Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Kush ishin Inka-t, perandoria më e madhe antike e Amerikës së Jugut?

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,897

Kush ishin Inka-t, perandoria më e madhe antike e Amerikës së Jugut?​




Bota ka pasur perandori në të gjitha kontinentet e saj. Por Perandoria Inka, ose Tavantinsuju, siç njihej nga vendasit e saj, ishte padyshim një nga më të veçantat. Ajo përmblidhte një territor të gjerë dhe të mirë-administruar, pavarësisht se i mungonte një sistem shkrimi.

Ushtritë e saj pushtuan fqinjë të panumërt, pavarësisht se Inkat nuk përpunonin hekurin. Perandoria u mbajt në këmbë nga një sistem masiv rrugësh dhe magazinash që lejonin transportin dhe shpërndarjen e burimeve, edhe pse as rrota dhe as monedhat nuk ishin në përdorim brenda kufijve të saj.

Inkat ishin të vendosur në vargmalin më të gjatë në botë: Andet. Ata u shfaqën në këtë zonë rreth shekullit XII Pas Krishtit deri në shekullin XV, perandoria e tyre përfshinte Perunë e sotme, Ekuadorin Perëndimor, Bolivinë Perëndimore dhe Jugore, Argjentinën Veriperëndimore dhe pjesë të Kilit të sotëm.

Ata kontrollonin thuajse gjithçka në perëndim të Andeve si dhe në pjesën qendrore të Amerikës së Jugut. Ne nuk dimë shumë mbi historinë e Inkave, veçanërisht historinë e tyre të hershme, pasi ata nuk kishin asnjë sistem shkrimi. Njohuritë ruheshin dhe përcilleshin me gojë, përmes historive të trashëguara brez pas brezi.

Pjesa më e madhe e trashëgimisë humbi gjatë rënies së perandorisë dhe sundimit pasues spanjoll. Inkat nuk ishin aq të ndryshëm nga popujt e tjerë që jetonin në zonë. Ata ishin në fillim një fis i vogël që banonte në një fshat të vetëm, që merrej me bujqësi dhe blegtori.

Ata kultivonin misër, patate të bardha dhe të ëmbla, kunguj, kuinoa, kakao, kikirikë, speca dhe mbarështonin lamat, rosat dhe qentë.

Në kulmin e saj, perandoria do të përfshinte mbi 12 milionë njerëz nga 100 grupe të ndryshme etnike. Duke qenë përpunues shumë të mirë të gurit dhe artizanë, Inkat zhvilluan një sistem ndërtimi që përdorte gurë të ndërlidhur për të eliminuar nevojën e përdorimit të llaçit.

Arkitektura dhe veprat e tyre publike ishin mbresëlënëse edhe për evropianët që erdhën për t’i pushtuar. Sistemet e tyre hidraulike (kanalet, cisternat, tarracat dhe ujësjellësit) dhe rrugët ishin padyshim më të avancuara dhe me një cilësi më të mirë se ato në Evropë në atë kohë.

Ata nuk dinin të punonin hekurin, por ishin zejtarë të zotë. Sasia e madhe e arit në tempujt dhe pallatet e tyre u bëri shumë përshtypje pushtuesve. Po ashtu qytetet e tyre ishin më të pastra dhe më të bukura për të jetuar sesa shumica e atyre në Evropë.

Maçu Piçu, një nga sitet arkeologjike më të famshme të Inkave, është një shembull i shkëlqyer se si dukeshin qytetet e tyre. Sidoqoftë, historia e Inkave siç e njohim sot sillet rreth pushtuesve spanjollë. Ardhja e tyre në shekullin XVI çoi drejtpërdrejt në rënien e perandorisë dhe shkaktoi ndryshime të mëdha kulturore, etnike dhe shoqërore.

Popullatat vendase u shpërngulën nga tokat e tyre të lashta, dhe u shfrytëzuan si fermerë dhe minatorë nga pushtuesit. Vdekjet e mëdha gjatë asaj kohe, së bashku me ndryshimet e shkaktuara nga spanjollët, bënë që shumë nga njohuritë, historia, kultura dhe feja e Inkave të humbnin.

Ngjashëm me thuajse çdo kulturë të lashtë, feja Inkase prekte çdo aspekt të jetës së tyre. Besimet e tyre ishin një përzierje e adhurimit të natyrës, fetishizmit, animizmit. Perandoria kishte një fe zyrtare, por fetë dhe praktikat e tjera u toleruan për sa kohë që Perëndisë kryesore i bëhej adhurimi i duhur.
Pra, zakonet e popujve që asimiluan Inkat me kalimin e kohës mbetën të gjalla. Ne ende mund të shohim gjurmë të këtyre zakoneve të përziera në interpretimet lokale të Krishterimit deri më sot. Sipas mitologjisë Inka, bota u krijua nga Virakosha, e cila krijoi tokën, kafshët dhe njerëzit.

Ajo duket se ka krijuar, shkatërruar dhe rikrijuar disa popuj individualë ose njerëzimin në tërësi. Pasi i modeloi sipas gurit për herë të fundit, ajo i shpërndau njerëzit në të katërta anët e Tokës. Ky rrëfim na jep një paraqitje interesante se si Inkat e perceptonin botën dhe vendin e tyre në të.

Emri që i dhanë perandorisë së tyre, “Tavantinsuju”, do të thotë afërsisht “të katër cepat së bashku”, nënkuptonte simbolikisht se bota ekzistonte kudo ku kishte Inka, dhe Inka u përhap po aq larg sa shtrihej bota. Por gjithashtu ky emërtim tregon dëshirën e tyre për harmoni dhe unitet.

Ndërsa Virakosha ishte perëndia krijuese origjinale, vetë Inkat besonin se ishin bijtë e një hyjnije tjetër, Inti, perëndisë së diellit. Siç u përmend më lart, një nga arritjet më të mëdha të Inkave ishin rrugët dhe veprat e tyre publike. Rrjeti i tyre Qhapaq-an,“rruga mbretërore”, ishte më e gjata dhe më i zhvilluara në kontinent gjatë asaj kohe.

Ai u ndërtua rreth dy shtyllave kryesore, autostradave që shtriheshin nga veriu në jug, paralelisht me Andet. Njëri prej tyre ishte më afër detit, ndërsa tjetri shtrihej më lart në male. Për kohën e tyre, këto rrugë ishin shumë të avancuara dhe të sofistikuara.

Infrastruktura si muret mbajtëse apo gropat e kullimit siguruan qëndrueshmërinë e saj. Besohet se ky rrjet përfshinte rreth 40.000 kilometra rrugë, pjesë të së cilave ekzistojnë ende sot dhe përshkohen nga turistët. Pas rrugëve ishin depot shtetërore, Qullqa. Ato ndodheshin në zonat e banuara dhe do të mbështesnin aktivitetin e lajmëtarëve dhe punëtorëve, dhe më e rëndësishmja, ushtrive në marshim.

Pedro Sançez de la Hoz, kronisti i parë spanjoll që vizitoi kryeqytetin, Kuzko, shkroi për “magazina të mbushura me batanije, lesh, armë, metale dhe rroba, dhe për gjithçka që është rritur dhe prodhuar në këtë zonë”. Ndër të tjera, ai flet për një “një magazinë në të cilën mbahen më shumë se 100.000 zogj të tharë, pasi nga pendët e tyre bëhen veshje të ndryshme”.

Ndërsa nuk e përdorën shkrimin siç e kuptojmë ne sot, ata krijuan një sistem gjenial të fijeve të përdredhura,Quipu, që u dhanë mundësi të ruanin gjurmët e perandorisë së tyre. Konkuistadorët spanjollë mbërritën në Amerikën e Jugut rreth vitit 1526. Luftimet mes të dyja palëve nisën rreth vitit 1535, por në atë kohë Inkat ishin një hije e vetes së tyre të dikurshme. Bastioni i tyre i fundit do të binte në vitin 1572.

Marrë me shkurtime nga “Zmescience” – Bota.al
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back