Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Historia e Viti te Ri

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,906

Historia e Viti te Ri​

352-0-d8df56113a97733b365f7968372cd2eb.jpg

Me kremtimin e Vitit të Ri, në mënyrë simbolike i jepet nderim vazhdimësisë së kohës, e cila, për çdo vit fillon të rrjedh.

Në fakt, Viti i ri prezanton ripërtëritjen e jetës, ndërsa zakonet e traditës për kremtimin e saj, edhe pse me shekuj kanë pësuar modifikime, ato, sot e kësaj dite i kanë ruajtur specifikat e tyre esenciale.

Viti i ri është festë: e disponimit të mirë, e urimeve dhe dëshirave më të mira, shoqërimit, argëtimit, ngritjes së dollive, tryezave të begatshme, e zbukurimit dhe shkëmbimit të dhuratave të ndërsjella.

Kësaj feste njëkohësisht dhe në mënyrë të njëjtë ju gëzohen të gjitha brezat: fëmijët, të rinjtë, si dhe të moshuarit, sikur ata që presin dhuratat, ashtu edhe ata që me kënaqësi i përzgjedhin dhe i dhurojnë ato.

Kremtimi i Vitit të Ri është njëra ndër traditat më të vjetra rituale e shprehur gati tek të gjithë popujt e botës, pa marr parasysh racën, fenë, kombin, dhe përkatësitë e tyre të ndryshme. Disa hulumtues mendojnë se, kremtimin e festës së Vitit të Ri, më së pari e kanë aplikuar kinezët, ndërsa një grup tjetër mendon se kjo traditë fillzënien e vetë e ka nga romakët e vjetër dhe germanët.

Sipas dëshmive ekzistuese materiale të zbuluara gjer më tani, është vërtetuar se, festën e Vitit të Ri më 1 Janar, së pari herë, në mënyrë festive dhe rituale, e kanë kremtuar romakët e vjetër, dhe për ta, kjo festë ishte simbol i fillimit të jetës së re përplot shpresa të mira për të ardhmen.

Bazuar edhe në disa të dhëna tjera, edhe gjermanët e vjetër kanë një pjese të kontributit të tyre në këtë drejtim. Ata, si të parët e gjermanëve të tanishëm, fuqishëm kanë besuar se druri i bredhit është mbrojtësi i natyrës dhe në vetë posedon "shpirtin e malit", andaj, luftëtarët trima të asaj kohe, në mbrëmjen e ndërrimit të mot moteve, shkonin në mal dhe me rituale të caktuara, e bekonin dhe e lavdëronin këtë trung. Më vonë, shkuarja në mal tek trungu i bredhit, shndërrohet në prurjen e saj në dhomat e shtëpive. Kështu, në kohën e sotme, nga kjo traditë e lashte, ne kemi trashëguar ceremoninë e bredhave të dekoruara nëpër shtëpitë tona, si rit familjar i çdo shtëpie kudo në botë.

Edhe pse popujt e kremtojnë këtë festë me besim në një fillim të ri dhe më të begatshëm, asaj nuk i gëzohet të gjithë në datën e njëjtë, sepse, disa popuj e aplikojnë kalendarin Lunar (llogaritja sipas rrotullimit të Hënës) kurse disa të tjerët atë Solar (llogaritja sipas rrotullimit të Diellit).

Në krahasim me kalendarin solar i cili është fiks dhe i pandryshueshëm me 365 ditë, ata popuj që kalendarin e tyre e përcaktojnë sipas ciklit Lunar (të hënës) ardhjen e Vitit të Ri çdo vit, nuk e kremtojnë në ditën e njëjtë, sepse, sikur dihet, ciklet e hënës janë të ndryshueshme, dhe momenti i ndërrimit të mot moteve kremtohet me fillimin e hënës së re, gjegjësisht në muajin shkurt të vitit tonë kalendarik.

Vitin e Ri Lunar, sot, më tepër si festë tradicionale popullore e festojnë në Kinë, Indi, Japoni, Vietnam si dhe në disa shtete tjera të Lindjes, dhe atë, paralelisht, së bashku me kremtimin e Vitit të Ri Solar të përllogaritur sipas kalendarit Gregorian. Për kinezët, Viti i Ri Lunar është festa e pranverës.

Ajo konsiderohet si kremte më e madhe nacionale e cila shënohet me pompozitet të madh. Ekziston besëtytnia se mu para ndërrimit të mot moteve, në emër të largimit të çdo gjëje që është e vjetër, duhet pastrohet banesa dhe shtëpia, ndërsa, nëpër rrugët e të gjitha qyteteve organizohen ceremonialet madhështore, ku në parakalimet e gjata përplot me njerëz, dominon marshimi i dragonjve të improvizuara nga letra si simbole të fuqisë dhe suksesit.

Në Japoni kjo festë kremtohet me tryeza të begatshme përplot me specialitete të ralla tradicionale, e në mesnatën e ndërrimit të mot moteve jehojnë 108 të rëna të kambanave nga të gjitha tempujt budist anë e kënd vendit. Simbolika e 108, nënkupton si vërejtje dhe porosi për largimin e 108 mëkateve të mundshme të njeriut në jetë.

Edhe tek populli çifut Vitin e Ri e kremton në mënyrë madhështore, sepse ajo edhe me mësime religjioze konsiderohet si festë shpirtërore me të cilën shënohet përvjetori i fillimit të krijimit të Botës. Tek këta data e kremtes është e ndryshueshme për shkak të aplikimit të kalendarit të kombinuar lunar - solar.

Edhe një gjë është karakteristike tek kremtimi hebre i Vitit të Ri: ata në çastin e ndërrimit të mot moteve, kanë vërtetë një tryezë të pasur, por në dallim me popuj tjerë, ajo është e seruar vetëm me gjëra të ëmbla, pra, tryeza e tyre e pasur është e begatshme vetëm me ëmbëlsira.

Në viset e ngrohta te gjysmësferës jugore të rruzullit tonë, Viti i Ri kremtohet në stinën e verës, pa borë dhe mrekullia dimërore me të cilat jemi mësuar ne në viset veriore, por, kjo nuk e zvogëlon madhështinë e pompozitetit të kremtimit të saj.

Në shumë vende dhe shtete të botës, tanimë është formuar tradita që Viti i Ri të kremtohet në mënyrë kolektive. Nuk janë të pakta qytete e ndryshme të metropoleve të mëdha botërore, ku banorët e tyre, mu para çastit të ndërrimit të mot moteve masovikisht dalin ne qendër të qytetit. Kjo formë e kremtimit të Vitit të Ri tanimë është tradicionale në shumë kryeqytetet e shteteve të Evropës dhe Botës, sikurse është: Parisi, Londra, Roma, Madridi, New Yorku, Moska, Meksiko, Kajro, Tokio … etj.

Viteve të fundit, e posaçërisht pas çlirimit, rregullimi dhe stolisja festive e qyteteve me drita, bredha dhe figura të "baba-dimrit" si dhe dalja masive e popullatës nëpër qendra dhe sheshe të qyteteve, aplikohet në mënyrë madhështore edhe në Kosovë.

Por, sido që të jetë, dhe pa dashur që ta minimizojmë madhështinë e kremtes së kësaj festë ndërkombëtare të ndërrimit të mot moteve tek asnjë popull dhe asnjë shtet, më lejoni që si shembull ta veçoj vetëm shtetet e Skandinavisë, të cilët bëjnë gara marramendëse që ta përvetësojnë origjinën e mitit të "Baba-dimrit" me mjekër të bardh, i cili fëmijëve për Vitin e Ri ju shpërndan dhurata. Sa për kuriozitet, Laponia, një krahinë Finlandeze, në vitin 1979, është shpallur edhe zyrtarisht si vendi i prejardhjes së "Baba-dimrit".

* Ritet dhe besimet në ditën e pritjes së Vitin e Ri
Natën e ndërrimit të viteve gjatë pritjes së Vitit të Ri, shumë popuj të ndryshëm të botës i karakterizon një spektër i gjerë dhe i larmishëm i riteve, besimeve dhe besëtytnive të ndryshme, që janë krijuar si shprehje e dëshirave për: pastrim, largimit të demonëve dhe shpirtrave të këqij, kërkimin e fatit dhe lumturisë, jetës më të pasur dhe më të begatshme...etj.
 
Shumë prej këtyre veprimeve janë të ruajtura dhe kultivohen tradicionalisht edhe sot e kësaj dite.

Ja disa prej tyre:

Tradita kubane për natën e ndërrimit të mot moteve praktikon ngrënien e 12 sardeleve të një lloji peshku. Besohet se kjo ndikon në rritjen e fatit dhe lumturisë gjatë 12 muajve të vitit të ri pasues;

Në Filipine është tejet e rëndësishme që në tavolinën festive familjare gjatë pritjes së Vitit të Ri , të sigurohet sa më shumë llojllojshmëri ushqimesh. Me këtë akt besohet se viti që vjen do të jetë aq i pasur dhe i begatshëm sa është e pasur vetë sofra festive e asaj mbrëmjeje;
Në traditën e popujve gati të të gjithë botës fëmijët e lindur më 1 janar konsiderohen si fëmijë më fatlum në botë;

Puthja në mesnatë nuk është vetëm shprehje e momentit euforik të kremtes, por ajo shpreh edhe konfirmimin e bekimit të miqësisë dhe të afërsisë me atë person, edhe gjatë 12 muajve të vitit që po na vjen;
Njeriu i parë i cili do t'ju hyj në shtëpi pas mesnate, besohej se, ai gjatë tërë vitit pasues do të jetë një person fatsjellës për ju dhe besnikërisht mund të mbështeteni në të te, e posaçërisht nëse ky person është mashkull, trupgjatë dhe zeshkan:

Preferohet që ndonjë punë apo veprim që ju ka mbetur në gjysmë atë ta përfundoni pikërisht në ditën e ndërrimit të mot moteve. Ky veprim do t'ju sjell shumë fat dhe punë të mbarë në të gjitha ndërmarrjet e juaja gjatë tërë vitit të ardhshëm;

Nëse dëshironi që viti i ardhshëm të jetë i lumtur dhe me fat, atë në asnjë mënyrë nuk duhet ta prisni me borxhe. Tentoni që para ardhjes së Vitit të Ri të tentoni t'i paguani të gjitha borxhet që i keni, sepse kështu viti që vjen, do t'ju sjell fillim të mbare në të gjitha fushat e jetës.

Të gjitha portofolat e juaja që i dispononi, ate mbrëmje mos i lini të zbrazëta, por i mbushni me monedha, sepse kështu besohet se viti i ardhshëm do t'ju përcjelli me shumë begati dhe pasuri financiare. Hermesnews


Zbukurimet e Krishtlindjeve



pema_e_vitit_te_ri_38934.jpgviti i ri .jpgkak-ukrasit-dom-na-noviy-god-37.png

Probleme me periudhën e festave? Shtëpia duhet medoemos te pastrohet dhe te vishet me rroba te reja. Dmth, me objekte zbukuruese tradicionale për festat e fundvitit.

Duke filluar që nga pema e vitit të ri, qirinjtë dhe zbukurime të llojeve të ndryshme që flasin për guston tuaj personale.

Nuk është e lehtë të gjesh çdo vit diçka të re. Ngjyrat e Vitit të Ri janë ato që kanë qenë gjithnjë: Ngjyre ari, argjend, e kuqe, blu ose e gjelbër.

Pastaj vjen tavolina për natën e Krishtlindjeve dhe ndërrimit te viteve. Do dhe ajo filozofinë e saj. Por mbi te gjitha sfida me e madhe është pema. Bredhi natyror ose artificial qoftë, ka mënyra te ndryshme për ta zbukuruar.

Nisur dhe nga ngjyra. Vitin e kaluar psh, një peme qe me beri përshtypje dhe mesa duket nuk ka patur pak simpatizantë ishte e zeze me topa te bardhe dhe te kuq.

Me pemën mund te luhet me kontrastet por jo me guston. Me pas zgjidhen dritat. Niset nga lart me dritat. Telat duhet te jene sa me shume te fshehura. Ngjyra e dritave duhet te jete e llojeve te ndryshme.

Shekuj me pare përdoreshin qirinjte për te zbukuruar pemën. Vendoseshin dhe ëmbëlsira, engjëj te formave te ndryshme, topa. Pra çdo gjë qe për ju mund te këtë një simbol te veçante.

Engjëjt gjithnjë janë simbol i mesazheve te mëdha për gjithë boten. Nëse e doni natyrën mund te mblidhni dhe objekte te ndryshme si bime te thata dhe ti vendosni ne peme te bera me dore.

Një here e një kohe zbukurimet kalonin nga brezi ne brez duke dhënë kështu sensin e vazhdimësisë. Sot është thuajse e pamundur nje gjë e tille.


kak-ukrasit-dom-na-noviy-god-39.jpgkak-ukrasit-dom-na-noviy-god-30.jpg
 
Krishlindjet e Bardha


Festat e Krishtlindjeve në Evropë karakterizohen nga të qenit në dimër dhe prandaj i quajmë Krishtlindje e bardhë në këtë pjesë të botës. Aktiv Alemania njihet si "Weihnachten", dhe pikërisht në këto ditë rrugët, sheshet dhe parqet e saj janë plot me frymë Krishtlindjesh, pavarësisht të ftohtit që e shoqëron. Këto ditë nuk mungojnë reshjet e borës dhe shiut.

Ndërtesa në Frankfurt

Gjermania e jeton intensivisht këtë festë, pikërisht këtu pemët moderne të Krishtlindjeve u bënë të famshme, ndaj mos hezitoni t'i kaloni Krishtlindjet në një vend ku gastronomia, arti dhe muzika janë veshur për të festuar lindjen e foshnjës Jezus. Ardhja në Gjermani me gjithë familjen tuaj do t'ju lejojë të njihni një kulturë plot traditat dhe zakonet.

Mos hezitoni ta vizitoni me fëmijët tuaj dyqane lodrash më i njohur në vend, ku klasikët përgatiten ende me dorë lodra druri, duke përfshirë ushtarët. Që nga 24 dhjetori, familjet mblidhen në shtëpi për të pritur Krishtlindjen, e bëjnë këtë me gëzim të madh, të rrethuar nga ushqimi dhe pijet, pritja dymbëdhjetë nënkupton një moment argëtimi sepse pas darkës bien këmbanat dhe fëmijët vrapojnë për të hapur dhuratat e tyre, por ata nuk mund ta bëjnë pa kënduar fillimisht një këngë Krishtlindjeje.

Dhuratat e Krishtëlindjes

Për sa i përket darkave, ato janë plot me pjata me salsiçe, të shoqëruara me patate, pjata më e njohur e tyre është ajo. "Grünkohlessen" bërë nga lakra jeshile. Ëmbëlsirat më të famshme dhe më të kërkuara në këto hurma janë "Nürnberger Lebkuchen", disa biskota që mbrohen nga ligjet gjermane të ushqimit. Ose "Welfenspeise" një ëmbëlsirë e llojit puding. Në kohën e dollisë quhej grushti i nxehtë, i bërë me verë të zier dhe erëza "Glühwein" është shumë e kërkuar.


Galletas-alemanas-de-Navidad.jpg
 
Santa Claus dhe Shen Nikolasi- një histori e shkurtër

svyatoj-nikolaj-i-santa-klaus.jpgSt-Nick.png

Shën Nikolasi ka lindur në 280 pas lindjes së Krishtit, në Patara, qytet I Lycia, në Azi. Ai u bë dhuruesi I Mirë-s. Dhuratat e tij u jepnin natën vonë, prandaj identiteti I dhuruesit duhet të ishte sekret.

Shën Nikolasi ishte një prift I krishterë, I cili më vonë u bë peshkop. Ai ishte majft I pasur dhe udhëtontë nëpër shtete të ndryshmë dukë ndihmuar njerëzit, duke u dhuruar atyre dhurata dhe para. Shën Nikolasi nuk kishtë dëshirë t’a shikonin kur u jepte dhuratat, kështuqë fëmijëve atë ditë u kërkohej të shtrihenin në gjumë më herët se zakonisht në mënyrë që ai të vinte. Asgjë nuk ka ndryshuar dhe Santa Klausi nuk do të vijë as këtë Krishtlindje nëse fëmijët nuk shkojnë të flejnë herët.

Një histori e famshme rreth Shën Nikolasit është rreth një burri të varfër I cili nuk kishte para që të mund t’ja jepte vajzave të tij në ditet e tyre të dasmës. Shën Nik hodhi canta me flori në corapet që vajzat kishin hedhur pranë oxhakut. Motrat gjetën arin dhe që atëherë, fëmijët varin corapet për Krishtlindje duke shpresuar që corapet do të jenë mbushur me dhurata në mëngjes.

Përvec faktit që ishte shumë I ri Nikolasi kish fituar një reputacion shpirtmirësie dhe urtësie. Në vitin 303, perandori Romak Diocletian urdhëroi të gjithë qytetarët e perandorisë Romake, ku përfshihej Asia E vogël, t’a adhuronin atë si Zot.

Të krishterët besonin vetëm në një zot, kështuqë ato nuk mund ti bindeshin urdhërit të Perandorit. I nevrikosur nga kokfortësia e tyre, Diokletiani I paralajmëroi të krisherët që do të burgoseshin. Perandori vazhdoi më kërcënimin e tij dhë Shën Nikolasi I cili gjithashtu rezistoi u burgos. Për më shumë se 5 vjet, Shën Nikolasi u mbyll në një qeli burgu të vogël. Ai vuajti nga I ftohti, uria dhe etja po ai kurrë nuk u lëkund nga besimet e tij. Në 313, kur Diocletian dha dorëheqjen, dhe në fuqi erdhi Konstantini Nikolasi u clirua dhe iu kthye vendit të tij si peshkop I Mir-ës.

Në sytë e Katolikëve, një shenjt është dikush I cili ka jetuar një jetë të shenjtë, ku dhe pas vdekjes dhe të shkuarit në qiell, ai ose ajo ka akoma mundësi ti ndihmojë njerëzit në tokë. Ato zakonisht bëhen mecenatë(mbrojtës) të grupeve të ndryshme njerëzish- një prej të cilëve ishin fëmijët.

Në 450, kishat në Azinë e vogël dhe Greqi morën në nder të tij emrin. Rreth vitit 800, zyrtarisht ai u njoh si shenjt nga kisha lindore katolike.

Në 1200, 6 Dhjetor- filloi të festohej si dita e peshkopit Nikolas.
Nga fundi I 1400, Shën Nikolasi ishte figura e tretë më e dashur fetare, pas Jesusit dhe Marisë. Pas tij morën emrin e tij më shumë se 2000 manastire dhe faltore.

Në 1500 njerëzit në Angli ndaluan së nderuari Shën Nikolasin dhe favorizuan më shumë një figurë tjetër dhurues Babai Krishtlindje. Nëpër shekuj, popullariteti I Shën Nikolasi u rrit, dhe shumë njerëz në Europë krijuan histori të reja të cilat tregonin kujdesin e tij ndaj fëmijëve. Emri Santa Klaus erdhi nga shqiptimi hollandez I Shën Nikolas, pra Sinter Klass. Teksa fëmijët nga shtete të tjera mudoheshin të shqiptonin Sinter Klass, së shpejti kjo u bë Santa Klaus.
 
Si e festonin antiket.

Ne Persine antike, solstici i dimrit u celebronte duke kenduar himnin qe tregonte lindjen e botes. Ne Aleksandri te Egjyptit ajo pati shprehjen me te plote, para epokes kristiane, ne festen e madhe te lindjes se Horus. Statujat e perendise nene Iside, me vogelushin ne preher ose duke i dhen gji, u sillnin ne proçesion naten fushave nen driten e pishtareve.

Ne Romen pagane te njejten domethenje kishin festat e dimrit qe celebroheshin dy ose tre shekuj para lindjes se Krishtit, te njohura me emrin Saturnali ose festat e Saturnit. Saturnalet romake kishin fillim me 19 dhjetor dhe zgjateshin deri me 25 dhjetor. Ishin festa gezimi, riperteritjeje, shprese per te ardhmen dhe ne kete rast ribeheshin kontratat bujqesore. Ne rrjedhen e pesedhjetvjeçarit te fundit para lindjes se Krishtit u fut ne Rome kulti i Zotit Diell, mbase i perhapur nga trupat e reklutuar ne Siri dhe nga sklleverit orientale.

Ne Romen antike perandorake, nga vitet 243 e 366 pas Krishtit, miq dhe kusherinj shkembenin urimet e para per te festuar "dies natalis" (diten e lindjes se Krishtit) ne nje nate te ftohte dimri.

Urimeve i shoqeroheshin shporta frutash, embelsirash dhe dhuratash te çfardolloj tipi sepse lindja e Jezusit dhe pervjetori i ngjitjes ne fron te perandorit te beheshin simboli i nje begatie qe duhet te kishte vashduar per te gjithe vitin.

Rreth 1800 ky rit gjeti personifikimin e tij ne nje plak te forte me mjeker te bardhe, rezident ne Polin e Veriut, qe i ndihmuar nga "gnomi"(personazhe perrallash) te shumte, bente lojra per t'i shperndare si dhurata ne naten e Krishtlindjeve, me ndihmen e nje slite te terhequr nga drere fluturues dhe duke kaluar nga oxhaqet e shtepive.

Ne histori, ekziston realisht nje personazh me keta karakteristika. Behet fjale per Shen Nikollen. Lindur ne Patara, ne Turqi, nga nje familje e pasur, ne shekullin e IV u be peshkop i Myra-s dhe mori pjese ne Koncilion e Nicea-s ne vitin 325. Kur vdiq eshtrat e tij u vendosen ne Myra, deri ne 1087 kur u moren nga nje grup kavaljeresh italiane te hequr si tregtare dhe u derguan ne Bari ku ruhen deri ne ditet e sotme.

Nje nga legjendat me te famshem, e konfermuar nga Dante ne Purgatorin (XX, 31-33) tregon qe Shen Nikolla, i prekur nga lutjet e nje njeriu te mire qe s'kishte mundesi te martonte tre vajzat e tij sepse kishte rene ne mjerim, vendosi ti hidhte per tre nete me radhe, nga nje dritare gjithnje e hapur te keshtjelles, tre thaset me monedha qe do te benin pajen e vajzave. Naten e pare dhe te dyte gjerat ndodhen sipas planit, dhe naten e trete shen Nikolla gjeti dritaren mbyllur. I vendosur per te mbajtur fjalen, plaku me mjekerr te bardhe u kacavjerr mbi çatite dhe hodhi thesin me monedha nepermjet oxhakut, ku ishin varur rrobat per t'u thare, duke bere te lumtur njeriun e mire dhe tre vajzat e tij.

Ne versionet e mepasme, te thjeshtuara per femijet, Shen Nikolla dhuronte ushqim familjeve me te varfera duke ja hedhur anonimisht nepermjet oxhaqeve ose dritareve te tyre. Sipas legjendave te tjera, ketij shenjtor i kishte rene ne dore nje objekt mitik, "Sacro Graal", qe, veç te qenurit pergjegjes per aftesite e tij per te dhuruar me bollik, qe dhe shkaku i hapjes se varrit te tij (nga kavaljeret italiane) per urdher te papa Gregorit VII. Ne çdo rast Shen Nikolla u be ne fantazine popullore "sjelles dhuratash", detyre e kryer fale nje gomari ne naten e 6 dhjetorit (Shen Nikolla, pikerisht) ose deri edhe ne naten e krishtlindjeve.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back