Efektet e alkoolit janë të ndryshme te të gjithë. Kryesisht, thonë se, ndikues kryesor në ‘pasojat’ e tij është humori i mirë apo i keq por, në këtë rast, kemi zbuluar se edhe yjet paskan ‘dorë’….
Dashi: argëtim i shfrenuar
I njohur për karakterin e tij miqësor, një dash, nën efektet e alkoolit, do të shkoj sa te njëri te tjetri, për t’u siguruar që të gjithë po argëtohen. Nëse nuk i rezulton kështu, do të japë të pish po aq sa ka pirë vetë. Nëse je me humor të keq, është shenja e duhur për të pirë aperitivin.
Demi: besnik por i ashpër
Demi është ekstremisht besnik dhe nëse i kërkon për të dalë, nuk të thotë kurrë jo. Ama, nëse ai është në humor të keq, harroje që do pranoj të bëjë diçka që nuk i pëlqen, mos u ngatërro me kokëfortësinë e tij.
Binjakët: kujdes me ndryshimin e humorit
Binjakët, për shkak të personalitetit të ‘shumfishtë’, janë njerëz me të cilët nuk është aq e thjeshtë të dalësh. Mund të ndryshojnë humor nga çasti në çast. Nga ana tjetër, i urrejnë njerëzit e pavendosur dhe mërziten shpejtë.
Gaforrja: të ndjshëm edhe të pirë
Bëhet fjalë për njerëz shumë të ndjeshëm që, mund të shpërthejnë në të qara sa herë që diçka nuk shkon si duhet (sipas tyre). Çdo situatë e mbushin me emocione të tepruara dhe të pish alkool me ta, nuk se është gjëja më argëtuese. Mjafon një gotë!
Luani: muhabete të kota
Një luan, nën efektin e alkoolit, nuk e mbyll më gojën. Madje, as që po mendon fare se çfarë është duke thënë. Të përpiqesh ta pushosh, është pothuajse e kotë.
Virgjëresha: elegant dhe i vetmuar
Janë perfeksionistë deri në atë pikë sa, edhe gotën e verës duan ta shijojnë në vetmi, për të bërë analiza dhe përmirësime të vetes. Nuk janë shoqëruesit e duhur për t’u dehur.
Peshorja: shkujdesje dhe ekuilibër
Një peshore është një njeri i shkujdesur ama, shqetësohet gjithmonë nëse të tjerët po argëtohen apo jo. Janë njerëz të ekuilibruar por, nëse del me ta me mendimin për të pirë e për t’u argëtuar, do të jetë gjithmonë dikush që do të nxjerrë probleme.
Akrepi: dehje e sigurtë
Një akrep i dehur do të të falë gjithçka nga vetja. Është njeriu që nuk do tërhiqet asnjëherë përpara propozimit për një të dalë të shfrenuar.
Shigjetari: agresiv dhe flirtues
Të dalësh me ta mund të rezultojë ide mjaft e keqe. Alkooli, po të përzihet me nervat e tyre, mund të shpërthejë prandaj, bëni kujdes.
Bricjapi: fleksibël
Të lindurit në shenjën e bricjapit përshtaten me çdo lloj situate. Qëllimi i tyre i vetëm është të argëtohen, nuk ka rëndësi se ku dhe me kë.
Ujori: nga qielli në tokë
Me një ujor, situata mund të ndryshoj nga një moment në tjetrin. Nuk duhet t’i lejosh vetes asnjë gabim. Të pish o të dehesh me ta, është një përvojë më vete.
Peshqit: emocione ekstreme
Një ‘peshk’ do të tregojë përherë emocione ekstreme: është interesante të dehesh me ta. Ama, kujdes! Edhe një kokteil më shumë, mund të ndryshojë krejt situatën.
Marre nga faqja (horoscope).