vladimir Putin “nuk mund të qëndrojë në pushtet”. Biden tha se ai po shprehte “indinjimin moral” që ndjeu, dhe nuk kërkoi ndryshim regjimi.

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe beson se Rusia po ruan pozicione bllokuese, ndërkohë që rivendos forcat e saj.

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane konfirmoi se Ukraina ka arritur të rimarrë qytetin e Trostyanets pranë rajonit verior të Sumy dhe se përparimi i Rusisë në Kiev ka ngecur mes një zhvendosjeje të fokusit drejt rajonit lindor të Donbasit.


ukraine4-6.jpg








Top Channel
 

OKB: Lufta në Ukrainë do të shkatërrojë shumë shtete të varfra!​


1649939010601.png
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës kërcënon të shkatërrojë ekonomitë e shumë vendeve në zhvillim, të cilat tani po përballen me kosto edhe më të larta të ushqimit dhe energjisë dhe kushte gjithnjë e më të vështira financiare, ka paralajmëruar një grup pune i Kombeve të Bashkuara.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres publikoi raportin më 13 prill, duke thënë se lufta po e rrit një krizë në ushqim, energji dhe financa në vendet më të varfra që tashmë po luftonin për t’u marrë me pandeminë COVID-19, ndryshimet klimatike dhe mungesën e qasjes në financimin e duhur për rimëkëmbjen ekonomike.

“Tani po përballemi me një stuhi të përsosur që kërcënon të shkatërrojë ekonomitë e shumë vendeve në zhvillim”, u tha Guterres gazetarëve.

“Afërsisht 1.7 miliardë njerëz – një e treta e të cilëve tashmë jetojnë në varfëri – tani janë shumë të ekspozuar ndaj ndërprerjeve në ushqim, energji dhe sistemet e financave që po shkaktojnë rritje të varfërisë dhe urisë”, tha ai.

Guterres përmendi gjithashtu faktin se 36 vende importojnë më shumë se gjysmën e grurit të tyre nga Rusia dhe Ukraina.

Rritja e çmimeve të ushqimit dhe energjisë, duke ardhur në krye të borxheve dërrmuese të shumë vendeve të varfra, mund të çojë në paqëndrueshmëri sociale dhe politike, tha Guterres.

Ai bëri thirrje për një fund të menjëhershëm të luftës në Ukrainë, heqjen e kufizimeve të eksportit, investimet në energjitë e rinovueshme dhe mbështetje financiare për vendet në zhvillim.

Rusia është eksportuesi kryesor në botë i gazit natyror dhe eksportuesi i dytë më i madh i naftës.

Ndërsa Rusia dhe Bjellorusia fqinje eksportojnë rreth 20 për qind të plehrave fertilizuese në botë.

Guterres tha se çmimet e naftës janë rritur më shumë se 60 për qind gjatë vitit të kaluar, çmimet e gazit natyror janë rritur me 50 për qind në muajt e fundit dhe çmimet e plehrave janë dyfishuar.

Task-forca u bën thirrje vendeve të sigurojnë një rrjedhë të qëndrueshme të ushqimit dhe plehrave përmes tregjeve të hapura, të heqin kufizimet e eksportit dhe të drejtojnë tepricat dhe rezervat për ata që kanë nevojë. Guterres tha se kjo do të ndihmonte në ruajtjen e çmimeve të ushqimeve dhe qetësimin e paqëndrueshmërisë në tregjet ushqimore.

Sa i përket energjisë, grupi i punës u kërkon qeverive të përmbahen nga grumbullimi, të lëshojnë menjëherë rezervat strategjike të naftës dhe rezervat shtesë dhe të reduktojnë përdorimin e grurit për biokarburante.

Guterres u kërkoi vendeve që të përdorin krizën si një mundësi për të përshpejtuar tranzicionin drejt energjisë së rinovueshme.

Sa i përket financave, grupi i punës lëshoi “një thirrje urgjente për veprim të shpejtë nga komuniteti ndërkombëtar” për të ndihmuar vendet në zhvillim të shmangin një dekadë tjetër të zhvillimit të humbur ekonomik, “një krizë të përgjithësuar borxhi dhe paqëndrueshmëri sociale dhe politike”.

Lufta në Ukrainë nisi me një sulm nga Rusia më 24 shkurt. Pas këtij sulmi, Rusia u përball me sanksione të ashpra nga Perëndimi.

Lufta në Ukrainë ka prodhuar mijëra të vdekur dhe miliona refugjatë.

Ndikimi në ekonomi që nga nisja e luftës në Ukrainë, është vërejtur edhe në Kosovë.

//mejdani
 
He pra shpjegoje informacionin e plot 😘
Me sa lexova une,Nato dhe rusia kan nisur stervitjen per bombat nukleare,dhe do zhvillohet ne gjermani itali dhe holland,po ashtu rusia po pergatitet per nje stimulim te ri qe thoshte se per te hedhur bomben nga Moska ne Los Angelos duhet me pak se kohe se sa pergatit kafen,kte shpejtsi do ket. Kta kte pune kan ter kohes por njerzit habiten sepse jan shtuar shume kto lloj stervitjesh. Interesante, ne fakt mendoj se jemi drejt nje lufte.
 
Sna gjen gje ne jo😂
Do vdesim per buke e nga ndonje semundje qe do leshojn kta po,se nuk harxhojn bombat kot me ne ata😂
Hahaga e vertet mire thu nga ndonje semundje se nuk u dogjen oer ne kto 😂😜Ktu te ne doli gripi I shpendeve u mbyll kopshti zilogjik ku e dim ca do dale me tej
 
Me sa lexova une,Nato dhe rusia kan nisur stervitjen per bombat nukleare,dhe do zhvillohet ne gjermani itali dhe holland,po ashtu rusia po pergatitet per nje stimulim te ri qe thoshte se per te hedhur bomben nga Moska ne Los Angelos duhet me pak se kohe se sa pergatit kafen,kte shpejtsi do ket. Kta kte pune kan ter kohes por njerzit habiten sepse jan shtuar shume kto lloj stervitjesh. Interesante, ne fakt mendoj se jemi drejt nje lufte.
Stervitje te atilla ka nje kohe te gjate qe po ndodhin te pakten mesa di une ne Gjermani shpesh degjohet sirena te ndizet ne orare te ndryshme me qellim qe individet te mesohen ne rast te nje alarmi real madje pervec pjeses se sirenave qe degjoheshin ne rruge lidhesh direkte dhe me telefonin dhe ai binte ne form alarmi.
Dhe un mendoj se fatkeqsisht gjerat po shkojn drejt nje lufte te mundshme, Allahu qoft i meshirshem per te gjithe.
 
Stervitje te atilla ka nje kohe te gjate qe po ndodhin te pakten mesa di une ne Gjermani shpesh degjohet sirena te ndizet ne orare te ndryshme me qellim qe individet te mesohen ne rast te nje alarmi real madje pervec pjeses se sirenave qe degjoheshin ne rruge lidhesh direkte dhe me telefonin dhe ai binte ne form alarmi.
Dhe un mendoj se fatkeqsisht gjerat po shkojn drejt nje lufte te mundshme, Allahu qoft i meshirshem per te gjithe.
Por te themi te drejten konfliktet kan qen qe ne kohen yhy dhe akoma snuk,lufta eshte pjes i ciklit te tokes,nuk eshte gje e mire kur ndodh aman fillimi pas luftes perher eshte dicka e mire. Me vjen inat vetem sesi i trembin njerzit duke e lidhur luften me profecit,sepse ajo eshte teper e qart qe eshte gjeopolitike. Kta kan halle te tjera se shtetet kan hyr ne borxhe e spo din si ti lajn.
 
Por te themi te drejten konfliktet kan qen qe ne kohen yhy dhe akoma snuk,lufta eshte pjes i ciklit te tokes,nuk eshte gje e mire kur ndodh aman fillimi pas luftes perher eshte dicka e mire. Me vjen inat vetem sesi i trembin njerzit duke e lidhur luften me profecit,sepse ajo eshte teper e qart qe eshte gjeopolitike. Kta kan halle te tjera se shtetet kan hyr ne borxhe e spo din si ti lajn.
Ta haj trurin ty 😘😘
Cdo gje do shkoj mbare mos u shqeteso 🤗
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back