Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Kërcënohet me vdekje gazetari investigativ Kostas Vaksevanis

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,386
Pëlqime
34,926

Kërcënohet me vdekje gazetari investigativ Kostas Vaksevanis​


kaaaaa.jpg



Kostas Vaksevanis, gazetari I njohur investigativ dhe botues i gazetes “Documento”, me anë të një publikimi në media sociale pretendon se është kërcënuar me vrasje.

Ngjarja vjen vetëm dy javë pas vrasjes mafioze të gazetarit grek të kronikes së zezë Jorgos Karaivaz , dhe menjëherë prokuroria në Athinë ka filluar një hetim për këtë çështje.

Vaksevanis ka njoftuar prokurorinë se ekziston një “kontratë vdekje” kundër tij të cilën do ta ekzekutojnë persona të botës së krimit ,ndaj dhe Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Michalis Chrysochoidis, ka marrë masa të menjëhershme shtesë për mbrojtjen e tij.

Mbështetjen për kolegun të cilit i rrezikohet jeta, ka shprehur Unioni i gazetarëve të Athines ESIEA që u kërkon autoritetet kompetente të prokurorisë dhe policisë të hetojnë çështjen,ta mbrojnë atë, ndërsa ka informuar Federatën Evropiane të Gazetarëve”.

Gazetari thotë se orët e fundit ka marrë një telefonatë nga një person i cili i ka përcjellë informacionin në lidhje me ekzistencën e një “kontrate vdekjeje” kundër tij.

Sipas këtij informacioni,Menios Furthiotis , një botues dhe prezantues që kohët e fundit është denoncuar se mashtronte Ministrinë e Financave duke marrë shuma të majme nga ndihmat e pandemisë ,ndërsa ruhej edhe me 12 policë të shtetit pasi shtirej si i kërcënuar nga ekstremistët e majtë, ka kërkuar nga vrasës me pagesë, që të kryejnë një atentat të rremë duke qëlluar shtëpinë e tij, në mënyrë që të rimerrte përseri mbrojtjen e policisë së shtetit dhe se brenda kësaj kontrate ishte edhe zhdukja fizike e gazetarit Kostas Vaksevanis.

Atentati i rremë u krye vërtet disa ditë më parë kur një person i armatosur me kallashnikov ka qëlluar muret e jashtme të shtëpisë se prezantuesit Furthiotis dhe më pas është larguar. Kjo ngjarje ne fillim nuk është marrë seriozisht as nga policia dhe as nga mediat .

Por para një jave, një prej grupeve policore të ndërhyrjes së shpejte DIAS në lagjen Ekali ka zbuluar dy persona të armatosur, që në përpjekje për t’i arrestuar kishin qëlluar me armë dhe ishin larguar, ndërsa kishin në plan atë ditë të ekzekutonin Vaksevanis. Sipas këtij të fundit , edhe para 9 vitesh një grup i udhëhequr nga një ish spiun i Shërbimit të Fshehtë të Greqisë EYP, ka synuar ta shfaroste.
Në publikimin e tij gazetari investigativ thekson se ne se i ndodh diçka ,përgjegjësia do të bjerë mbi organet policore. Me gazetën e tij “Documento” Vaksevanis ka kryer shumë investigime, ndërsa është një nga më kritikët e qeverisë Mitsotakis duke sjellë shpesh herë publikime ndaj ministrave të qeverisë konservatore në lidhje me tenderat publike, sidomos gjatë periudhës së pandemisë.

“Unë e di, si shumica e grekëve, që jetojmë në një shtet të korruptuar, të cilit nuk mund t’i besojmë. Vetëm javën e kaluar, ne kishim një faqe të parë tek” Documento” shkrim rreth mafies së përbërë nga oficerë dhe ekzekutorë të korruptuar të policisë, për rrugët që lidhin kanalet e nëndheshme të krimit me katet e larta te pushtetit. Nuk pres asgjë nga policia, megjithëse do jete plotësisht përgjegjëse për ato që do me ndodhin mua, familjes time ose njëqind punonjësve në “Documento”, të cilët nuk luftojnë për jetesë, por kundër korrupsionit”, shkruan midis te tjerash Vaksevanis.


Top Channel
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back