LUANI (23 Korrik - 22 Gusht)
Karakteristikat dalluese të femrave dhe meshkujve luan
Gruaja luan
Atë do ta dalloni menjëherë. Duhet të mbretërojë dhe të jetë magnet për të gjithë burrat. Shigjeton gjithandej me dinamizmin e saj. Ju duket se është një grua misterioze. Por më misteriozja është se nuk ka asgjë misterioze. Është e kthjellët si qielli blu. Kjo grua është e vetme. Do të ndjeni se ka lindur për të mbretëruar. “Prika” që ka marrë nga natyra është e madhe. Është e zgjuar, tërheqëse, e mbushur me jetë dhe gëzim, por njëkohësisht bukuria dhe dashamirësia e saj i çmend meshkujt. Truri i saj dhe energjitizmi i saj nuk do të rreshtin së bëri përshtypje dhe surprizojnë. I pëlqen të rrijë me njerëz dhe ka gjithmonë përshtypjen se është nder për të tjerët që rrinë me të. Por kjo nuk do të thotë se nuk interesohet për të tjerët. Përkundrazi është shumë e përzemërt dhe miqësore dhe kënaqet nëse mund ti ndihmojë ata. Ndoshta do duhet të ngarkoheni me dhurata të shtrenjta për këtë grua, aq sa të ngjani me Tre Magjistarët. Uroj t’ua mbajë xhepi. Do të shikoni se menjëherë do të ngriheni në vlerësimin e saj. Çojeni të ndjekë një shfaqje në teatër pasi keni siguruar më parë vendet më të mira. Vendet e tjera janë për gratë e tjera , jo për luaneshën. Është shumë krenare. Mos u trembni. Po të luani me kartat e sakta do ta fitoni. Jepini përshtypjen se ajo zgjodhi qe ju të jeni i preferuari i zemrës së saj. Luksi e shoqëron gjithandej, edhe në dashuri. Do të ndjeheni mrekullueshëm kur të bëni dashuri në një kabinë luksoze anije kruaziere, ndërkohë qe udhëtoni për të njohur Mesdheun. Do të harmonizoni ritmin e anijes me atë të dashurisë. Propozoheni për martesë në darkë , në kuvertën e anijes kur ta gjykoni sa më romantik ambientin. Po t’ju thotë “po” do të ndjeheni mrekullueshëm. Gruaja luan do t’ju ndihmojë me mendimet e saj qe të bëheni më krijues. Do të qëndrojë pranë jush qe të suksedoni profesionalisht. Por edhe ajo nuk do të lerë karrierën e saj. Punët shtëpiake nuk janë për të. Do të ndihet e lirë dhe e pavarur ekonomikisht sado para të keni ju. Është dorëlëshuar; do t’ju kalojë në këtë pikë. Nevoja për luks është një arsye më tepër. Luanesha pëlqen çdo gje prej floriri, që është dhe metali i saj. Është xheloze. Vetë nuk flirton si rregull por i pëlqen të flirtohet. Jo se e kërkon, por admirimi i tonizon egon. Ju mund të mos humbni rastin për të parë këmbët e një bukurosheje, por nëse e tradhtoni do t’ju paguajë me të njëjtën monedhë. Luanesha i do fëmijët dhe do ti mësojë të vetëkontrollohen kur të nevojitet. Kujdes të mos i mësoni shpejt me luksin. Mund të jetoni të lumtur. Mund ta lini të udhëheqë ; në fund të fundit nuk është ndonjë gjë . Ka kaq shumë për t’ju dhënë!
Burri luan
Ai është nje tip dinamik që ju imponohet. Luani do t’ju bëjë të ndiheni më grua se kurrë. Nuk do te kursejë paratë për t’ju çuar në restorantet më të mirë ose kudo që ju pëlqen. Nuk ju dërgon shpesh lule. Nuk do të ulet në tavolinë pa tërhequr në fillim karrigen qe të uleni ju. Do t’ju hapi derën që të hyni diku. Mos më thoni se këtë burrë nuk do e keni numrin një në interesat tuaja. Mos përfitoni nga sinqeriteti dhe ndershmëria e tij. Vlerësoni faktin që nuk ju shtrëngon dhe mos u përpiqni ta kufizoni. Mos u shqetësoni nëse ka një ndjenjë pronësie mbi ju. Thjesht ju do shumë dhe kjo e bën posesiv. Mos flirtoni kot, për ta bërë xheloz. Luani sidoqoftë është besnik. Mund ta shihni shpesh të shohë gra të bukura; por është admirim për të bukurën. Nga momenti që do të vendosi se jeni ajo që kërkon, nuk do të kërkojë për tjetër. Në dashuri do të përdorni fantazinë tuaj, dhe mungesa e tabuve dhe dëshira e tij do t’ju kënaqë plotësisht. Dhoma juaj e gjumit duhet të jetë kuq e zi me Netedy.com. Martesa juaj do të jetë e suksesshme nëse e lini të ndihet i zoti i shtëpisë.jepini kujdes dhe do t’ju shpërblejë me dashamirësi dhe dashuri. Pranë jush është një burrë i fuqishëm dhe entuziast me zemër fëmije të vogël. Ju ndihmon në shtëpi dhë bën punët e “burrave”. Do bëjë meremetime. Nuk ka qejf gatimin. Do të shpenzoni para pa ngurim. Luani është i suksesshëm në punë dhe fiton mjaft para. Nuk do t’ju shqetësojë të mëndoni për të ardhmen; e quan përgjegjesinë e tij. Si baba i do shumë fëmijët. Do të jetë i pari në zemrën tuaj dhe fëmijët të dytët. Me kohën nuk ka mardhenie të mira, ndoshta hedh sytë për të tjera.