Imazhi i ri i vrimës së zezë, foto e rrallë nga galaktika
Një foto e rrallë vjen nga galaktika. Bëhet fjalë për vrimën e zezë në galaktikën M87 që ndodhet 55 mln vjet dritë larg Tokës. Imazhi është kapur nga Event Horizon Telescope EHT, që realizoi edhe foton e parë historike të një vrime të zezë në vitin 2019.
Kërkuesit kanë punuar duke lidhur të gjithë teleskopët e botës, në mënyrë që të përftohej një teleskop virtual me dimensioned e Tokës. Gjithashtu janë përdorur edhe 66 antena të radioteleskopit Alma të Observatorit Evropian jugor, ESO.
Ky imazhi i fushës magnetike rreth saj, ndihmon të kuptohet më tepër mbi përhapjen dhe shpërndarjen e grimcave përtej galaktikës.
Kërkuesit shpjegojnë se teleskopi virtual EHT bëri të mundur për të dalluar nga Toka një objekt me dimensionet e kartës së kreditit në sipërfaqen e Hënës.
Kërkimi dhe fotoja janë publikuar në revistën shkencore Astrophysical Journal Letters. Ndërsa në komunitetin shkencor botëror ky është cilësuar një hap i rëndësishëm.