Intervistë me ish-kryetarin e PS-Fierit, zotin Petro Koçi
Petro Koçi, është një aktor i rëndësishëm në teatrin politik të së majtës shqiptare dhe jo vetëm…Si intelektual i njohur, ai ka bërë një investim të dukshëm moralo-politik në mbrojtje të interesave të komunitetit dhe programit politik të së majtës shqiptare. Për shkak të detyrës, si Kryetar i PS-Fier, etj. është përplasur politikisht, me kurajë dhe sakrificë, është arrestuar e burgosur nga “trimat demokratë” të qeverisjeve berishiste. Pas disa viteve si deputet dhe Ministër i Rendit, aktualisht mban postin e Zëvendësministrit të Mbrojtjes. Risjellja në kujtesë të lexuesve të DITA-se masakrës së Libofshës 25 vite më parë shërben edhe për të treguar se cilët janë ata që kërkojnë me çdo kusht të masakrojnë zgjedhjet e 30 qershorit… Janë thuajse të njëjtët, ndërsa dirigjenti dhe ideatori ka qenë dhe mbetet vetëm një: Sali Berisha.
–Ndonëse ishin zgjedhje të pjesëshme, dita e votimeve në Libofshë në vitin 1994 degjeneroi në masakër antipopullore. Sot pas një çerekshekulli, si e kujtoni këtë gjëmë?
Vdekja e parakohshme e kryetarit të Komunës Islam Lala, një djali të mrekullueshëm të Libofshës, detyroi banorët e kësaj Komune t’u drejtoheshin kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri. Por data e zgjedhjeve, 29 maji 1994, mbeti data më e zezë për demokracinë në Fier dhe besoj nga më të zezat në historinë e Shqipërisë. U dhunua vota, u dhunua procesi zgjedhor, u dhunua ligji, u përdhunua vetë demokracia si sistem, si shpresë dhe garanci për të ardhmen. Procesi u lye me gjak dhe me turpe të pashembullta. Grupet kriminale të Fierit u vërsulën mbi komisionerët, vëzhguesit dhe votuesit e PS me mjetet nga më barbarët. Votimet u shndërruan në masakër elektorale të përgjakur. Policia, SHIK dhe segmente të tëra shtetërore, u përfshinë haptazi në një veprimtari të rëndë antiligjore. I gjithë spektakli i përgjakjes drejtohej me krenari nga krerët më të lartë të PD. Vetë Presidenti satrap Sali Berisha, e konsideroi dhunën zgjedhore të ushtruar në Libofshë ‘një tufë me lule për demokracinë’…!?
– Cilat ishin pritshmëritë e partive politike gjatë fushatës parazgjedhore?
Për ne socialistët, fitorja ishte e sigurtë. Regjimi i dhunuesit Sali Berisha urrehej për frymën diktatoriale dhe ordinere që demonstronte në tërësinë e vet, në rrethin e Fierit, veçanërisht në Myzeqe. Myzeqarët ndiheshin të shtypur nga administrata Berisha që e bazoi qeverisjen e vet në krahinarizëm dhe barbarinë e dhunshme. Nga ana tjetër në dy vjet Kryetari i sapo ikur nga jeta, Islam Lala, kishte lënë përshtypje dhe imazh të një kuadri të ndershëm e të pastër që që s’mund të krahasohej me cubat e përzgjedhur prej PD të cilët, drejtonin administratën e Fierit dhe të shtetit. Pra, PD e kishte të qartë humbjen. E vetmja rrugë për të shtuar sado pak votat në favor të tyre, mbeteshin joshjet e korruptuara dhe presioni mbi votuesit.
– Pse PD-ja synonte ta fitonte me çdo kusht komunën e Libofshës?
E vetmja arsye që mund të çonte në synimin për ta marrë Libofshën me çdo kusht ishte paranoja e Sali Berishës dhe kreut të PD në Fier. Nuk ekzistonte asnjë rrethanë që të ngjallte shpresat e PD për të fituar votat e myzeqarëve. Ndaj edhe u përgatit skenari i përgjakur i grabitjes së dhunshme. Megjithatë e gjithë kjo masakër, rezultoi një ushtrim stërvitor për zgjedhjet politike të 26 majit ‘96. Sali Berisha do të mbetet në kujtesën dhe shpirtin e Libofshës, Myzeqesë dhe gjithë shqiptarëve, si monument i përgjakjes dhe shëmti e diktaturës së egër.
– Si u përzgjodhën kandidatët, si vlerësoheshin këta në kundër akuzat mes partive?
Në PS funksiononte një sistem i pastër demokratik për përzgjedhjen e kandidatëve. Strukturat e partisë morën parasysh edhe rrethanat e presionit në të cilat pritej të zhvillohej fushata. Kandidati ynë Naun Ll. Prifti kishte të gjitha cilësitë e fituesit. Ishte intelektual i shquar dhe i respektuar i zonës. Dallohej për ndershmëri e përkushtim. Nuk i mungonte edhe kuraja politike për të përballuar tensionin që shkaktonte regjimi mafioz i Sali Berishës. Kandidati i PD cilido të ishte, konsiderohej bashkëpunëtor i dhunës dhe i shtypjes. Çdo përfaqësues i PD ishte ushtar i bindur i strukturave të dhunshme të partisë. Bandat e Fierit bënin ligjin në zyrat e pushtetit vendor në bashki, polici, dhe prefekturë e kudo.
– Si kryetar i PS-së për Fierin, ç’masa morët për ta fituar Libofshën?Prisnit dhunë elektorale, sidomos në këto përmasa?
Ne kemi zhvilluar një fushatë shembullore në gjithë fshatrat e Libofshës. Sepse të gjitha potencialet tona politike dhe organizative i përqendruam vetëm atje. Fakti që zgjedhjet ishin pjesore, na e voliste këtë organizim. Takimet tona ishin spektakolare ku përfshiheshin edhe replikat dhe argumentet me përfaqësues të PD që nuk mungonin në këto raste. E shumta, ne ditën e votimit parashikonim ndonjë tension deri në presion nga ana e militantëve të kundërshtarëve politikë. Por jo përgjakje, ndërhyrje të dhunshme e deri masakrim të procesit nga bandat e PD.
– Sali Berisha e kishte vizituar këtë komunë. Sa e vërtetë është kritika e tij ndaj Eduart Selamit për gjoja bustin e Enver Hoxhës (i Naun Doko Priftit;1896-1938) në qendër të Libofshës?
Gjatë vizitës së parë në Libofshë, busti i Naun Doko Priftit në qendër të qytezës, Saliut iu duk si i Enver Hoxhës. Iu kthye ashpër e frikur E.Selamit e P.Arbërorit që e shoqëronin. U kërkoi llogari duke urdhëruar ta hiqnin menjëherë bustin nga sheshi. Natyrisht, shoqëruesit në fjalë e sqaruan dhe ia hoqën Berishës merakun paranojak, por barcaleta mbeti…
– Dita zgjedhore në Libofshë. Binte në sy ndonjë shqetësim për dhunë? Ç’fliste fshati në paravendosjet e tij zgjedhore?
Në ditën e zgjedhjeve nuk mbeti komisioner i PS pa u rrahur dhe përndjekur nga qendrat e votimit. Në fshatin Adriatik komisioneri i PD kishte vendosur koburen që mbante si polic financiar mbi tavolinën e komisionit. Haptazi dhe me krenari kërcënonte kolegët komisionerë dhe çdo votues të PS që vinte për të votuar. Në fshatin Agim bandat rrëmbyen dhe masakruan vëzhguesin Luan Rustemi. Pasi e rrahën sa i ra të fikët, duke e konsideruar të vdekur, e hodhën në breg të lumit Seman. Fati desh që ai të shpëtonte nga disa fshatarë që kaluan andej. Bandat shpuan me thika gomat e makinave të PS. Një terror i pabesueshëm. Njerëz me lot në sy na drejtoheshin për të ndërhyrë. Kulmi ishte kur me një grup deputetësh shkuam në qendrën e votimit ku ishte masakruar vëzhguesi Luan Rustemi. Bandat u mblodhën menjëherë dhe u vunë pas nesh. Në sy të policisë u goditën deputetët e PS-së Namik Dokle, Ndre Legisi, etj.. U përndoq me dhunë Shaqir Vukaj ish-nënkryetar i Kuvendit. U goditëm të gjithë. Policia bënte sehir. Deputetit Namik Dokle, për pak i prenë gishtat e dorës kur e futën me forcë në makinën e policisë duke ia mbyllur derën me egërsi. Vetëm Ilir Metën nuk e prekën. Njerëz shumë të mirë dhe me reputacion, që ne kishim përzgjedhur si vëzhgues i keqtrajtuan në mënyrë barbare. Nënkryetari i Komisionit Zgjedhor për Komunën e Libofshës, Sokrat Ikonomi, u përndoq dhe u godit disa herë deri sa përfundoi në spital.
-Vështruar nga sot, a mund të shmangej kjo masakër nga ana juaj? Çfarë do ta bënit ndryshe nga këndvështrimi i sotëm?
Në atë situatë i vetmi reagim i yni ishte qëndresa. Rezistenca dhe gjakftohtësia. Nuk kishim asnjë mundësi të reagonim me mjete dhune dhe force. Ne bashkë me ata banorë aq të gatshëm e të sjellshëm, besimtarë tek demokracia, gjithçka e bëmë me zemër, me përkushtim dhe shpirt demokratik. Prandaj themi se ndaj Libofshës Partia Socialiste ka detyrime të përjetshme. Ne nuk ishim shteti, ishim opozita. Dhuna e Libofshës ishte dhunë e mirëfilltë shtetërore. Nuk ishte thjeshtë një manipulim i kamufluar. Përkundrazi, ishte një përdhunë e urdhëruar nga “gjenerali” Sali Berisha dhe e ushtruar me krenari të turpshme, të pabesë dhe krejt zhburrërore.
-Dhuna zgjedhore në Libofshë, ishte e paramenduar, apo e çastit? Cili e drejtonte, e nxiste apo e mbronte këtë dhunë..?
Sigurisht; skenari dhe urdhri vinte nga zeusi i PD. A mund t’ju them diçka që të kuptoni çmendurinë e këtij mekanizmi me një shembull jashtë Libofshës? Por gjithnjë nën urdhrin e katilit Sali Berisha… Në zgjedhjet e 20 tetorit ‘96 në Patos, manipulimi ishte llogaritur dhe përqendruar nga militantët e PD-së, në disa qendra votimi. Rezultati i këtyre qendrave, jo vetëm nuk kishte shifra të krahasueshme me shumicën e qendrave simotra, por shkonte në 400 me 0, 350 me 0 në favor të… PD!? Dhe ku? Në Patos, në rajonin me mbështetje historike për socialistët! Zbatuesit e skenarit ishin disa nëpunës të zyrave të shtetit, disa llogaritarë nga Ministria e brendshme dhe ca ordinerë vendorë hyrë e dalë në burgje për vrasje e vjedhje..
– Është shkruar për qëndresë të organizuar të banorëve ndaj “cubave të Berishës” siç i quante populli falangat kriminale berishiane për grabitjen e votave?
Banorët e Libofshës i qëndruan kriminelëve elektoralë të Berishës edhe gjatë procesit të votimit të referendumit për Kushtetutën. Berisha i theu hundët keqazi në gjithë rrethin e Fierit por sidomos në Libofshë dhe Myzeqe. Kutitë e votimit u mbrojtën me trup nga banorët që i çuan të paprekura në Komisionin e zonës.
– Është shkruar se “cubat e Berishës” zhveshën lakuriq një nga shokët dhe e shëtisnin të kthyer sprapaz mbi supet e tyre duke fyer dhe sharë gratë me fjalë të pista, bërë gardh në mbrojtje të kutive të votimit.
Është gjesti më i shëmtuar që mund të ketë bërë ndonjë parti politike në botë. Ne bënim takimin e fundit elektoral. Ishte edhe drejtuesi lartë i PS, zëvendëskryetari Servet Pëllumbi. Shumica e pjesëmarrësve në miting ishin gra të Libofshës. Burrat dhe djemtë i mbyllën në furgonë dhe i çuan në policinë e Fierit. Gjithçka zhvillohej nën komandën e ish-prefektit të Fierit i cili, dirigjonte nga kati i dytë i pallatit të kulturës, përballë nesh. Një grup djemsh, të sjellë enkas me autobusë, u rreshtuan përballë rreshtit të grave që mbronin kutitë e votimit, dhe, si me komandë, ulën pantallonat e mbathjet, duke zbuluar organet gjenitale për t’i fyer gratë dhe përzënë që aty… Nuk besoj se ka patur, ndonjë kundërshtar politik, por as ndonjë pushtues të huaj, që të ketë bërë sjellje te tilla të turpshme ndaj grave shqiptare. Shteti shqiptar, me gojën e Sali Berishës ish-president, e mori përsipër këtë turp kombëtar duke e quajtur masakrën e dhunën e zgjedhore të Libofshës, “një tufë me lule për demokracinë…!?”
Pas kësaj shëmtie politike demonstruar krenarisht në Libofshën tonë, mes kësaj popullate kaq të fisme dhe të mirëkuptueshme, u bindëm se egërsia shpellare e paranojakut Berisha, nuk njeh kufij as në politikë, as në moral, as në traditën e “gjoja” malësorit shqiptar…!
-Kjo masakër bëri që me emrin e Libofshës të fillonin lajmet dhe kryetitujt e shtypit shqiptar dhe të mediave prestigjioze europiane për disa ditë. E quajtën edhe “Stalingradi shqiptar”?
Libofsha mbetet në ndërgjegjen tonë kombëtare, një referencë historike, një shembull i luftës dhe qëndresës për demokraci sociale dhe shtet ligjor. Një përkushtim deri në sakrificë për zgjedhje të ndershme dhe të barabarta! Është kaq vrastare që frymëzuesit e asaj masakre të përgjakur guxojnë ende sot të sillen si viktima! Më tej akoma, për një çerekshekulli nuk kanë treguar asnjëherë një gjest pendimi a ndjese për gjithë ata njerëz të dhunuar në të drejtën e tyre zgjedhore.
– Dhe, kostoja politike…?
Thonë se pas kësaj masakre, edhe ish-deputeti i PD-së për zonën, hynte fshehur në Libofshë, i shtrirë në sediljen e pasme të makinës… Atë masakër e kreu PD-ja por mua ende më vjen turp që ndodhi nën përgjegjësinë e ca bashkëkombësve dhe bashkëqytetarëve të mi…
Intervistoi: Naun Kule