Eshte per te "shkulur floket" se si kemi degraduar ne nje menyre spektakolare kulturalisht! Nje pjese te fajit per kete gje e ka Media(TV kabllore & digjitale, M sociale). Pronaret e ketyre mediave per t'u pasuruar sa me shume permes Reklamave(ku sa me i ndjekur emisioni aq me i "majme" sponcorizimi i tyre), kane ngritur emisione qe terheqin nje audience kryesisht "mediokre", qe aftesite analitike i kane te dobeta dhe qe jane shume vulnerabel. Ajo (media) e konsideron audiencen si nje "tufe" delesh, e cila "konsumon" cfaredo qe t'i serviresh. Une nuk i ndjek asnje nga keto emisionet dhe as nuk me ha meraku per to, por me vjen keq kur degjoj njerezit qe gjithe diten bisedojne rreth tyre...