Çfarë janë pilulat kontraceptive?
Pilulat kontraceptive janë një lloj medikamenti që femrat mund ta marrin në mënyrë ditore për të parandaluar shtatzaninë. Njhen me emra të ndryshëm: kontraceptivët oralë ose edhe thjesht pilula.
Si veprojnë kontraceptivët oralë?
Kontraceptivët oralë përbëhen nga hormone. Hormonet janë përbërës kimikë të prodhuar nga vetë trupi i njeriut dhe kontrollojnë mënyrën se si funksionojnë pjesë të ndryshme të trupit.
Disa pilula kontraceptive përmbajnë 2 hormone – estrogjen dhe progesteron. Këto lloj pilulash quhen kontraceptivë oralë të kombinuar. Disa pilula contraceptive përmbajnë vetëm progesteron. Shumica e femrave përdorin kontraceptivë oralë të kombinuar.
Efektet e hormoneve të pilulave kontraceptive janë:
Efikasiteti është një nga kriteret më të rëndësishme mbi të cilat ne bazohemi në zgjedhjen e kontraceptivëve. Pilulat contraceptive janë shumë efikase. Kontraceptivët e kombinuar janë shumë efikasë nqs merren cdo ditë dhe mundësisht në të njëjtën orë. Kjo do të mbante nivelet e duhura të hormoneve në trupin e femrës.
Efikasiteti i lartë i kontraceptivëve oralë duket qartë nga krahasimi i fakteve të mëposhtëm:
Shumica e femrave që marrin kontraceptivë nuk do të pësojnë asnjë efekt anësor apo komplikacion. Megjithatë si çdo medikament, edhe kontraceptivët kanë disa rreziqe apo efekte anësore.
Nuk duhet të merren kontraceptivët oralë nqs:
Pilula është e sigurtë, e thjeshtë për tu marrë, dhe e përshtatshme. Nuk interferon me aktivitetin seksual.
Kontraceptivët përveçse për kontracepsion, mund të përdoren edhe për arsye të tjera:
Marrja e kontraceptivëve mund të shoqërohet me ndonjë hemorragji të lehtë (spoting, njolla) në 6 muajt e parë të përdorimit. Një gjë e tillë është e parëndësishme dhe nuk duhet të ndërprisni marrjen e kontraceptivit.
Cilat janë dizavantazhet e kontraceptivëve oralë?
Pavarësisht se shumica dërrmuese e femrave nuk ankojnë ndonjë efekt të padëshiruar dhe nuk pësojnë asnjë komplikacion nga përdorimi i pilulave, disa prej tyre mund të përjetojnë efekte të ndryshme anësore. Këto efekte mund të jenë:
Brenda 2 muajve nga ndalimi i pilulës, cikli do të rimarrë karakteristikat që pa patur më përpara.
Komplikacionet serioze
Shumë rrallë pilulat mund të shkaktojnë komplikacione serioze: infarct miokardi, hemorragji cerebrale, trombozë, hypertension, përkeqësim të sëmundjeve të mëlcisë, gurë në tëmth apo ikter.
Rreziku për këto komplikacione rritet në ato raste kur pilulate merren atëherë kur kundërindikohen.
Si duhet të merren pilulat?
Kjo varet nga lloji i pilulës.
Pilulat e kombinuara:
Këto pilula përmbajnë vetëm progesteron dhe janë të gjitha aktive. Karakteristikat e administrimit të pilulave me progesteron janë:
· Menstruacionet do fillojne 1 javë pas ndërprerjes
· Ndonjëherë mund të keni spoting apo hemorragji intermenstruale me intensitet shumë të ulët.
Pilulat kontraceptive ushtrojnë efektin e tyre mbrojtës ndaj shtatzanisë edhe javën pas ndërprerjes së tyre.
· Duke u marrë në një orar të përpiktë, pilula është më efikase.
· Nuk duhet të harrojmë se pilulat nuk janë të efektshme në 100% të rasteve. Në raste shumë të rralla, ato nuk janë efikase. Megjithatë, nuk ka vend për shqetësim, pasi rreziku për anomali fetale në shtatzanitë e arritura gjatë administrimit të kontraceptivëve oralë, është shumë i papërfillshëm.
· Nqs ju do të dëshironit një shtatzani, atëherë ju mund të ndërprisni marrjen e pilulës. Shtatzania është e mundshme që në muajin e parë pas ndërprerjes së pilulave.
Si duhen filluar pilulat kontraceptive?
Pilulat me kontraceptivë oralë të kombinuar:
Pavarësisht se shumica e femrave e marrin pilulën në të njëjtën orë dhe nuk e harrojnë, gjithnjë do të ketë raste harrese apo pamundësie për të marrë pilulën në një ditë të caktuar.
Pilula e kombinuar
Mund të mbeteni shtatzanë në varësi të faktit se kur dhe sa pilula keni harruar pa marrë. Akoma më shumë rritet rreziku për shtatzani nqs harresa është > 7 ditë. Në 7 ditët që pasojnë ditën kur pilula nuk është marrë (harruar) ju do të keni nevojë për një metodë tjetër kontracepsioni. Tabela do tju tregojë se cfarë duhet të bëni nqs ju harroni të merrni një pilulë konstraceptive.
Pilulat vetëm me progesteron
Në rast se harroni të merrni pilulën me progesterone ose e merrni atë me > 3 orë vonesë, atëherë mund të mbeteni shtatzanë nqs do të keni marrëdhënie seksuale. Në një situatë të tillë ju duhet të:

- Frenojnë ovulacionin. Nuk mund të ndoshë shtatzania nqs nuk ndodh ovulacioni.
- E bëjnë mukusin cervical më të viskoz duke bërë kështu të pamundur penetrimin e spermatozoideve në kavitetin uterin.
Efikasiteti është një nga kriteret më të rëndësishme mbi të cilat ne bazohemi në zgjedhjen e kontraceptivëve. Pilulat contraceptive janë shumë efikase. Kontraceptivët e kombinuar janë shumë efikasë nqs merren cdo ditë dhe mundësisht në të njëjtën orë. Kjo do të mbante nivelet e duhura të hormoneve në trupin e femrës.
Efikasiteti i lartë i kontraceptivëve oralë duket qartë nga krahasimi i fakteve të mëposhtëm:
- Më pak se 1% e femrave që marrin kontraceptivë ne mënyrë të rregullt (cdo ditë) për 12 muaj do te mbeten shtatzanë.
- Rreth 90% e femrave që nuk marrin kontraceptivë oralë ose që nuk i marrin ato ne mënyrë të rregullt (çdo ditë) për 12 muaj do te mbeten shtatzanë.
Shumica e femrave që marrin kontraceptivë nuk do të pësojnë asnjë efekt anësor apo komplikacion. Megjithatë si çdo medikament, edhe kontraceptivët kanë disa rreziqe apo efekte anësore.
Nuk duhet të merren kontraceptivët oralë nqs:
- Jeni shtatzanë.
- Keni migrenë.
- Crregullime të trashëgueshme në koagulimin e gjakut.
- Keni qenë diagnostikuar me kancer gjiri. Këtu duhet kuptuar qartë. Kontraceptivët oralë nuk e rrisin rrezikun për kancer gjiri, por nuk duhet të merren pasi është instaluar kanceri i gjirit pasi përshpejtojnë ecurinë e tij.
- Keni kaluar dhe jeni mjekuar për tromboza, tromboemboli apo tromboflebite.
- Keni kaluar infartk të miokardit (zemrës), iktus (ishemi apo hemorragji cerebrale) apo probleme të tjera të zemrës.
- Keni tension të lartë të gjakut
- Keni lupus eritematoz.
- Keni sëmundje të mëlçisë.
- Keni diabet.
- Nqs pini duhan dhe jeni më shumë se 35 vjeçe.
Pilula është e sigurtë, e thjeshtë për tu marrë, dhe e përshtatshme. Nuk interferon me aktivitetin seksual.
Kontraceptivët përveçse për kontracepsion, mund të përdoren edhe për arsye të tjera:
- Reduktojnë dhimbjet menstruale.
- Reduktojnë fluksin menstrual.
- Reduktojnë rrezikun për sëmundje inflamatore pelvike.
- Kundër akneve.
- Kundër osteoporozës.
- Kundër problemeve të ndryshme të gjirit (fibro-adenomave etj).
- Reduktojnë rrezikun për kancer endometrial apo kancer të ovareve (vezoreve).
- Reduktojnë aneminë e shkaktuar nga menstruacionet e crregullta dhe të bollshme.
Marrja e kontraceptivëve mund të shoqërohet me ndonjë hemorragji të lehtë (spoting, njolla) në 6 muajt e parë të përdorimit. Një gjë e tillë është e parëndësishme dhe nuk duhet të ndërprisni marrjen e kontraceptivit.
Cilat janë dizavantazhet e kontraceptivëve oralë?
Pavarësisht se shumica dërrmuese e femrave nuk ankojnë ndonjë efekt të padëshiruar dhe nuk pësojnë asnjë komplikacion nga përdorimi i pilulave, disa prej tyre mund të përjetojnë efekte të ndryshme anësore. Këto efekte mund të jenë:
- Spoting intermenstrual
- Dhimbje gjoksi
- Nauze dhe të vjella
Brenda 2 muajve nga ndalimi i pilulës, cikli do të rimarrë karakteristikat që pa patur më përpara.
Komplikacionet serioze
Shumë rrallë pilulat mund të shkaktojnë komplikacione serioze: infarct miokardi, hemorragji cerebrale, trombozë, hypertension, përkeqësim të sëmundjeve të mëlcisë, gurë në tëmth apo ikter.
Rreziku për këto komplikacione rritet në ato raste kur pilulate merren atëherë kur kundërindikohen.
Si duhet të merren pilulat?
Kjo varet nga lloji i pilulës.
Pilulat e kombinuara:
- Shumica e konfeksioneve janë me 28 ose me 21 tableta. Në të dyja rastet kemi 21 tableta active të cilat përmbajnë hormonet. Në konfeksionet me 28 tableta, 7 tabletat e fundit quhen tablet rikujtuese; ato nuk përmbajnë hormone. Në konfeksionet me 21 tableta, cdo ditë merret një tablet. Pas 21 ditëve active, kryhet një javë pauzë, pas të cilës niset një kuti e re.
- Megjithatë, tabletat contraceptive mund të merren cdo ditë, edhe për më shumë se 21 ditë, nqs duuam të shtyjmë datën e menstruacioneve ose thjesht të mos kemi fare për një periudhë të caktuar.
Këto pilula përmbajnë vetëm progesteron dhe janë të gjitha aktive. Karakteristikat e administrimit të pilulave me progesteron janë:
· Menstruacionet do fillojne 1 javë pas ndërprerjes
· Ndonjëherë mund të keni spoting apo hemorragji intermenstruale me intensitet shumë të ulët.
Pilulat kontraceptive ushtrojnë efektin e tyre mbrojtës ndaj shtatzanisë edhe javën pas ndërprerjes së tyre.
· Duke u marrë në një orar të përpiktë, pilula është më efikase.
· Nuk duhet të harrojmë se pilulat nuk janë të efektshme në 100% të rasteve. Në raste shumë të rralla, ato nuk janë efikase. Megjithatë, nuk ka vend për shqetësim, pasi rreziku për anomali fetale në shtatzanitë e arritura gjatë administrimit të kontraceptivëve oralë, është shumë i papërfillshëm.
· Nqs ju do të dëshironit një shtatzani, atëherë ju mund të ndërprisni marrjen e pilulës. Shtatzania është e mundshme që në muajin e parë pas ndërprerjes së pilulave.
Si duhen filluar pilulat kontraceptive?
Pilulat me kontraceptivë oralë të kombinuar:
- Këto pilula mund të fillohen në 5 ditët e para të kontraceptivëve. Në këtë mënyrë ju do të jeni gjithnjë të mbrojtura nga shtatzania për sa kohë që merrni pilulën.
- Megjithatë mund të fillohen në cdo ditë të ciklit, por në këto raste në 7 ditët e para të pilulave duhet përdorur një metodë shtesë kontracepsioni (prezervativ).
- Pilulat vetëm me progesteron mund të fillohen në cdo moment të ciklit menstrual. Mbrojtja nga shtatzania fillon pas 48 orëve. Kjo do të thotë që nqs ju do të keni kontakt seksual në 2 ditët e para të përdorimit të pilulave me vetëm progesteron, atëherë ju duhet të përdorni për këto 2 ditët e para edhe një tjetër metodë kontracepsioni (prezervativ)
- Gjatë marrjes së kësaj pilule duhet të jeni sa më korrekte në zbatimin e orarit. Nqs vonoheni > 3 orë në marrjen e pilulës, atëherë për 48 orët na vazhdim ju duhet të përdorni një metodë shtesë kontracepsioni (prezervativ).
- Pilulat contraceptive të kombinuara mund të fillohen pasi kanë kaluar të paktën 3 javë nga lindja. Nisja në një moment më të vonët, të pakrtën 6 javë pas lindjes rezervohet në rastet kur femra është në rrezik më të rritur për trombozë: (obeze, mosha > 35 vjece, lindje me operacion cezarian, duhanpirëse etj).
- Pilulat vetëm me progesterone, mund të përdoren menjëherë pas lindjes.
- Pilulat contraceptive të kombinuara mund të fillohen menjëherë pas abortit.
- Pilulat vetëm me progesterone, mund të përdoren menjëherë pas abortit.
- Pilulat vetëm me progesterone, nuk ndikojnë aspak në qumështin e gjirit.
- Pilulat e kombinuara duhet të fillohen pas 6 javëve të para të laktacionit, pasi nqs përdoren që në fillim mund të ndikojnë në sasinë dhe cilësinë e qumështit të gjirit. Pas këtyre 6 javëve të para ato mund të përdoren në mënyrë të sigurtë.
Pavarësisht se shumica e femrave e marrin pilulën në të njëjtën orë dhe nuk e harrojnë, gjithnjë do të ketë raste harrese apo pamundësie për të marrë pilulën në një ditë të caktuar.
Pilula e kombinuar
Mund të mbeteni shtatzanë në varësi të faktit se kur dhe sa pilula keni harruar pa marrë. Akoma më shumë rritet rreziku për shtatzani nqs harresa është > 7 ditë. Në 7 ditët që pasojnë ditën kur pilula nuk është marrë (harruar) ju do të keni nevojë për një metodë tjetër kontracepsioni. Tabela do tju tregojë se cfarë duhet të bëni nqs ju harroni të merrni një pilulë konstraceptive.
Pilulat vetëm me progesteron
Në rast se harroni të merrni pilulën me progesterone ose e merrni atë me > 3 orë vonesë, atëherë mund të mbeteni shtatzanë nqs do të keni marrëdhënie seksuale. Në një situatë të tillë ju duhet të:
- Merrni një pilulë menjëherë sapo të kujtoheni.
- Të merrni pilulën tjetër në kohën e caktuar
- Vazhdo të marrësh pjesën e mbetur të pilulave në kuti sipas planit.
- Përdorni një metodë tjetër kontracepsioni (prezervativ, kontracepsion urgjence) në 48 orët që pasojnë pilulën e fundit.