Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Hidhet shorti, Shqipëria U-19 njeh rivalët në eliminatoret e Europianit 2022-2023

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,898

Hidhet shorti, Shqipëria U-19 njeh rivalët në eliminatoret e Europianit 2022-2023​


Short

lg.php


Shqipëria U-19 është njohur me rivalët që do të ketë përballë në eliminatoret e Europianit 2022-2023 në shortin e hedhur sot nga UEFA. Skuadra e drejtuar nga trajneri Armando Cungu është shortuar në Grupin 7 ku përballë do të ketë Spanjën, Belgjikën dhe Rusinë.


Pas konsultimeve mes federatave dhe UEFA-s është vendosur që ndeshjet e eliminatoreve të Grupit 7 të Shqipërisë në Europianin U-19 do të luhen në Belgjikë në datat 21, 24 dhe 27 shtator 2022.
Në bazë të rregullores dy skuadrat e renditura në vendin e parë të çdo grupi do të avancojnë në “Elite Round” së bashku me skuadrën e tretë më të mirë të eliminatoreve. Shorti përcaktoi 13 grupe me nga 4 skuadra, ndërsa faza finale e turneut do të zhvillohet në Maltë.
Pas hedhjes së shortit, trajneri i Kombëtares shqiptare U-19, Armando Cungu, u shpreh për Fshf.org se është i ndërgjegjshëm për forcën e kundërshtarëve, por do të synojë që të marrë maksimumin nga këto eliminatore.
lg.php

“Sigurisht kemi përballë skuadra të një niveli të lartë. Sidoqoftë, ne do të përgatitemi të bëjmë paraqitje sa më të mira dhe të tregojmë vlerat e futbollit shqiptar. Që nesër do të nisim punën për të njohur sa më mirë kundërshtarët dhe t’i analizojmë në detaje.
Nëse flasim për objektiva, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe duhet të jemi ndërgjegjshëm për mundësitë që kemi ne”,
– tha Cungu, duke theksuar se objektivi kryesor është përgatitja e sa më shumë elementëve cilësorë që nesër mund të jenë pjesë e Kombëtares A.
“Ajo që më intereson mua si trajner është të grumbullojmë e të rrisim sa më shumë lojtarë cilësorë që do t’i shërbejnë në të ardhmen Kombëtares A. Ky është objektivi primar, ndërsa objektivi i dytë është marrja e rezultateve pozitive. Nuk do të shkojmë në Belgjikë për turizëm, kjo është e sigurt, por shkojmë për të bërë më të mirën dhe për të marrë rezultate pozitive, pasi në fund të fundit në futboll çdo gjë mund të ndodhë”, – deklaroi trajneri i Kombëtares U-19 për Fshf.org.


(BalkanWeb)
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back