Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Kush dhemb me shum : Miqtë e rreme apo Armiqtë e vertete !

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

KUSH DHEMB MË SHUMË: MIQTË E RREMË APO ARMIQTË E VËRTETË!​


armiqtë


Miqtë e rremë apo armiqtë, kush dhemb më shumë? Cili është ai njeri që nuk ka asnjë armik? Si mund të jetohet pa ta?

P.sh. poetja jonë Mimoza Ahmeti thotë:
Armiku im,
shpeshherë më fyeve në mënyrën më të dobët,
shpeshherë të fyeva në mënyrën më të cekët,
armiku im.
E ç’do të ish jeta ime pa ty
dhe e jotja pa mua?
Askush s’mund ta dijë.
(Kur kushtëzimi mbaron qenja zhduket. ),


Por ja se si e shohin këtë çështjen e armikut/armiqësisë mendje të tjera.

armiqte-1024x536.jpg


ObserverKult ua sjell disa thënie me këtë tematikë nga autorë të ndryshëm:

* Armiqtë tanë më të këqij nuk janë injorantët, por inteligjentët e korruptuar./ Graham Greene

* Mos jep kurrë shpjegime: miqtë e tu nuk kanë nevojë e armiqtë nuk të besojnë gjithsesi./ Elbert Hubbard

* Armiku i padukshëm është armiku më i frikshëm./ George R. R. Martin

* Më mirë të kem pesë armiq të aftë e të betuar sesa një mik budalla./ Edward Bulwer-Lytton

* Armiqtë duhet t’i urreni, jo t’i përçmoni: duhet të jeni krenarë për armiqtë që keni./ Friedrich Nietzsche

* Më tepër dhembin ledhatimet e miqve të rremë sesa plagët e armiqve të vërtetë./ Isabella Andreini

* Kur armiku të ka lëvduar, diku patjetër ke gabuar./Amintore Fanfani

* Nëse thua të vërtetën, humbet miq, por duke e shmangur fiton armiq./ Juan Ruiz

* Dashuria dhe arsyeja janë armiq të betuar./ Pierre Corneille

* Fali armiqtë e tu. Do të zemërohen pa masë./ Oscar Wilde

Përgatiti U.V/ ObserverKult
 
Të dy palët të dhembin.
Armiqtë: je gjithë kohës me veshë në krahë prej tyre, në stres dhe i hallakatur se mos të ndodhën gjë...( këtu futet frika)

Miqtë e rremë: ështe lëndim, i/e zhgënjyer dhe i/e thyer prej tyre( gjëndje emocionale)

E para ështe e frikshme, e dyta mësim.?
 
Miqesia e vertete eshte pasuri shume e çmuar. Andaj nuk eshte thene kot kur gjen nje mik , gjen nje thesar! Sidoqofte, ndodh qe edhe miqesive u vjen skadenca. Dhe kjo ndodh, kur ne mes ushqehet tradhetia dhe genjeshtra qe hyjne ne loje te maskuara si qellime te mira. Keshtu e tere fusha e lojes eshte plot hipokrizi dhe genjeshter. E tere kjo goditje pas shpine thermon keshtjellen e ndertuar mbi besim dhe ndjenje te sinqerte "miqesie" .. ky rrugetim "miqesor" i kalbur ne mes te udhetimit lirisht mund te quhet ... "Miqesi" e rreme e maskuar e cila godet me rende dhe te len vrrage ndoshta te pasherushme shpirterore .... se Armiku i vertete te cilit ia dim qellimin dhe synimin e keq.
""Zot na ruaj nga "miqt" e rreme se nga armiqte ruhem vete""!
 
Të dy palët të dhembin.
Armiqtë: je gjithë kohës me veshë në krahë prej tyre, në stres dhe i hallakatur se mos të ndodhën gjë...( këtu futet frika)

Miqtë e rremë: ështe lëndim, i/e zhgënjyer dhe i/e thyer prej tyre( gjëndje emocionale)

E para ështe e frikshme, e dyta mësim.?
Nuk dhembin armiqte jo. Po nuk pate armiq do te thote qe ske arritur asgje.
 
Miqt e Rreme ndoshta por as keta jo, sepse kam shum te tille si ne jeten reale e kte virtuale!

Ndersa armiqet e vertet keta i kam shum afer vetes sepse jan keta qe me shtyne mua te avancoj dhe ce mesoj ku gaboj ata aty me sulmojn ne gabimet e mia une i rregulloj ato gabime me pastaj!

OoooooooooO Armiq jav hangersha Zemren
 
Miqte e rreme!
 
Normal qe miqt e rrem
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.