- Regjistruar më
- Dhjetor 9, 2024
- Mesazhe
- 5,410
- Pëlqime
- 1,738
Ehu po ku do ta kisha mendjen unë te e ngrëna..Kështu thu ti
Po s'do rrije pa ngrënë![]()
Ëmbëlsira do ishte thjesht si sfond se do më pritej fare oreksi. Do harroja gjithçka tjetër sepse do të isha i përpirë nga biseda duke i skalitur dhe mbledhur të gjitha fjalitë, këndvështrimet e tua që do të mësoja t'i çmoja nga ti.
Nuk do të doja të harroja asgjë se ndoshta atë bisedë do e riktheja shumë herë në mendje më pas, si kujtimin më të bukur.
Pastaj një dhimbje në kraharor do të më përmendte sepse do shikoja 2 orë të kaluara në 2 minuta dhe do ndieja çastin për t'u ndarë.
Megjithatë do e rimerrja veten. Do më buzëqeshte shpirti e do e fshihja shfaqjen e buzëqeshjes në fytyrë edhe pse zemra do më rrihte fort.
Më pas do largoheshim. Do kthehesha ngadalë në realitetin e përditshëm duke shtrënguar kujtimet e shtrenjta brenda vetes.


Editimi i fundit: