Përbërësit (për 6 persona)
400 ml kos
170 gr mjaltë
450 ml pana për ëmbëlsira
100 gr sheqer
60 gr arra ose stika të shtypura
Pregatitja
Në një enë të thellë përzieni bashkë kosin dhe mjaltin dërisa të krijohet një masë kompakte e njëtrajtëshme.
Më pas në një tjetër enë, përzieni sërisht me anë të një rrahësi elektrik panën dhe sheqerin derisa sheqeri të ketë shkrirë dhe kremi të jetë trashur.
Në këtë fazë mund të shtoni sipas dëshirës edhe disa copëza arrash të shtypura brenda kremit të kasatës.
Më pas me kujdes shtoni tek kremi I panës edhe kosin që përgatitët më parë dhe përziejeni me lugë për disa sekonda.
Zgjidhni gotat apo masat ku do të ndani kasatat dhe hidheni kremin përkatësisht në 6 masa të ndryshme të vogla.
Mbuloni sipërfaqen e gotave me letër plastike dhe futini të gjitha në ngrirje për të paktën 4 orë.
Kujdesuni t’I lini kasatat mjaftueshëm në frigorifer derisa ato të kenë ngrirë plotësisht në mënyrë që të provoni shijen e vërtetë të tyre.
Në momentin që doni t’I kkonsumoni futini gotat apo masat e vogla ku hodhët kasatën në një tenxhere me ujë të ngrohtë për pak sekonda.
Lagini ato me pak ujë të ngrohtë dhe nxirrini nga gota duke I prerë anët me majën e një thike.
Në këtë mënyrë do të mund t’a vini kasatën tuaj në një pjatë dhe ta shërbeni duke I shtuar edhe pak mjaltë sipër dhe disa copëza arrash.