Omano Fenati ishte kryefjalë e të gjithë mediave botërore, pasi kapi frenat e kundështarit me një shpejtësi prej 230 km/h, duke i rrezikuar jetën.
Piloti italian i MotoGP u përjashtua nga gara dhe u dënua me dy gara të tjera pezullim.
Por pas kritikave të shumta ndaj tij ai, duket se ka marrë një vendim drastik, për t’u tërhequr nga garat.
Fenati u shpreh për mediat:
Me kampionatin e kam mbyllur, nuk do të rikthehem kurrë më. Nuk është më bota ime, ka shumë padrejtësi. Gabova është e vërtetë dhe iu kërkoj falje të gjithëve.”
Italiani tregoi edhe një detaj, që sipas tij u kishte shpëtuar mediave.
Ai tha:
Doni të shihni helmetën dhe kostumin tim? Ka një shirit të gjatë zi: Është goma e Manzi, ai më sulmoi tre herë dhe ai mund të më vriste. Kështu që mendova, tani po i bëj të njëjtën gjë, të tregoj se mund të jem edhe unë “i keq” si ai.”
Duke ndjekur deklaratat e tij, ai lë të kuptohet se ishte piloti tjetër që e ka provokuar, ndërsa pritet që këto deklarata të rishihen nga komisioni i disiplinës.
The post I kapi frenat kundërshtarit në 230 km/h, piloti merr vendimin appeared first on Lajmi i Fundit.