Logjiken e forte e kane meshkujt! Lol.
Nuk di a te qesh a te qaj. Logjika e forte e nje femre pranon qe ajo te ngjize ne barkun e saj nje qenie te re. Po ajo logjike pranon qe ta mbaje, ta ushqeje me gjakun e kockat e saj per muaj me radhe. Po ajo logjike kalon luginen e vdekjes per te sjelle ne jete qenien e re. (Ju meshkujt qurraviteni per nje grip, as qe e keni idene ca do te thote te sjellesh ne jete nje femije, te nxjerresh njeriun nga njeriu). Logjika e forte e nje femre duron vuajtjet e mundimet per te rritur femijen, e deri diten qe mbyll syte ne kete bote ajo eshte me koken pas. Logjika e forte e nje femre te ka rritur edhe ty, te ka bere burre, qe te dalesh sot e ti nençmosh. Logjika e forte e saj ka duruar nje burre qe ja ka dhene kismeti (se zgjedhja e burrit vete per femrat per shume kohe ka qene luks) Logjika e forte e nje femre i ka dhene asaj durim per gjithcka ( edhe kur burri ishte pijanec ordiner, edhe kur ishte bixhozxhi, edhe kur i linte parate neper skedina e femijet mbeteshin pa kafshaten e gojes, edhe kur burri i qellonte kurvari lagjes, edhe kur burri e dhunonte e gjuante, e tradhetinte, e poshteronte, perseri logjika e saj e forte e nxiti te bente durim). Logjika e forte e nje femre mban ne kembe shtepine, mban gjalle frymen ne familje. Logjika e forte e nje femre duron pedofilat rruges, ngacmimet nga makinat, perndjekjet e maniakeve, logjika e forte e saj duron meshkujt ne poste qe i marrin ne pune duke pasyr parasysh vetem madhesine e gjoksit. Logjika e nje femre i jep titullin baba dikujt qe ka kontribut vetem 5 minuta (kontribut qe ne kohen e sotme mund ta gjesh edhe ne nje laborator mjeksor). Logjika e nje femre i mban ato ne kembe, nuk i lejon ti shtype opinioni dhe pabarazia. Logjika e nje femre i ben ato te durojne gjithcka po u ankuar kurre. Logjika i ben femrat simbol te dhimbshurise dhe perkujdesjes, te qetesise dhe paqes. Logjika e nje femre ben mamane tende, motren tende, kusherirat e tua, gjyshet e tua, partneren tende, mua qe te lexoj ketu dhe cdo femer qe te toleroje nje deklarate kaq perçmuese ndaj figures se nje femre.
Sa per temen, femrat e kane me te thjeshte te pranojne nje homoseksual djale, ama shume te veshtire nje femer lesbike. Dhe nga ana tjeter meshkujt e kane me te thjeshte te pranojne nje lesbike se sa nje gay. Jane prirje keto qe jane vertetuar nga Logjika e Shkences.