Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Lufta vs festat/ Rrëfimi i Time Kadrijajt: Familja jonë ishte Ushtria, kishim një dëshirë të vetme…

centos

forumShqip
ANETAR ✓
Regjistruar më
Dhjetor 13, 2004
Mesazhe
42,069
Pëlqime
39,539

timeeeee.png

Pa ushqime, pa drita, e në të ftohtë.

Kështu përshkruhet nata e fundit e dhjetorit të 98-tes, që shënon edhe fillimin e një viti tjetër.

lg.php

Një dhjetor i largët, që kur kujtohet edhe sot sjell emocionet dhe lavdinë e luftën, që më pas solli lirinë.

E kujtojnë edhe sot ata që ishin pjesë e saj, luftuan e festuan bashkë në kohët e lavdishme.

Por, megjithëse kishin mungesa në ushqime, ushtarët kishin vetëm një dëshirë.

“Dëshira e ushtarëve ka qenë që viti 1999 të jetë vit i fitores dhe i lirisë së Kosovës”, thotë Time Kadrijaj, ish-ushtare e UÇK-së.

Kadrijaj në një rrëfim për Front Online ka treguar se Viti i Ri në rrethanat e luftës ka qenë i vështirë të festohet.

lg.php

Edhe pse janë përballur me fatkeqësi të ushtarëve, Kadrijaj thotë se ata kanë gjetur vullnet ta kremtojnë atë natë.

“Edhe gjatë luftës janë munduar përpos luftimeve që kanë ndodhur me bërë ndonjë atmosferë, ka pasur mbrëmje që pa ndonjë shkas ushtarët janë mbledhur dhe kanë kënduar këngët patriotike dhe në këtë drejtim me e rritë vullnetin e energjinë e ushtarëve duke kënduar. Në ato rrethana që kanë qenë ushtarët, nëse është vrarë ndonjë ushtarë ose ka pasur shumë të plagosur janë munduar me mbledhë forcën me e përshëndetë njëri tjetrin dhe me uruar për një vit të mbarë. Një vit i ri me u festuar në gjendje të luftës ka qenë shumë vështirë se rrethanat e luftimin nuk kanë qenë të lehta ushtarët kanë qenë të shpërndarë në pikat e ndryshme dhe ka qenë e pamundur që të mblidhen por kanë gjetur momentin me përshëndet njëri tjetrin. Dëshira e ushtarëve ka qenë që viti 1999 të jetë vit i fitores dhe i lirisë”, u shpreh Kadrijaj.

Ish-ushtarja e UÇK-së ka thënë se në atë ditë feste nuk kanë munguar as luftimet e granatimet.

Por, mbrëmjen e kanë pasur të qetë për të festuar.

“Në vendet e caktuara ka pasur luftime gjatë asaj dite sepse gjatë natës ka qenë e pamundurën të lëvizin edhe ushtarët tonë edhe ushtarët e forcave serbe sepse granatimet natën nuk kanë mundur të zhvillohen dhe është krijuar një qetësi. Pas patrullimit ushtarët e UÇK-së janë kthyer në bazë dhe kanë pasur mundësi të përshëndetën me shok dhe ta urojnë njëri tjetrin”, theksoi Kadrijaj.

Malli për familjen në natën e Vitit të Ri ishte shtuar për ish-ushtaren e UÇK-së, Time Kadrijaj.

lg.php

Anipse ushtria tashmë ishte bërë familje tjetër e Kadrijajt.

“Në ato kushte dhe rrethana jemi munduar me qenë bashkë se në ato kushte familjet tona kanë qenë ushtarët, ne familje e kemi pasur njëri tjetrin e kemi dashtë dhe respektuar njëri tjetrin në momentin që ju kemi bashkuar UÇK-së. Gjatë periudhës së luftës familja jonë ka qenë ushtria, kemi pasur mall për familjet, prindërit, motrat e vëllezërit në atë natë”, rrëfeu Kadrijaj për Front Online.

Ish-ushtarja e UÇK-së: Në periudhën e luftës mbi 4 ditë mbetëm pa ushqim


Edhe pse ishin në ankthin e luftës dhe bombardimeve, ushtarët e UÇK-së janë përballur edhe me mungesën e ushqimit.

Ish-ushtarja, Time Kadrijaj tha se në këtë periudhë, katër ditë kishin mbetur pa ushqim.

Për Kadrijajn situata e luftës aspak nuk ishte e lehtë.

Ajo rrëfeu për Front Online edhe vështirësitë e tjera me të cilat u hasen çlirimtaret e vendit.

“Nuk ka pasur mjaftueshëm, me raste kemi ngelur me ditë të tëra pa ushqim. Nëse e kemi pasur pak ushqim e kemi ndarë me krejt grupin që të vazhdojmë përpara. Në rrugëtimet që kemi bërë, bartja e të plagosurve ka qenë e lodhshme dhe ka ndodhur që deri në 4 ditë kemi ngelur pa ushqim. Kemi qenë edhe pa gardërobë efikase, ishte ftohtë. Kemi pirë multivitaminë e kemi ndarë të gjysmë me të tjetër por kryesisht i kemi lënë për të plagosurit që të fitojnë pak energji për rrugëtimin që të plagosurit e kishin si cak, nuk ka qenë aspak e lehtë”, thotë ajo.

Time Kadrijaj: Vrasja e ushtarëve të UÇK-së, momenti më i vështirë gjatë luftës


“Rastet më të vështira kanë qenë kur janë vrarë ushtarët tanë se ata kanë qenë familja jonë në at periudhë”.

Ky është njëri nga momentet më të vështira të luftës për Time Kadrijaj, ish-ushtaren e UÇK-së.

Kadrijaj thotë se forca e ushtarëve për ta vazhduar rrugëtimin ishte, amaneti i dëshmorëve.

“Rastet më të vështira kanë qenë kur janë vrarë ushtarët tanë se ata kanë qenë familja jonë në at periudhë. Vrasja e ushtarëve ka qenë një sfidë në vete që na ka lënduar të gjithëve por megjithatë dita e nesërme na ka forcuar se e kemi ditur që liri pa gjak nuk ka, jemi forcuar dhe ne e kemi pasur obligim me vazhduar rrugëtimin e dëshmorëve për me çuar amanetin në vend përkundër sakrificave dhe vështirësive ne nuk jemi ndalur deri në çlirimin e Kosovës”, theksoi Kadrijaj për Front Online.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm




Time Kadrijaj: Nëna ime më uroi fat kur morra vendimin t’i bashkohem UÇK-së, nuk ishte kundër


Vendimin e kishte marr për t’iu bashkuar pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Por, si e priti këtë vendim nëna e saj.

Tregon për Front Online, Time Kadrijaj, ish-ushtare e UÇK-së.

“Babain nuk e kam pasur vetëm nënës i kam thënë po shkoj në luftë ajo e ka ditur që unë e kam pyetur vetëm formalisht për shkak se e ka ditur që unë domosdoshmërish do t’i bashkohem shoqeve dhe shokëve në at rrugëtim. Nëna ime ishte mësuar me aktivitetet e mia dhe kur morra këtë vendim nuk ishte kundër por më uroj fat dhe më tha Zoti të ruajt dhe jemi përshëndetur”, rrëfeu Kadrijaj për Front Online.

Kadriaj ka treguar sfidat në të cilat ka kaluar deri sa mori vendimin për t’iu bashkuar ushtrisë.

“Si gjimnaziste jemi përballur me protesta të vitit 1981 më pas edhe si studente grevat e minatorëve, protesta, demonstrata, mbyllja e universiteteve gjithmonë kam qenë aktive, më pas puna e mjekëve në shoqatat humanitare d.m.th. kemi bërë një rrugëtim më të gjatë dhe prej këtyre organizimeve paqësore me daljen në skenë të UCK-së ka qenë një moment kulmant, që e kemi admiruar të gjithë që Kosova po formon ushtrinë e saj dhe po vie momenti që gjithë ato vrasje të ushtarëve dhe protestuesve, masakra e maltretime që ju kanë bërë të burgosurve politik po kulmojnë dhe po formohet UCK-ja e cila do t’i eliminoj këto padrejtësi dhe që do të luftohet për lirin dhe pavarësi. Për mua nuk ka qenë e vështirë se kamë qenë e mësuar në këtë rrugëtim”, përfundoi Kadrijaj.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


Me 28 nëntor 1997 për herë të parë dolën publikisht tre luftëtarët e lirisë, Daut Haradinaj, Rexhep Selimi dhe Mujë Krasniqi, në Llaushë të Skenderajt, duke i treguar kështu popullit se edhe Kosova e ka një ushtri, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, UÇK-në.

Që të tre po merrnin pjesë në varrimin e mësuesit Halit Geci, i cili u varros me një ceremoni të madhe në LLaushë të Skënderaj i vrarë në derën e shkollës së fshatit nga forcat serbe.

Dalja e parë e UÇK- së në mënyrë publike me 28 nëntor 1997 ishte ngjarje kjo që hyri në historinë e popullit tonë.

Që nga ajo ditë, festës së Flamurit iu ka bashkëngjitur edhe dalja publike e UÇK-së./Front Online
 
I patsh feste cdo dite nket bote o Kosove???
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back