- Regjistruar më
- Gusht 8, 2020
- Mesazhe
- 62,333
- Pëlqime
- 36,185
Pershendetje te dashur antar/e te forumit tone,pjesmarres ose jo te konkursit,ju ftojm te merrni pjes ne votim per krijimin i/e cila rrembehu vemendjen tuaj.
Ju falenderoj te gjithve ju qe moret pjes duke ju pergezuar per krijimet tuaja.
-keni te drejten e nje vote deri ne daten 15 Prill,ku dhe do te shpallet fituesi/a.
1- “Pse”
Do doja ta nisja me dicka tbukur por se di "pse" ne mendje me erdhi vetem pyetja "pse"?? Mos ndoshta vetem une ndjehem kshu, saqe ne mendje per gjithcka, me vjen vetem pytja "pse" ? Gjate kohes qe po flisja sot me te, ne cdo fjali kishte nje "pse" dhe ndersa vazhdoja e pyesja, erdhi nje moment qe ra heshtja.. E pyta serisht "pse" kjo heshtje? Ne ate moment vetem po shifeshim sy me sy, dukej sikur syte tani po flisnin me njeri tjetrin, duke i bere dalje cdo gjeje tjeter, madje dhe buzet ishin te mbyllura aq fort, saqe dukeshin sikur ishin qepur. Ishte aq heshtje sa per nje moment filluan te degjoheshin dhe te rrahurat e zemres, qe sa vinin e shtoheshin dhe zhurma e tyre dukej sikur mori ne dore gjithcka. Dy pika loti filluan te rridhnin nga syte e saj dhe teksa rridhnin ne faqe, me nje ze mbytes me tha serisht "pse" sje ketu me mua? "Pse" rri larg meje? "Pse" kam kaq shume nevoje per ty? Nderkohe aty nuk durova dhe e ndalova duke i thene "Une jam gjithmone me ty, ne zemren tende, ne mendjen tende, ne shpirtin tend, une jam hija jote, jam engjelli jot mbrojtes, jam gjithmon me ty edhe kur ti flen, ne endrrat e tua" dhe ndersa vazhdoja akoma duke i folur, syte e saj filluan te shkelqenin, lotet ju ndalen si shiu qe ndalon pasi ylberi shfaqet diku para nje kodre apo para nje rruge qe duket sikur ska fund. Fytyra e saj u çel, buzqeshja e saj ishte aq e bukur saqe... sdi si ta pershkruaj, nuk gjej dot fjalet e duhura, por di te them qe ishte diçka aq e mrekullushme qe sdo mund ta harroje deri kur tmarr fryme per here te fundit. Te dua shume i thash dhe ndalova, kisha aq shume gjera ne mendje, kisha aq shume nevoje te shprehesha, por fjalet i zinin rrugen njera tjetres dhe sme linin ti thoja ate qe doja vertet. Ne ate moment u ngrit dhe sa hap e mbyll syte u shfaq para meje, ngjitur fare, po me perqafonte aq shume, saqe dhe fryma po me merrej, isha pa fjale, por dija qe sdoja te ndalonte...e teksa perqafimi dukej sikur sdo perfundonte kurre, nje zile degjoj ne telefon..hap syt dhe shoh qe cdo gje ishte thjesht nje enderr, po nje enderr, po enderroja personin qe dua me shume ne kte jete dhe teksa hapa telefonin, lexova mesazhin qe e lexoj cdo dite kur zgjohem ne mengjes dhe qe e adhuroj pafundsisht "mirmengjesss bejb " Nuk po i shkruaja dot, nuk kisha force, dukej sikur gishtat i kisha te bllokuara, po ashtu dhe mendja, di vetem qe doja te jetoja akoma brenda asaj endrre qe isha me te, ngjitur me ty, vetem me te. Mblodha forcen dhe i shkrova "Pse me zgjove"? Pse?
2- If its meant to be, it’ll be.
If its meant to be , it’ll be”
Me kete fraze e mbylli librin qe po lexonte . I dha nje shije shprese , ndoshta ishte e kote qe shqetesoheshe , duhet thjeshte ta lejonte cdo gje te rrjidhte .
Ajo zhurme ishte zhurma me e qete. Ishte ulur qetesisht ate mbasdite duke vezhguar se si deti po perqafonte rrezet e fundit te diellit .. E shihte dhe ishte fokusuar ne piken e fundit ku qielli puthte embel detin .
Nuk donte te mendonte .
Ashtu ne paqe donte thjeshte te mbyllte syte , e kerkonte te ndjente ate perqafim sikurse dielli ..
Ne heshtje qindra mendime i erdhen ;lemshi qe kishte lene ne pune, angazhimet qe kishte lene pergjysem , e cdo gje tjeter qe doemos duheshin vene ne vije . Por dukeshe sikur ishte ne nje lufte te vazhdueshme me trurin ,i zeronte te gjith problemet e ne mendje kishte vetem nje njeri , ate ..
“Eh si eshte njeriu”: tha me vete . Lufton gjithe jeten per te arritur dicka e vjen nje njeri i vetem qe te ben te kuptosh sa pa vlere te duken kto arritje.
E ne mendimet e saja iu kujtua ai moment kur e kishte dorzuar veten ne duart e tij , e kishte lene cdo gje qe kishte pas kraheve , e mjaftonte vec te degjonte zerin e tij , te ndjente buzet e tij tek i perkedhelnin lehte lekuren , e tek sa embel i peshperiste “me ne fund e imja”.
Por kjo smjaftoi . Ndonjehere dashuria nuk mjafton , ti e dije kte gje , cte tha mendja .
E ndjente peshen e pendeses mbi supe , e ndjente se si beheshe ngadale njesh me reren. Ashtu iu leshua , e ngriti syte ne qiell .
Donte te ndjente qetesi .
Te pushonte nga mijera mendime qe ishin ne lufte me njera tjetren..
-Perse e komplikojme kaq shume jeten : tha !
-Perse lodhemi kaq shume per te menduar per te nesermen ..
Sikur jeta te ishte si ne libra . Sikur te mund ta vendosnim vete titullin e vete fundin , ah sikur !
Ia qe seshte e mundur ..
Nuk kishte qene kurre si kte here , kishte ngecur ne kte labirinth e spo arrinte dot te dilte .. Vetem pasiguri e pengesa .
U permend nga dallget e detit teksa i preken lehte kembet , e ndjeu sikur i tha dikush :
“Do kaloje “! Cdo gje kalon , dhe kto pasigurite e tua , e keto pikepyetjet qe ti ke , cdo gje kalon! Jepi kohe , kohes!
Nje dite kur ti rikthehesh ktyre mendimeve , do te te marre malli per kete vajzen e pasigurte..
Mendonte se ishte shenderruar nje grua e forte , por tashme i kishte kapercyer te tridhjetat , e ndjeheshe ende ajo femija i parritur akoma ..
la mendimet menjane , e u ngrit ! Mori bicikleten , futi librin ne kosh dhe u nis pergjate bregut te detit ..
Ashtu me mijera mendimet e saj , por e sigurte per nje gje , ashtu sikurse ne librin e saj “Nese eshte e thene te behet ,cdo gje do behet ne kohen e duhur” ..
3- Rrugë pa kthim.
Ndonjëherë ata që duam më shumë janë ata që na lëndojnë më së shumti. Dikur ishin njerëzit që doja më së shumti, emrat e të cilëve më mbushnin me dashuri dhe ngrohtësi, i doja pa interes dhe i mbajta pranë si përsona që nuk i kisha menduar kurrë që do i humbisja. Por është vërtetë thënia që thotë populli: ora tregon kohën e koha tregon njerëzit. Sot nuk ka asnjë fjalë dhe as një komunikim mes nesh, koha i fshiu vijat e zemrës dhe i solli ndryshe udhat e jetës. Kryqëzohemi në rrugë sikur nuk njihemi dhe vazhdojmë rrugët tona duke kthyer kokën në anën tjetër. Kemi ndërtuar mure të larta dhe të heshtura dhe unë kam vendosur mos ti shemb. Kam arritur në atë fazë të jetës ku nuk dua të kem më pranë njerëz që të duan për interes. Kështu edhe me ata, nuk dua të flas dhe as ti kujtoj. Tani janë vetëm emra, kujtimet që kanë lënë janë si gjethe të vjetra vjeshte, sa i prek thërmohen. Nuk dua ti mbledh më, le të mbeten atje, në ërën e kohës. Nuk ka vend më për ta në zemrën time, vetëm një boshllëk i qetë, një rrugë pa kthim.Sot ec vetëm, pa kthyer kokën pas. Sepse disa udhë janë të tilla,të shkojnë vetëm përpara, pa kthim.
4-Jeta.
Shume gjera na i fali jeta,
Shume ishin genjeshtra dhe pak te verteta.
Ndjenja ime nje rrebesh i pashuar,
Merija ime si nje det i trazuar,me dallget e saj si nje stuhi e ngarkuar.
Nuk po fle lumi,nuk po fle as deti,nuk po fle as fjala qe pa u then nuk mbeti.
Edhe hena vete e di edhe dielli e ka pare,se kjo bote plote padrejtesi po turbullon te drejte dhe mekatar.
Valle ku shkuan ato male?
Male perplot me trimeri.
Ku lundruan keto anije?
Anije gjithe me dituri.
Pse keto lule nuk po lulezojne?
Petale dashurie perse nuk po cojne.
Pse cdo gje ne toke u tha?
Dhe spo ka me dashuri as per Nene dhe as per Baba.
Ku jane yjet perse nuk po shkelqejne?
Ku eshte lumturia perse me nuk po e gjejme.
Nga po shkon moj bote e mjere te gjitha padrejtesite,nje nga nje une ti kam ndjere.
Aty ku imorali po lartesohet,i ndershmi vec po gjunjezohet.
Dhe intriga po hedh nje valle,bashke me ligesine po kercejne si shtojzovalle.
Ti moj jete kur te mbarosh,vec nje fjale te ma degjosh,se kjo bote kaq e mjere “E prek te drejtin dhe e trondit,por te padrejtin e le gjithmone,pa jete dhe pa shpirte”.
5- Kthim ne vendlindje
Qyteti gri, poshtë në gropë
në breg i ankoruar, aty, si gjithnjë
Era e detit fryn dhe rreh
kodrat e argjilta, ku ullinjtë s’rriten më
Dita zbardh, bori makinash
Kalimtarë që çapiten mbi pllaka të thyera
Mure të krisura, me ngjyra të shpëlara
Diku të lyera
Ja dhe ajo, e vjetra, e dashura shtëpia ime!
Në anë të rrugës
Sa shumë kujtime...
Ndoshta nuk duhet të isha larguar...
Dhe ndihem fajtor
gjaku më zien në këmbë e duar
Mos u ktheva vonë, në kohë të gabuar
i vonuar?
Por jo, s’do të pendohem
dhe ta di që të vuaj
këtu do të mbetem, deri në fund
ky qytet kurrë s’më bëhet i huaj.
6- Vështrim
Rrjedha e ngadaltë dhe e shtruar e jetës dëgjohet e qetë si përrua, me harenë e saj që rrëshket lehtë mes gurëve të zallit, herë e qeshur e herë e tejndritshme dhe unë që përpiqem të mbërrij fundin e mendimeve të saj, me pakujdesi duke e turbulluar.
Është një ritual që përpiqem ta përvetësoj pa ia arritur.
Si të jem aq i lehtë sa të qëndroj në tensionin e sipërfaqes pa u zhytur, pa u mbytur?
Rryma brenda është e fortë dhe më përplas dënueshëm. Refuzon çdo gjë që nuk është pjesë e botës së saj sepse do të isha veç një pengesë më tepër në sfidat e vështirësitë që mbart me vete e që pret për t’i larguar, për të qenë sërish e kulluar.
Ndonëse boshllëku i lënë, krijon pyetje ku dyshimet vorbullohen si një turjelë që gërryen pak nga pak shpirtin.
Ndonëse në ato çaste ajo humbet orientimin, sillet rreth vetes duke pluskuar, pa ditur nëse përparon, ndoshta pa e ditur përsëritet, dita që kaloi dje.
Por vallë çfarë ndryshoi? A është e zënë në kurthin e dëlirsisë që është dashuria e saj? Ajo ndienjë e pastër, vetësakrifikuese, e cila merrte përsipër gjithçka, edhe tani që ende lufton?
Lufton kundër vetes. Ndonjëherë edhe e inatosur duke pyetur: Pse është e tillë?!
Pastaj e dorëzuar. E mërzitur kundër arsyes. Kundër gjithçkaje që mendja e saj i përsërit. Kundër gjithë përvojës që ka mësuar e cila ishte aq e lehtë për tu kuptuar dhe aq e qartë për t’u parë tek të tjerët. Po atëherë pse jo tek vetja?!
Ajo që ishte aq e zhdërvjellët dhe e shkathët. Veçse atëherë nuk ishte dhënë kaq shumë. Ishte e lirë dhe e shpenguar...
I mungonte ajo liri të cilën e kërkonte me grimca, ndaj edhe kishte vendosur të mos i besonte më askujt. Jo tani për tani.
A nuk janë meshkujt kaq të rrëshqitshëm, të ndryshueshëm nga dje në sot, nga çasti në çast dhe me gjak të ftohtë?
A nuk gënjejnë të gjithë për të përfituar?
Po atëherë çfarë të bëjë me zemrën që ende pulson? Edhe pse e dërrmuar dhe pse e shkelur?
Çfarë e sjell të nesërmen kur nuk beson më në asgjë? A është jeta një forcë zakoni? Një monotoni e lodhshme? Apo diçka tjetër po mbrujtet me mister atje ku ajo nuk mund të dallojë asgjë?
Zëri i shpirtit i thotë të mos e humbasë shpresën.
Të gjej bukurinë tek imtësitë sepse çdo gjë madhështore herët a vonë rrëzohet me bujë kurse detajet rezistojnë me thjeshtësinë e tyre. Ato nuk lëndojnë njeri, madje edhe kur bota zbrazet. Vogëlsitë janë të çmuara. Janë përsëri aty për ta gjallëruar e mbushur me jetë. Me
mrekulli të vogla të përditshme.
Dëshmojnë me mesazhe frymëzuese se jeta ka ende shumë për të ofruar.