- Regjistruar më
- Korrik 26, 2017
- Mesazhe
- 51,204
- Pëlqime
- 79,442
26 January 2020
Pos Kobe Bryantit dhe bijës së tij, Giannas, është mësuar se në helikopter në momentin e aksidentit fatal ishin edhe një bashkëlojtare e Giannas, prindi i saj, dhe piloti.
Kështu është bërë e ditur nga një zyrtar i Calabasasit, qyteti ku ndodhi aksidenti, për “NBC”.
TMZ: Njëra nga vajzat e Bryantit ishte me të në helikopter
Sipas mediumit amerikan TMZ, një nga vajzat e Kobe Bryantit, ishte me të në helikopter në kohën e aksidentit fatal.
Legjenda e basketbollit vdiq sot në moshën 41-vjeçare në një aksident me helikopter në Kaliforni. Pos tij, është konfirmuar vdekja edhe e katër personave të tjerë.
Një nga to, raportohet të jetë e bija e Bryantit, Gianna Maria Onore. Ajo ishte 13-vjeçare.
TMZ ishte mediumi i parë që dha lajmin për vdekjen e Bryantit.
Qyteti i Calabasasit konfirmon vdekjen e Bryantit
Qyteti i Calabasasit, Kaliforni, ka konfirmuar në rrjetin social Twitter, se legjenda amerikane e basketbollit, Kobe Bryant, ka vdekur në një aksident me helikopter.
“Me dhimbjen më të thellë kemi mësuar për vdekjen e Kobe Bryantit dhe katër të tjerëve në një aksident me helikopter në Calabasas”, ka bërë të ditur llogaria zyrtare e këtij qyteti, që ka shtuar se nuk ka pasur njerëz të tjerë të lënduar.
Kobe Bryant vdes në një aksident me helikopter
Legjenda amerikane e basketbollit, Kobe Bryant, ka vdekur në moshën 41-vjeçare, si pasojë e një aksidenti me helikopter të dielën në mëngjes, raportojnë mediat amerikane.
Bryant ishte duke udhëtuar me tre persona të tjerë në një helikopter privat kur ai ishte rrëzuar në Calabasas, transmeton Koha.net.
Policia në Los Angeles ka konfirmuar se janë shënuar pesë viktima, por nuk ka dhenë identitetet e tyre.
Bryant kishte fituar pesë herë titullin e kampionit me LA Lakers në NBA përgjatë 20 vjetëve karrierë.
Koha.net