Një burrë dhe një grua shkëmbejnë një lidhje të fuqishme klandestine. Ai, i huaj, është i martuar dhe i vështirë për t'u kapur në çdo kohë. E lajmëron me një telefonatë kurdo që i ofrohet mundësia për të kaluar kohë së bashku. Takimet që vijojnë janë të shkurtra, me dashurinë që shkëmbejnë mes aktesh torturuese të përndjekura prej parandjenjës së ndarjes. Pastaj ajo e vëzhgon tek ai vishet e largohet, e që aty rinis - pikërisht aty ku kishte mbetur - ajo pritje obsesive: për të, për një telefonatë, për një kapërthim të ri trupash e dëshirash. Kur historia përfundon, burri dhe gruaja ndërp-resin plotësisht çdo kontakt. Mbeten si një stampë e shënjuar në trup shenjat e seksit, dashurisë, pritjes. Treguesit e një pasioni të thjeshtë!