
Përmes rrjetit social Instagram, Sergio Ramos e ka falenderuar për gjithçka trajnerin me të cilin fitoi 3 Champions League radhazi.
“Si lojtar, e tani si trajner vendose të largohesh kur je në majën më të lartë. Faleminderit për dy vjet e gjysmë të futbollit, punës, dashurisë dhe miqësisë.
Ju largoheni, por trashëgimia juaj tashmë është e pashlyeshme. Një nga kapitujt më të suksesshëm në historinë e Real Madrid”, shkruante Sergio Ramos.